14-vjetori i vdekjes/ Presidenti Meta takon familjen e Ibrahim Rugovës

536
Sigal

Presidenti i vendit Ilir Meta ka takuar familjen e ish-Presidentit të Kosovës, pasi kreu homazhet në varrin e Ibrahim Rugovës.

Meta ka postuar një status në rrjetin social “facebook”, ku shpreh kënaqësinë që ka takuar familjen e Presidentit historik të Kosovës.

Postimi i Metës

Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.
Në bisedën e ngrohtë dhe shumë miqësore ndamë plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur e demokratike, me orientim të qartë properëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon. 🇦🇱🇽🇰

Gepostet von Ilir Meta am Sonntag, 19. Januar 2020