Tensione në takimin e Lindita Nikollës me shoqatën “Vatra” në SHBA

50
Sigal

Tensione dhe përleshje mes anëtarëve të grupit ‘Vatra’ në SHBA u shfaqën pasi një video u bë virale në rrjetin tik-tok ku dy prej aktivistëve nuk u lejuan që të merrnin pjesë në një mbledhje ku e pranishme ishte edhe kryeparlamentarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. Kryetari i Vatras në zonën e Manhattan Agustin Mirakaj dhe bashkëshortja e tij nuk u lejuan që të merrnin pjesë në takim. Kritikat e tyre më së shumti ishin për organizatorët e ‘Vatrës’ që sipas tyre nuk i kanë lejuar dhe thirrur në takime. Pas disa minutash debate, ato qëndruan në fund të sallës, prej nga ndoqën takimin me Lindita Nikollën. Ndërsa gjatë gjithë kohës shfaqnin një pankartë ku shënohej: “Vatra e kapur nga Edi Rama” Tensione u shfaqën gjatë mbledhjes në fragmentet e shfaqura në video ku disa ndër pjesëtarët hodhën kritika për rolin e saj në çështjen e ngjarjeve në Veri të Kosovës, apo për dënimin e krimeve të komunizmit. Mirëpo, ata nuk u lejuan që ta shpalosin këtë pankartë, e më pas nisi edhe debati me personat e pranishëm.