Shtëpia e personave me aftësi të kufizuar mbulohet nga flakët, 8 të vdekur

528
Sigal

Rreth 8 persona kanë mbetur të vrarë pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë ku strehoeshin persona me aftësi të kufizuara.

Ndërsa 30 të tjerë u plagosën në tragjedinë që ndodhi në qytetin perëndimor të Vejprty, Çeki, në kufirin me Gjermaninë.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë. Shpëtuesit gjermanë iu bashkuan atyre çeke, por moti i keq pengoi përpjekjet e tyre.

Ky ishte zjarri i dytë më vdekjeprurës në Çeki që nga viti 1990.

Zjarri u vu në kontroll, por ishte shumë vonë.

“Zjarri shpërtheu në seksionin e djemve”, tha kryebashkiaku i Vejprty, Jitka Gavdunova.

“Tetë viktimat vdiqën nga thithja e tymit”.

Kryeministri Andrej Babis udhëtoi në Vejprty dhe i premtoi ndihmë të lënduarve.

“Ishte një tragjedi e madhe,” u tha ai gazetarëve.