Reforma në Drejtësi, Cutillo: Forcat politike të bashkëpunojnë, të pastrohet sistemi

534
Ambasadori italian Alberto Cutillo ka deklaruar nga Shkodra se reforma në drejtësi duhet të bëhet sa më shpejt me bashkëpunimin e të gjitha forcave politike. Nga tryeza e organizuar për reformën në drejtësi, Cutillo shprehu mbështetjen për integrimin e Shqipërisë.

“Mbështesim Shqipërinë, në procesin integrues. Rruga e reformave është e vështirë. Reforma më e rëndësishme është ajo në drejtësi. Duhet bashkëpunimi i të gjitha forcave politike. Reforma në Drejtësi duhet të bëhet sa më shpejt. Sistemi i drejtësisë duhet të pastrohet”, tha Cutillo.

Ambasadori italian ka folur edhe për protestat e opozitës. Cutillo deklaroi se protestat janë normale, por nuk duhet dhunë. “Protestat në demokraci janë normale. E rëndësishme të mos përfundojë në dhunë”, tha ai.
Sigal