Presidenti Meta: Këta duan që ta fusin Dvoranin nga oxhaku në Gjykatën Kushtetuese

461
Sigal

Presidenti Ilir Meta u shpreh në emisionin Opinion se ajo që ai e quan “kapje e Gjykatës Kushtetuese” bëhet për të emëruar nga mazhoranca Ardian Dvoranin në këtë institucion.

Meta tha se gjatë gjithë kësaj periudhe i është drejtuar institucioneve por ato nuk janë përgjigjur.

“Këtu kemi gjithë qytetarët. E panë se si presidenti ka ndjekur rrugën institucionale. Presidenti vajti në prokurori për Dvoranin. Ka përvesuar detyrën dhe e ka shpërdoruar. Ja çova prokurorisë. e thjeshtë është ajo të mbledhin anëtarët e KED dhe ti pyesin e keni urdhëruar miratimin e këtij akti? Jo. SPAK ka qenë i zënë me aksionet e kck, me sekuestrimin e makinave”, tha ai.

Sipas Metës Kuvendi ka gënjyer Komisionin e Venecias sa i përket arsyetimit për miratimin e ligjit që i heq betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidentit.

“Kush e thirri komisionin e Venecias? Për ligjin për betimin. Parlamenti. Ata e thirrën dhe ditën që erdhi këta i futën një të botuar në darkë në errësirë të plotë dhe i thanë që ne atë ligjin e mbyllëm. Kshuqë hajde pimë ndonjë kafe. Ca bën tjetër. Kanë manipuluar të gjitha letrat. Thanë kemi pyetur Dvoranin, ai tha që nuk më ka ardhur asnjë letër. Thanë që kemi pyetur kod, klp, shkollën e magjistraturës. Asnjë kërkesë. Thanë që kishin pyetur komitetin e helsinkit, jo. Ata po përpiqen që me këtë ligj që anëtarët e kushtetueses të betohen te lana, ata duan që Dvoranin dhe të tjerë ti fusin nga oxhaku në Gjykatën Kushtetuese. Kur bien institucionet ngrihet populli. Neni 2 sovraniteti në Republika e Shqipërisë i përket popullit. Presidenti është një ushtrues i përkohshëm i sovranitetit. Ashtu dhe kryeministri dhe zoti Ruci”, tha Meta.

Presidenti shtoi gjithashtu se kreu i KED, nuk i kishte marrë vet vendimet por ishte udhëzuar nga ajo që ai e quajti celula në Kryeministri

“Mora informacion që nuk është bërë nga Dvorani po nga celula në kryeministri”.