2 Mars, të potestojmë për universitetin dhe studentët e mashtruar

677
  • Studentët dhe pedagogët përballë të përkdhelurve të politikës konfliktuale
  • Dhuna mbi studentët tregon fundin e afërt të një diktature 
  • Studentët dhe pedagogët nuk mund të jenë “Sakricum Intellectus”
Sigal

Prof. Dr. Lush SUSAJ

Nuk besoj se ka njeri në këtë vend që nuk e ka parë dhe përjetuar të keqën e madhe që buron nga sofizmi, hipokrizia, egoizmi dhe mashtrimi i pashëmbullt i qeverisjes së rilindjes me arsimin, universitetet dhe studentët. Nga njëra anë jemi dëshmitarë të një dëmagogjie për reforma dhe arritje imagjinare, ndërsa përballemi me një realitet të trishtë të shkollës dhe universiteteve pothuajëse të paralizuara nga sundimi politik dhe abuzivizmi nepotik e hajdutëror që buron prej tijë.

Përpara një viti, gjithkush u gëzua për protestët studentore paqësore një mujore (Djetor 2018-Janar 2019), dhe kerkesat e tyre për dije të qëndrueshme e jo për pallavrat dhe mashtrimet e njohura qeveritare. Të gjithë u hidhëruam dhe u irrituam edhe për mënyrën se si u dhunuan dhe u mashtruan stafet pedagogjike, studentët dhe të gjithë ata që nuk ishin dhe nukë janë pjesë e sundimit politik e hadutërorë të shkollave, universiteteve, akademisë, etj. Gjatë vitit 2019, gjithkush e pa nga afër edhe mënyrën banditeske se si u sulmue, se si u vodh dhe se si u shkatërrue ana funksionale, didaktike dhe ekzistenciale e kampusit të Universitetit Bujqësor (Universitetit të parë në Shqipëri), si u tentue edhe trualli i Teatrit Kombëtarë dhe ajo e kopshtit botanik të UT.

Nuk mund të harrohet fakti që përmes abuzimit me projektet dhe laboratoret, si dhe vjedhjes së hapur e korruptive të territorit të Universitetit Bujqësor për fushë ndertimi, është goditur shumë rëndë (mbase në mënyrë të pakthyeshme) zemra dhe truri i bujqësisë shqiptare që ndodhet në ditën më të zezë të historisë së sajë.

  • Studentët nuk e harrojnë dotë mashtrimin për paktin e universitetit

Mashtrimi me paktin për universitetin, mashtrimet për projektet e bashkëpunimet e që në fakt degraduan në qoka e shpërblime për antarët e klanit nepotik, nuk sollën asgjë të mirë pos zgjatjes me mbi një vit të periudhës së shkatërrimit dhe sundimit politik e hajdutëror të shkollës, akademisë dhe universiteteve. Megjithatë ka një të vertetë që shkelqen si drita e djellit e që lidhet me faktin që studentët e Shqipërisë, sotë më shumë se kurrë janë të vetëdishëm për momentin dhe misionin e tyre historik, Unë besoj në këtë mission dhe në faktin që studentët, nxënësit, mësuesit dhe pedagogët e Shqipërisë do të ngrihën për t’ia shlyer borxhin vendit të tyre, e për të shpëtuar shtetin dhe shkollën shqiptare nga injoranca dhe sundimi klanor e kakistokratik. Studentët dhe pedagogët e Shqipërisë janë të vetëdishëm për faktin që përtej demagogjisë dhe mashtrimit me të ashtuquajturin “Pakt për Universitetin”, situata ekonomike dhe kushtët e mësimdhënies dhe të jetesës në auditoret dhe konviktet tona, vetëm sa janë përkeqësuar edhe tepër.

Studentët dhe pedagogët përballë të përkdhelurve të politikës konfliktuale

Studentët po e shofin dhe po e përjetojnë çdo ditë egoizmin dhe padrejtësitë e përditshme të përkdhelurve të politikës, të cilët nuk ndalën as përballë abuzimit me projektet dhe fondet e laboratoreve; as përballë mungesës totale të praktikave mësimore dhe të degradimit të skajshëm të procesit mësimor natyral në një process të rrëjshëm të mësuarit mekanik; as përballë degradimit të kurikulave dhe të programeve mësimore në mashtrime dhe fiktivitete që nuk duhën për asgjë, as në drejtim të shkatërrimit total të sistemit të vlerësimit dhe të promovimit të vlerave dhe meritokracisë dhe as në drejtim të mungesës totale të kushteve të përgatitjes së profesionistëve dhe të qytetarëve aktiv për një Shqipëri të zhvilluar e demokratike. Përtej mashtrimeve dhe demagogjisë me arritje e reforma imagjinare, studentët dhe pedagogët e Shqipërisë e kuptojnë më mirë se askush tjetër shkakun e vërtetë të klasave bosh dhe të largimit të shokëve të tyre në emigracion. Studentët përjetojnë përditë e më shumë mungesën e dijeve të qëndrueshme dhe pasojat e rënda të fallcitetit të diplomave që ata marrin e që nuk përputhen fare me tregun e punës dhe as me sfidat rajonale e globale. Studentët e dinë shumë mirë edhe mënyrën se si është anashkaluar përfaqësimi dhe zëri i arsyes së tyre në procesin mësimorë dhe në të gjitha forumet administrative e drejtuese. Studentët e kanë parë dhe përjetuar proceset zgjedhore konspirative, fiktive dhe të manipuluara. Sjell në vëmendje një proces zgjedhor fiktiv, një proces që u krye me ngutë, proces pa dëgjesa dhe pa transparencë (kryer në Shkurtit 2019) për përfaqësuesin e studentëve për në senat. Përpjekja për ta kapur edhe këtë proces studentësh e degradoj procesin deri në atë pikë ku pjesmarrja në votime ran ë 2,7% (nga rreth 2500 studentë, shkuan në kutinë e votimit vetëm 68 prej tyre). Të tilla zgjedhje pa zgjidhje na janë ofruar dhe imponuar nga sundimtarët e njohur të universiteteve dhe gjithë botës akademike. Studentët dhe shoqëria shqiptare, nga njëra anë janë të vetëdishëm për pasojat katastrofike që burojnë nga sundimi i minorancave nepotike dhe nga ana tjetër janë edhe më të vëndosur se kurrë në rrugën e reagimit qytetarë në mbrojtje të shkollës, të universitetit dhe të shtetit të tyre. Në këtë situatë të rëndë të shkollës, të universiteteve dhe të akademisë, dihet nga të gjithë fakti që mësuesit, pedagogët dhe akademikët që nuk janë pjesë e klaneve nepotike, gjëndën apo ndodhën në ditën e tyre më të zezë dhe në një dilemë të madhe për të qëndruar këtu apo për të emigruar sa më parë në vendet e Bashkimit Europian apo në SHBA. Dihet fakti që nëse nuk je pjesë e nepotizmit, krahinizmit apo klanit politik e hajdutëror që sundon shkollën, universitetin apo akademinë, gjithnjë do të gjëndesh i menjanuar nga vendimarrja, gjithnjë do të jeshë i përjashtuar nga projektet dhe nga bashkëpunimi, gjithnjë do të jesh i stresuar nga injoranca dhe arroganca e partiakëve që të qëndrojnë mbi kokë e që bëjnë si ua don qejfi e partia e tyre me studentët, me pronat e universitetit, me doktoraturat dhe me të gjithë procesin mësimor. Për më keq, pedagogët dhe mësuesit e nderuar të meritës, ndodhen edhe në një stres të jashtëzakonshëm që shkaktohet nga lotët e studentëve dhe nxenësve për shkak të padrejtësive të përditshme që luhet ndaj tyre dhe pamundësisë reale për të ndërhyrë e gjetur të drejtën e mohuar nga klani abuzivist.

Studentët përjetojnë përditë e më shumë mungesën e dijeve të qëndrueshme dhe pasojat e rënda të fallcitetit të diplomave që ata marrin e që nuk përputhen fare me tregun e punës dhe as me sfidat rajonale e globale.

  • Dhuna mbi studentët tregon fundin e afërt të një diktature 

Sotë nuk e kam fjalën për dhunën verbale e fizike ndajë studentëve që protestuan vitin e kaluar (Dhjetor 2018-Janar 2019), as për dhunën ndajë studentëve dhe pedagogëve të Universitetit Bujqësor, që në Prill të vitit 2019, kundërshtuan për më shumë se dy javë rresht vjedhjen dhe shkatërrimin e vreshtit dhe të pemëtorës didaktike dhe gjithë anës funksionale të kampusit universitarë. Sotë dua të risjellë edhe njëherë në vëmendje atë kurajon qytetare dhe reagimin dinjitoz e nderues të aktivistëve Enriko Peçuli dhe Emiljando Kita, të cilët u nxorrën jashtë me forcë nga ana e truprojave të kryeministrit e që më pas u mbajtën të mbyllur në qelitë e njërit prej komisariateve të Tiranës. Kjo ngjarje thuhet se ka ndodhur në një ceremoni të diplomimit të studentëve të mjekësisë, kohë kur kreu i qeverisë po fliste lidhur për kushtet e reja që sipas tijë do të punojnë mjekët dhe infermierët e Shqipërisë, këta kanë reaguar nga salla duke i thënë kryeministrit që në Shqipëri, diplomohen vetëm të pasurit dhe se për shkak të korrupsionit, punësimi i tyre në Shqipëri është i pamundur dhe se diplomat e marra po ju shërbejnë vetëm sa për të emigruar në Gjermani apo në vendet e tjera të Europës. Kështu është ushtruar dhunë dhe censurë e hapur dhe vetëm pse është thënë një e vërtetë e njohur dhe e provuar nga të gjithë. Në thelb është ushtruar dhunë ndajë kurajos dhe kundërshtisë së studentëve që reaguan kundër shkatërrimit real të misionit kombëtarë të shkollës dhe universitetetit, U dhunuan dhe u izoluan ata që reaguan kundër degradimit real të sistemit të konkurencës së mirfilltë të dijeve dhe vlerave akademike e intelektuale të vendit. Në këtë mënyrë, ky system klanor i politikës dhe administratës, po dëshmon çdo ditë e më shumë fallcitetin dhe fundin e afërt të një diktature të verbër e të ndertuar me denagogë, sofistë dhe kistokratë që i konsiderojnë studentët dhe pedagogët dele që nuk duhet të bëzajnë e as të reagojnë kur grabitën, mashtrohën  dhe dhunohën. Karakteristikë e të gjitha diktaturave dhe diktatorëve është dashuria e tyre për gojëkyçurit, për të përdorurit, për injorantët, për karakteret e loposura, e sidomos për ata krimbat me kokë të zezë që zvarritën e që nuk e duan dritën e dijes as zhvillimit.

  • Studentët dhe pedagogët nuk mund të jenë “Sakricum Intellectus”

Njerëzit e ditur janë njerëz të mirë e të dobishëm për shkak se dija, më shumë se asgjë tjetër në këtë botë e mbron njeriun nga veset dhe egoizmi i tijë. Qeverisja me njerëz të paditur nuk është asgjë më shumë se sa një qeverisje egoiste, arrogante dhe totalishtë e dështuar Diktaturat dhe diktatorët, pavarësishtë nga ato që propagandojnë, gjithnjë janë dhe mbetën skllevër të injorancës së tyre filozofike që shkon deri në atë pikë saqe mendojnë se toka dhe bota rrotullohen rreth kokës dhe interesave të tyre të ngushta. Sipas filozofisë së Thoma Akininit (1225-1274), diktaturat projektohen dhe ndertohen me njerëz që nuk pranojnë të përdorin arsyen, që në filozofi quhën “Sakrificum Intellectus”. Ndërsa Viktor Hygo thoshte: “Streha e fundit e mbretërve është gjylja e topit, ndërsa streha e fundit e popullit, hedhja e gurëve”. Unë mendoj dhe shpresoj që studentët, nxënësit, pedagogët dhe mësuesit e Shqipërisë, nuk do të gjuaujnë kurrë as me gurë dhe as me arëm shtetin as institucionet e brishta të vendit të tyre. Shqipëria ka nevojë për një reagim të vendosur qytetarë, ka nevojë për në një përballje dhe protestë paqësore kundër korrupsionit dhe prapambetjes së thellë që buron nga qeverisjet nepotike e klanore që po shkatërrojnë shtetin dhe kombin.