11 maji/ Xhixho: Çdo votë për Ilir Metaj është garanci për demokraci

20
Sigal

Zëvendëskryetarja e Partisë së Lirisë dhe kandidatja për deputete e koalicionit PD ASHM në qarkun e Tiranës, Erisa Xhixho, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale, ku i bën thirrje qytetarëve të Tiranës që të votojnë për Ilir Metajn në zgjedhjet e 11 majit.

Ajo e cilëson kandidaturën e tij si një garanci për demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Në postimin e saj, Xhixho thekson rëndësinë e këtij procesi zgjedhor dhe mbështetjen ndaj Koalicionit “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, i cili mban numrin 1 në fletën e votimit.

Postimi i plotë: 

🔹 “Çdo votë për Ilir Metaj është garanci për Demokraci!” – shkruan ajo, duke theksuar se pjesëmarrja aktive e qytetarëve është thelbësore për të sjellë ndryshimin që vendi ka nevojë.

📍 Më 11 maj:

🗳 Voto Nr. 1 – Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
🗳 Voto Ilir Metaj – Qarku Tiranë

Fushata elektorale po hyn në fazën më intensive, dhe figura si Erisa Xhixho po luajnë një rol kyç në mobilizimin e elektoratit dhe në theksimin e vizionit politik të koalicionit.