Tritan Shehu: Sulmet e Rames ndaj BE e Frances shprehin orientimin e tij anti Perendim e Europe

452
Sigal

Sulmet e Rames ndaj BE e Frances shprehin orientimin e tij anti Perendim e Europe.
Ndjeva nje keq ardhje te madhe per vendin tim duke lexuar reagimin e drejte te Ambsades se Frances mike ndaj anatemimeve te Rames, qe jo vetem synojne te hedhin nje mjegullnaje mbi deshtimet e tij ndaj epidemise Covid.
Ato mbartin ne vet vete shume me teper, mbartin nje pozicionim te qarte politik te Rames, qe synon largimin e Shqiperise nga rruga Europiane e Perendimore, pikerisht sepse autokracia, shkeljet e demokracise, anti drejtesia, denigrimi e shperfillja e qytetareve jane te pa pranueshme per ate Familje te Madhe, se ciles ne i perkasim e ku aspirojme te jemi pjese integrale.
Kjo duket qartesisht ne te gjitha hapat politike, veprimet, pozicionimet, qe Rama ka ndermare ne te gjitha keto vite, me nje cmim te rende e te dhimbshem keto per Shqiperine, shqiptaret e te gjithe Rajonin tone.
Une e mirekuptoj Ambasaden e Frances kur e pyet Ramen, se si mund te akuzohet keshtu nga ai nje vend mik!
Por ceshtja une mendoj tashme duhet te shtrohet ndryshe: a e konsideron ai Francen, BE vende mike?
Sic duket ai ka nje tjeter koncept e drejtim per “vendet mike”, diametralisht e ndryshme kjo me ndjenjat e interesat jetike te shqiptareve ne terresi.
Fatmiresisht tashme 25 Prilli nuk eshte larg!