74 tendera të dyshimtë nga drejtorët dhe kryebashkiakët e korruptuar

298
Sigal

Biznesmenit nga Bulqiza Bukurosh Koçi, nuk i mjaftojnë fabrikat e kromit, fut duart në buxhetin e shtetit përmes Aqif dhe Munir Koneshit, dhjetëra tendera klientelistë. Nuk i mjafton kromi i Bulqizës, por ka futur dorën edhe në buxhetin e bashkive dhe drejtorive kryesore në Shqipëri, duke marrë tendera të dyshimtë, me garë e pa garë, me oferta sa fondi limit, falë një skeme klienteliste të konsoliduar. Bëhet fjalë për Bukurosh Koçin, pronari i fabrikës së përpunimit të kromit, i njohur edhe si ‘urithi’ i kromit të Bulqizës, një zonë simbol e grabitjes së pasurisë nëntokësore të shqiptarëve. 74 tendera të dyshimtë ka marrë Bukurosh Koçi nga drejtorët dhe kryebashkiakët e korruptuar të Edi Ramës, duke u kamufluar përmes Aqif Koneshit dhe Munir Koneshit. Paratë publike po përlahen përmes kompanisë “2AF ALBANIA GROUP”, pas të cilës qëndron oligarku i kromit, Bukurosh Koçi, bashkë me Aqif dhe Munir Koneshin, të cilët kanë lidhje me ‘oktapodin’ Shkëlqim Kupa, ende i pandëshkuar nga drejtësia shqiptare. Në vitin 2017, Koçi u shfaq në krah të Edi Ramës dhe Ilir Beqjas, etalonit të koncensioneve korruptive në Shqipëri, për të prezantuar funksionimin e fabrikës së re të përpunimit të kromit në Kalimash, një investim rreth 5 milionë euro, pas fabrikës në Bulqizë. Por, pas kësaj propagande, kur Koçi sillej rreth Bablokut dhe Beqjas, do të fshihej një histori e madhe korrupsioni me tenderat publikë, për të cilën do të japim detaje të rënda në ditët në vijim. Përmes fabrikës së përpunimit të kromit në Bulqizë, Koçi kontrollon kompaninë “2AF ALBANIA GROUP”, e cila po bën kërdinë me tendera.  Nga 74 tendera që kompania “2AF ALBANIA GROUP” ka marrë vitet e fundit, 33 tendera i ka marrë nga Bashkia e Durrësit, e vetme dhe me procedura të dyshimta. Tenderin e fundit e ka marrë nga Porti i Durrësit me vlerë 270 milionë lekë, pa shpallur fare fond limit dhe me marrëveshje në tavolinë. Por më flagrant është një tender që ka marrë nga Këshilli i Qarkut Durrës në 26 mars 2021, për rikonstruksionin e disa rrugëve në Rrashbull të Durrësit, ku ka pasur edhe ankesa nga qytetarët. Fondi limit për këtë tender ishte rreth 380 milionë lekë, ndërsa Koçi e ka fituar për 376 milionë lekë, pra me një diferencë qesharake. Janë përjashtuar kompani me oferta me të ulëta dhe me eksperiencë në fushën e ndërtimit. Ky tender flet qartë për një skemë klientelizmi dhe shkelje e barazisë në tendera. ‘Pamfleti’