5 Maji bashkon pozitë-opozitë/ Krerët e shtetit, qeverisë dhe partive të majta dhe të djathta bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut

351

Kryetari i PD-së për herë të parë pas 1991-shit, bën homazhe në 5 Maj në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit

Kryeministri gënjen veteranët dhe familjet e dëshmorëve me një pjatë supë

Jakup B. GJOÇA

Kryeministri Rama dje shtroi një drekë me veteranët dhe familjet e dëshmorëve dhe heronjve të LANÇ, duke u dhuruar nga një supë dhe u mbajti një fjalim patetik për dëshmorët. Mirëpo, duke qenë se jemi vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore, dhe Rilindja Socialiste elektoratin e saj e ka tradicionalisht tek veterinat, familjet e dëshmorëve, fjalët e e kryeministrit për dëshmorët janë thjesht fasada e hipokrizisë dhe nuk bëhet për të vlerësuar LANÇ, për të nderuar gjakun që derdhën për çlirimin e Shqipërisë dëshmorët dhe heronjtë e LANÇ-it, por thjesht për të vjelë votat e tyre. Kryeministri Rama qeveris 6 vite dhe veteranët i ka braktisur me kohë. Nuk i ka vlerësuar asnjëherë, nuk u ka dhënë asnjë shtesë ekonomike, nuk ka bërë asgjë as për LANÇ, nuk ka restauruar asnjë lapidar dhe muze, madje nuk ka restauruar asnjë varr tek Varrezat e Dëshmorëve, qoftë në Tiranë, por as në asnjë rreth. Kur ndërkohë, qeveria financoi me 85.000 euro një libër, në të cilin komandantët dhe komisarët e LANÇ cilësohen kriminelë lufte dhe luftën, sakrificat, gjakun e tyre e vlerësojnë si krime lufte!!! Kryeministri Rama, duke lënë në harresë LANÇ, dëshmorët, heronjtë, familjet e dëshmorëve, veteranët, njëkohësisht, organizoi ceremoni shtetërore për rivarrimin e Mit’hat Frashërit në Tiranë, themeluesit dhe ideatorit të Ballit Kombëtar, organizatë politike që bashkëpunoi me fashistët dhe nazistët në LANÇ, që luftoi me pushkë, torturuan, vranë partizanë, që dogjën mijëra shtëpi të shqiptarëve, sepse ishin bazat e LANÇ. Kryeministri Rama në atë ceremoni shtetërore, i thuri lavde Mit’hat Frashërit, duke i hequr damkën që Historia e Shqipërisë e ka cilësuar “Tradhtar”.

Petrit Vasili: Edi Rama në 1992: Gjaku i 28 mijë dëshmorëve ka qenë gjak i rremë

Duke publikuar një pjesë nga shkrimet e Ramës të botuara në vitin 1992, Petrit Vasili, ish-ministri i drejtësisë ka përgënjeshtrua deklaratat e djeshme të kryeministrit në kuadër të Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, duke i sjellë në vëmendje disa refleksione të këtij të fundit lidhur me Luftën Nacional Çlirimtare. Petrit Vasili shkruan:

Edi Rama nga “Refleksionet” tek supa e varfër të Xibraku!

Lexojeni çfarë shkruante Edi Rama në 1992, në Librin “Refleksione” për dëshmorët : “U ulëm të zbërthenim mitologjinë e 28 mijë dëshmorëve. Gjaku i rremë në themel të kolltuqeve nisi tërmetin“Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile… shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë”. Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile. Pra çështja e pushtetit është argumenti që zbulon edhe shkakun e tradhtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencës e ndaj klerit menjëherë pas Luftës dhe në faza të mëvonshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomuniste deri në periudhën 1952-1953, qëndrimi ndaj emigracionit politik. Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare”.