Sazan Guri: Ja pse alternativa ime është për qytetarët dhe Tiranën

493
Sazan Guri, ambjentalisti i njohur, kandidati i pavarur për kryebashkiakun e Tiranës, në intervistën për gazetën “Telegraf” zbardh alternativën e tij dhe shpjegon përse programi i tij është alternativa më e mirë për qytetarët dhe Tiranën. 
Sigal

-Zoti Guri, përse ju vendosët të jeni kandidat i pavarur për kryebashkiak i Tiranës?

– E mora këtë vendim, për t’i shërbyer më mirë qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë. Në kuadër të kauzave dhe betejave që kam nisur, pjeë e të cilave janë stisur, por ka edhe nga ato të pastisura apo që sapo kanë filluar. Në një pozicion nga një qytetar i përpjekur në qytetar i parë, mendoj se do ketë më shumë mundësi për t’i mbrojtur dhe zhvilluar këto kauza. Edhe sepse jam bërë i njohur në publik për angazhimin tim të shpesht dhe pasionant me organet e shtypit, por beteja që më dha pasaportën si luftëtar në shërbim të shoqërisë ishte ajo që e gjithë shoqëria civile zhvilloi kundër importit të papërgjegjshëm të mbetjeve urbane nga Italia, dhe më pas në ndalimin e importit të mbetjeve të armëve kimike nga Siria. Kam qenë njëri nga qytetarët e përpjekur, duke qenë me karizmën time, shtylla kryesore shkencore e konsultave qeveritare deri në protesta qytetare, dhe kam arritur të informojë dhe të zgjojë publikun shqiptar. 

– Cilës pjesë së elektoratit kryeqytetas i drejtoheni dhe i kërkoni votbesimin?

– Unë i drejtohem asaj pjese të elektoratit kryeqytetas që kanë pergjegjesi per jetën e familjeve dhe femijëve të tyre. I drejtohem asaj pjese të elektoratit kryeqytetas të zhgenjyer, atyre që dikur benin gjumë. I drejtohem atyre që nuk besojnë më, as tek programi, as tek dinjiteti i kandidateve te tjerë. I drejtohem atyre që e ndajnë kush ishte dje dhe bënte për qytetarët dhe kush del sot e me kinse do të bëjë, vepra në shërbim te shoqerise civile. I drejtohem atyre që dijnë të ndajnë një program fallco politik, ku gjërat përseriten prej 25 vitesh, me atë që ka programe dhe projekte teknike, ku qytetarëve iu zgjidhen problemet apo çështjet që kanë.

– Çfarë më shumë i mungon Tiranës sot dhe vetë banorëve të kryeqytetit?

– Problemi më i madh i Bashkisë së Tiranës është dëndësia urbane, vendosja pa kriter e shumë ndërtimeve, mungesa e gjelbërimit dhe hapësirave publike. Ndaj, motoja e punës tonë do të jetë që gabimet urbane do të korrigjohen nga gjelbërimi vertikal, që do të thotë se pemët do të jenë më të larta se lartësia e pallatit dhe hapi tjetër do të jetë rrethimi i Tiranës me kurorë apo kolinë të gjelbërt. 

-Cila është alternativa dhe programi juaj, që të udhëheqni kryeqytetin në 2015-2019?

1-Ndërtime zero’ brenda unazës së njohur të Tiranës.
2. Mbetje zero në çdo cep rruge apo të territorit të Bashkisë Tiranë, si në qytet apo fshat, si në zonë të banuar dhe në atë të pabanuar, që do të thotë ndarje në burim (letër/karton, plastikë, qelq, metal dhe mbetje speciale).
3. Qytetari tiranas do të harrojë që ajri ka qënë i ndotur, për të cilën në asnjë rast nuk do të lejohet që një punishte, fabrikë, azil, kombinat, restorant, etj. të punojë pa filtra përkatës;
4. Uji i pishëm dhe pastër në çdo rubinet të qytetarit.
5. Ujërat e përdorura nga familjet dhe nga industritë e caktuara në asnjë rast nuk do të lejohen që të shkarkohen në sipërfaqe, në kanale, në ujëra sipërfaqësore (lumë, rezervuar, liqen);
6. Asnjë banor nuk do të bashkëjetojë me zhurmat, vibrimet dhe ndotjet elektromagnetike.
7. Shpallje të paprekshme hapësirave aktuale publike dhe rivitalizimi i hapësirave djerrë. 
8. Krijimi i pasqyrave ujore ose oazeve ekologjik për zbutjen e temperaturave lokale; 
9. Lidhur me transportin urban do të synohet që 100% e rrugëve të Tiranës do të kenë korsinë e dedikuar ekologjike (biçikleta, zbutësa, shënjat, rrugë për paraplegjikun);
10. Zero metër kub prerje pyjësh për eksport, duke qenë se Bashkia do të kontrollojë 60% të territorit pyjor. 
11. Kartë e gjelbërt, që do të thotë akses falas të studentëve, moshës së tretë, invalidëve dhe grave shtatzëna në transport, kafe librari dhe në të gjitha agjensitë publike të Bashkisë; 
12. Lirimi i trotuareve që do të thotë ndërtim i minitregjeve për çdo kompleks të madh banimi.