‘30 qershori legjitim’, Hoxha: Kush e ka fajin për këtë marrëzi? Përgjigjja vjen në 11 dhjetor

209
Sigal

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka rrëzuar pretendimet e presidentit Ilir Meta dhe opozitës sa i takon zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, duke i quajtur ato legjitime, ka reaguar ish-nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha.

Në postimin e tij në Facebook, Hoxha pyet se i cilit është faji për këtë vendim dramatik për demokratët, por sipas tij, kjo marrëzi do e marrë përgjigjen më 11 dhjetor.

Postimi i plotë i Lisandër Hoxhës:

Miq, fatkeqesisht Gjykata Kushetuese rrezoi mundesine e perseritjes se zgjedhjeve lokale!

Pra, do te qeverisemi ne te gjitha bashkite e vendit nga socialistet, deri ne vitin 2023.

Pyetja ime eshte: Perse i lame bashkite pa gare? Çfare fituan demokratet nga ky veprim? A ndikuan 34 mije nenpunes shtese dhe e gjithe infrastruktura e bashkive ne rezultatin e 25 Prillit?

Kush e ka fajin per kete marrezi?

Ketyre pyetjeve do u pergjigjemi me 11 Dhjetor.

E djathta duhet te kthehet ne misionin e saj larg marrezive, mediokritetit ne perfaqesim dhe pazareve.