Agostin Marku, ish deputeti i PS-së: Në Shqipëri nuk qeverisin socialistët, në pushtet është sekti i Rilindjes

572
Sigal

Këta që drejtojnë sot janë anonimë dhe nuk kanë asnjë lidhje me PS. Ky sekt në qeverisjen e vendit me në krye Edi Ramën ka hedhur baltë dhe ka poshtëruar vlerat që ka pasur dhe ka Partia Ssocialiste, ndaj çdo socialist i ndershëm duhet ta braktisë

Jakup B. GJOÇA

Agostin Marku, ish deputeti i PS-së në intervistën për gazetën “Telegraf” pohon se në Lezhë, pas 1 muaji nga tërmeti, banorët jetojnë me pasiguri, të braktisur, të harruar nga qeveria, sepse askush nuk ka vajtur të evidentojë dëmet, t’u japë ndihmë. Sipas zotit Marku, çdo gjë që thuhet në tv nga kryeministri është propagandë. Zoti Marku, si ish deputet i zgjedhur me votat e socialistëve thotë se në qeverisje nuk ajnë socialistët, por sekti i Rilindjes, që ka poshtëruar vlerat që ka patur Partia Socialiste.

– Zoti Marku cila është gjendja aktuale në Zonën që ju jetoni? Janë evidentuar dëmet nga Tërmeti?

-Lezha është prekur nga tërmeti i 26 nëntorit po aq sa Tirana dhe Durrësi. Fatmirësisht në Lezhë nuk kishte viktima. Një pjesë e mirë e personave dhe familjareve të cilët janë dëmtuar nga tërmeti nuk janë kontaktuar dhe as ndihmuar pavarësisht propogandës qeveritare. Kjo ka shtuar jashtëzokonisht shumë ankthin dhe pasigurinë tek qytetarët. Jemi sot pas afro një muaj dhe pjesa më e madhe e familjeve që janë të dëmtuar nga tërmeti nuk e dinë se çfarë do të bëhet me shtëpitë e tyre. Nuk e kuptoj faktin pse nuk janë në gjendje të nxjerrin një faturë financiare mbi pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Asnjë familje e dëmtuar akoma sot të paktën në Lezhë nuk e di akoma se çfarë kostoje kanë dëmet e shkaktuar në banesën e tyre apo më e rendësishmja që shtëpia/apartameni tyre do të shembet, do të rindërtohet, apo mbishkrimet “e pabanueshm” t’i marrin si ngushëllim se pavarësisht kohës dikur dhe me ato do të merret dikush por nuk dihet se kur. Çfarë kemi në këtë një muaj? Vetëm propogandë, vizita, ndihma në Tv dhe as një hap konkret për të nxjerrë një bilanc mbi koston dhe ndihma konkrete.

-A u është dhënë ndihma e duhur banorëve të prekur?

– Mendoj se nuk është i mjaftueshëm fakti që një pjesë e banorëve të prekur nga tërmeti ndodhet në disa hotele apo çadra. Besoj se kështu nuk mund të vazhdohet më tej se kjo nuk është zgjidhja. Edhe fakti që këshillat bashkiake kanë filluar të miratojnë disa lista qeraje që fatkeqësisht edhe në ato vendimarrje mungon transparenca dhe në shumicën e rasteve nuk merret në konsideratë as akti normative i qeverisë, por vendosen sipas disa kritereve medikre dhe me shumicë kartoni. Në këtë situatë të jashtezakonshme dhe të vështirë për atë pjesë të banorevë që janë prekur nga kjo tragjedi më shumë se kurrë kërkohet transparencë në vendimmarrje. Në fakt në disa këshilla bashkiake po bëhen veprime të cilat jo vetëm nuk i shkojnë përshat kësaj situate që po jetojmë, . Fatkeqësisht, duke u përpjekur të justifikojnë me gjendjen e fatkeqësisë natyrore kanë futur gjoja vendimarrjen qarkulluese që në fakt de juure dhe defakte nuk ekziston që prej 15 vitesh në këshillat vendor. Kjo lloj vendmarrje nuk është asgjë tjetër veçse një abuzim i hapur,ku, megjithëse është fenomen që është denoncuar dhe në media, prokuroria nuk po vepron. Me këto veprime po merren vendime që i shërbejnë individeve tëcaktuar për t’u pasuruar dhe aspak në shërbim të qytetarëve të dëemtuar nga tërmeti. Beso se fakti që deri më sot kemi shumë banorë, të cilet janë prekur nga tërmeti dhe realisht nuk janë kontaktuar apo të tjerë që akoma nuk janë lajmëruar për vendimin përfundimtar mbi rrugën që do ndjekin pas konstatimeve të para tregon se qytetarët e dëmtuar nga tërmeti vazhdojnë të jetojnë në ankthin e tërmetit të 26 nëntorit.

Kryeministri Rama premtoi dje se deri në prill 2020 të gjithë Banorët do të hyjnë në shtëpitë e reja. A besojnë Banorët se ky premtim i qeverisë do zbatohet?

Me këtë menyrë të trajtimit  të problemit nuk mendoj se do të realizohet deri në prill 2020 të gjithë banorët do të hyjnë në shtëpitë e reja. Ndoshta kryeminstri niset nga ideja që ka dhe e quan të realizueshme që deri në atë afat do të realizojë konferencat, projekt i universitar në pranverën e viti 2020, blloqet e banimit, etj, që në fund të fundit nuk duan aq shumë kohë, por tashmë ne jemi mqsuar nga kjo qeveri se ka vetqm propogandë dhe ato që deklaron në letqr dhe në konferncë, media i quan fakt i kryer, pavareqsisht se nuk i kemi parë të realizuar konkretisht. Besoj se opinionit publik i kujtohet e sidomos studentëve premtimi i kryeministrit i cili na deklaroj para një viti paktin për universitete dhe me një afat shumë të shkurtër dhe tani para dy ditesh na deklaroi se do bëjmë të mundur realizimin e korpusit universitar në pranverën e vitit 2020.

Një pjesë e mirë e personave dhe familjareve të cilët janë dëmtuar nga tërmeti nuk janë kontaktuar dhe as ndihmuar pavarësisht propogandës qeveritare. Kjo ka shtuar jashtëzokonisht shumë ankthin dhe pasigurinë tek qytetarët. Jemi sot pas afro një muaj dhe pjesa më e madhe e familjeve që janë të dëmtuar nga tërmeti nuk e dinë se çfarë do të bëhet me shtëpitë e tyre

A nuk ishte ky kryeministër që pati premtuar se do realizojë në një kohë rekord aeroportin e Kukësit dhe të Vlorës? A kemi gjë konkrete? Jo. A ishte ky kryeminstër që para disa muajsh deklaroi se nuk mund të realizohet aeroporti i Vlorës dhe para dy ditëve tha që do realizohet shumë shpejt duke filluar kështu një fushatë te re premtimesh në shërbim të fushatës së ardhshme elektorale. A ishte ky kryeministër që premtoi eleiminimin e pasojave të tërmetit në Korçë dhe të atij të 21 shtatorit në një kohë rekord? Më mirë se kushdo tjetër, se çfarë nuk bëri qeveria me premtimet për eleiminim e pasojave të termetit,  mund ta dinë banorët në Korçë dhe në Durrës e Thumanë nga 21 shtatori dhe pastaj çfarë besimi me këto hapa breshkë mund të kemi për prillin 2020?  Ndoshta, deri atëherë do të realizojnë faktin përfundimtar që se çfarë do të bëhet me banesat e shpallura të pa banuara. Marrim vetëm një fakt për të vërtetuar sa bindëse është qeveria në atë premtim. Mirë bën që kërkon fonde gjithandej  edhe nga donatorë të huaj, për përballimin e pasojave të tërmetit dhe për këtë deri me sot publiku nuk e di se sa është dhe sa përqind plotësohet nevoja që kemi, por dhe kjo nuk del, sepse nuk kemi një faturë përfundimtare. Gjithashtu, a dimë se vetë kjo qeveri sa fonde ka bërë publike dhe ndarë për përballimin e kësaj situate nga fondet e kursyera apo mirë menaxhimin e të ardhurave?! Dhe më e rëndësishmja sa nga këto fonde do të vijnë nga shkurtimi i shpenzimeve të luksit për vitin 2020?

– Çfarë risi ka sjellë për shqiptarët qeverisja qëndrore dhe vendore e gjitha nga socialistët?

– Nuk është e mirë t’i faturojmë të shkretëve socialistë këtë faturë. Në Shqipëri nuk qeverisin socialistët dhe në pushtet është sekti i Rilindjes që shumë padrejtësisht mban siglën Partia Socialiste, një sekt i rrezikshëm për shoqërinë dhe socialistët. Ky sekt sot është në krye të vendit. Këta që drejtojnë sot janë anonimë dhe nuk kanë asnjë lidhje me PS. Ky sekt në qeverisjen e vendit me në krye Edi Ramën ka hedhur baltë dhe ka poshtëruar vlerat që ka pasur dhe ka Partia Ssocialiste, ndaj çdo socialist i ndershëm duhet ta braktisë. Asnjë qeveri nuk ka pasur kaq shumë anonimë dhe që kanë rekordet e përfshirë në afera korruptive dhe në trafiqe kriminale. Asnjë ish kryeministër apo drejtues partie nuk ka rekorde e përfshirje direkt apo indirekt në krimin e organizuar, duke filluar nga futja në Parlament, në strukturat qeverisëse në pushtetin vendor të njerëzve të lidhur me krimin, apo personazhe direkt të krimit sa sekti rilindas i Edi Ramës. Kështu ky vend në fakt nuk qeveriset nga PS dhe socialistët, por nga sekti rilindas që në fakt nuk është gjë tjetër përveçse fatkeqësi. Socialistët të vetmin mëkat në këtë qeverisje kanë që janë përfolur në emër të idealit dhe sot janë të masakruar aq sa e gjithë shoqëria shqiptare. Ju thoni çfarë risi ka sjellë për shqiptarët qeverisja qëndrore dhe vendore e gjitha nga socialistët? Kjo vetëm risi nuk është. Ato që kanë punuar me pushtetin vendor këto vite të pluralizmit duhet të venë duart kokës e të japin alarmin se çfarë bëhet në pushtetin vendor, në një terr të plotë informativ dhe pa asnjë lloj opozite apo oponencë në vendimarrje. As në kohën e diktaturës nuk kemi pasur të paktën nga ana formale këshilla vendore të vendosura kështu në rrjesht siç po ndodh sot në Shqipëri nga të famshmet zgjedhje të 30 qershorit. Vetëm një risi kemi në këtë vend në këto gjatë vitë të qeverisjes së sektit Rilindas se kemi një kryeministër që ka dobësi për të fortët dhe i do ata afër për të fshehur pasiguritë dhe keqqeverisjen.