Pali Nito: Kur jemi kaq të pasur pse axheba jemi kaq të varfër?!

253
Sigal

 

E vërteta është se natyra ndaj vëndit tonë është treguar mjaft bujare me një klimë mesdhetare të mrekullueshme ku dominojnë ditët me diell, që hera herës alternohen edhe me shira që favorizojnë edhe prodhimin e kulturave bujqësore, perimeve e zarzavateve, prodhimin e ullinjve, vreshtarive, agrumeve, gështenjave etj, që konkurojnë denjësisht e me meritë me prodhimet e rajonit e më gjerë.  Natyra bujare e zemërgjerë e humane na ka falur një bregdet me gjatësi afro   400 km e të begatë ku dynden  me shumiçë turistë vendas e të huaj e për rrjedhojë sjellin të ardhura të konsiderueshme për buxhetin e shtetit. Gjithashtu natyra na ka falur  një nëntokë të pasur me vendburime  naftëmbajtëse e gazëmbajtëse e me minerale si krom, bakër, hekur, nikel, qymyr e deri te minerale të pasura si argjend dhe ar. Dhe si për ironi të fatit ndonëse jemi të pasur jemi shumë të varfër e sidomos disa shtresa të veçanta si pensionistët, ata që trajtohen me ndihmë soçiale, ata që marrin paga të ulta, të sëmurët kronikë që u boshatisen xhepat për blerjen e vijueshme të medikamenteve mjekësore, të çilat janë në kufijtë e mbijetesës.Tek ne pagat janë si në zajre ndërsa çmimet janë pa limit, pa doganë e pa fre. Pra një paradoks i çuditshëm që në fakt s’ka arsye të arsyeshme që të jetë një situatë e tillë dhe e pa dëshirueshme për qytetarët tanë hallexhinj e të pashpresë. Një tjetë pasuri e konsiderueshme janë ujrat e lumenjve si Buna, Drini, Mati, Shkumbini, Osumi dhe Vjosa, të çilët nëpërmjet ndërtimit dhe funksionimit e shfrytëzimit të hidroçentraleve prodhojnë energji elektrike për konsumatorët vendas dhe për eksport e që sjellin të ardhura në lekë e në valutë. Pra sikundër theksuam më sipër kemi pasuri të konsiderueshme, por fatkeqësisht e si për ironi të fatit jemi ekstremisht tepër të varfër . Dhe a e dini sepse? Arsyeja kryesore është se ajo menaxhohet dhe kullandriset keq e në favor të të korruptuarve. Pasurisë sonë në këto 30 vjet tranziçion i janë sulur si çakenjtë e ujqë të uritur e të babëzitur politikanë të të dy krahëve, ish pushtetarë dhe qeveritarë aktualë,lokalë dhe qëndrorë ,oligarkë, tenderistë, administrator, zyrtar me poste drejtuese, mashtrues dhe uzurpatorë e lloj lloj soj sorollopi, që turren me yrysh për të kapur ndonjë llokum të majmë e që kanë në pronësi apartamente, vila luksoze, makina moderne, llogari bankare brenda dhe jashtë vendit që arsimojnë fëmijët e tyre jashtë vendit duke shpenzuar shuma marramendëse.Theksoj se pazaret e allishverishet me pasuritë e vendit e të qytetarëve nuk kanë as fund dhe as mbarim e limit. Kështu nga informaçionet që unë disponoj më rezulton se po bëhen tentatia dhe manovra për t’u dhënë klientëve bregdetin dhe disa prona të lira e të ndryshme në disa qytete kryesore të vendit, prandaj Spak-u të reagojë në kohë e me reflekse të shpejta e të hetojë e të ndëshkojë këdo që ka shkelur kushtetutën .