Luljeta Dollani ka emëruar 4 drejtora shkollash me precedent penalë në profesion!

783
Më 25 prill kryebashkiaku i Gramshit, Dritan Bici, publikoi një status në fb, duke denoncuar ministrin Damian Gjiknuri si deputetin e zonës se ka përzgjedhë për kandidate për kryebashkiake Luljeta Dollani, drejtoreshën e Arsimit në Gramsh dhe njëkohësisht kryetare e PS, si njeri të tij të besuar, jashtë çdo sondashi e dëshire të socialistëve. Në fakt, Luljeta Dollani, ka qënë klëshilltare e këshillit bashkiak të Gramshit, por nga 44 mbledhje, ajo ka marrë pjesë vetëm në 9 prej tyre, duke shpërfillur tërësisht besimin që I dhanë qytetarët. 
Spastrimi partiak në Arsim nga drejtoresha Dollani
Luljeta Dollani, kryetare e PS në Gramsh, nëpërmjet konkurseve fiktive fitoi edhe si drejtoreshë e zyrës arsimore në Gramsh. Që kur mori drejtimin e Zyrës Arsimore Gramsh, Luljeta Dollani filloi shkarkimin e drejtuesve te shkollave pa motive profesionale e paralajmërime, duke shkelur haptazi ligjin. Deputeti Luçiano Boçi, kreu i departamentit të Arsimit të PD, I ka ngritur si shpetësim dhe denoncuar shkarkimet partiake të mësuesve nga drejtoresha e Arsimit në Gramsh Luljeta Dollani, vetëm me arësye partiake. Por me kë i zëvendësoi? Në një pasqyrim të përgjithshëm “drejtorat e Luljetës”, për të cilët ajo udhëzonte deri në detaje “komisionet” se si t’i shpallte “fitues”, janë militantë partie e miq të ngushtë të saj, pjesa dërrmuese me shkollë me korrespodencë, ose diploma të marra pa qënë asnjë ditë te “Kristali”, apo dyqane të tjera universitare, të cilëve u bëri “nder”, duke hedhur baltë mbi afro 500 mësues që ka rrethi. Kështu përshembull: nga katër shkollat që ka qyteti, dy drejtues janë pa arsimin përkatës. Nga shtatë shkolla të mesme të rrethit në fshatra, vetëm në Skënderbegas, Poraçan e Kodovjat, drejtuesit janë me arsimin përkatës; ndërsa drejtuesit e tjerë që ajo emëroi përmes “konkursit” me fitues të paracaktuar, dikush është me korrespodencë, dikush me çertifika të blerë në vitet e fundit… dikush pa diplomë fare, ose… me diplomën e shkollës së mesme bujqësore!!! 
Drejtoresha Dollani promovon drejtorë shkolle persona me precedent penal
Por ajo që përbën skandal të madh në arsimin e Gramshit, është ngritje në pozicionin e drejtuesve të shkollave e personave të inkriminuar e me precedent penal, të dënuar nga drejtësia shqiptare. Katër drejtues (3 drejtora e një zëvëndës, 3 në shkollë të mesme) në Tunjë e Shënmërizë, të emëruar nga zonja Dollani janë me precedent penal, me vendime të gjykatës së Elbasanit dhe Gjykata e Apelit në Durrës për “abuzim me detyrën, fallsifikim dokumentash e korrupsion”, sepse në vitin shkollor 2007-2008, “diplomuan” nxënës që jetonin jashtë rrethit e jashtë shtetit. Luljeta Dollani pati guximin e doli mbi vendimin e gjykatës, duke i promovuar, sepse ishin militant të thekur të partisë së saj. Zonja Dollani bëri lëvizje të mësuesve po asnjë nga vendet që duhet të shpalleshin në portal, sipas udhëzimeve të Ministrisë e Drejtorisë Rajonale, nuk i shpalli, por i zëvendësoi nën rrogoz, lëvizi kë dhe si i deshi qejfi, madje dhe pagoi e paguan arsimtar pa asnjë vendim a kontratë pune. Zonja Dollani pati po ashtu guximin e doli mbi vendimin e MAS dhe lejoi kurset e mësuesve me nxënësit, duke “iu bërë nder” mësuesve, sepse nuk po paguajnë më ambiente për kurset, por i zhvillojnë ato në institucione shkollore pasditeve vonë, ose në shtëpitë e tyre. 
Në listën e kandidatëve për këshilltarë janë kryekomunarët socialistë 
Në listën e kandidatëve për këshilltarë të PS, Dollani ka vendosur ish-kryekomunarët socialist që vazhdojnë “të drejtojnë “ akoma, si për t’u dhënë atyre merita e vlerësim për atë që nuk kanë shkelur në zyrat e komunave prej më tepër se një viti, që kur doli vendimi për “reformën territoriale” për shkrirjen e komunave dhe shumica e tyre nuk kanë bërë asgjë në këto 4 vjet! Të gjitha këto emërime partiake në Arsim, si edhe lista e kandidatëve për këshilltarë të kandidates për kryebashkiake e bashkisë së Gramshit, Luljeta Dollani, është bërë me një prapavijë politike. Luljeta Dollani kishte marrë prej kohësh miratimin e deputetit të zonës e ministër Damian Gjiknuri se do të jetë kandidatja e PS për bashkinë e Gramshit, ndaj parapërgatiti infrastukturën e bërjes së votave. Si drejtoreshë e Arsimit në Gramsh, Dollani pagoi si drejtora personat që ajo udhëzoi të shpallen fitues dhe pse nuk ndodhi ashtu (e thënë me fjalë të tjera, tjetër u shpall fitues e tjetër merr rrogën) nuk kurseu as të “ngatërronte” mësuesit e biokimisë me agronomët dhe intelektualët me ish-kooperativistët. 
Sigal