Dëborë dhe ngricë, ja si paraqitet situata në dy akset rrugore në veri të vendit

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon që akset Veri, Kukës- Fushë Arrëz dhe Fushë- Arrëz Pukë vijojnë qarkullimin normalisht.

Siç e dimë, këto dy akse janë mjaft problematike për shkak të borës dhe ngricave të motit të keq në këtë fillim viti, ARRSH thotë se janë pastruar tashmë.

Sigal

“Përditë Punë. Fushë Arrëz-Kukës dhe Pukë-Fushë Arrëz. Rruga e pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht. Udhëtoni të Sigurt”, shkruan ARRSH në postimin e saj.