Tritan Shehu: Rama është pengesa e integrimit të Shqipërisë, jo Bullgaria!

176
Teatraliteti i trios per “Jugosllavine e Re” ne Bled arriti nivelet me te larta te papergjegjshmerise me “sulmet” e Rames ndaj Bullgarise e BE.
Rama nuk ka pse te fshihet mbas Maqedonise se Veriut e as mbas problemeve te saj me Bullgarine, qe une uroj te kalohen sa me shpejt.
Ate nuk e ka vene kush as prokuror, as gjykates per Rajonin ndaj BE, shume shume mund te jete zedhenes i atij projekti Vucician.
Ai dhe te gjithe duhet te kuptojne se pengesa jone prej vitit 2014 ne procesin e integrimit nuk eshte as Bullgaria, as MV, as dhe BE.
Pengesa e vetme dhe e vertete eshte Rama, qe me koshience jo vetem nuk po ploteson kushtet e Berlinit e Brukselit, por po i shton duke kaluar tashme 15.
Te tjerat jane vetem alibira, qe ai perdor per te fshehur qellimin tragjik, ate te degdisjes se Shqiperise ne Lindje, ne ambjentin e autokracive e korrupsionit.
Edhe ky “Ballkan i hapur” a me mire “Jugosllavia e Re”, e lene nga Brukseli edhe ne Bled ne vetmine e atyre “tre mosketereve”, eshte se paku nje humbje kohe e energjish, ne mos dhe nje lidhje me Unionin EuroAzian te Moskes nepermjet Serbise.
Le te tregohemi nje here te sinqerte e realiste e te pranojme:
—Integrimi europian eshte nje proces individual i vendeve aspiruese, ai varet vetem nga plotesimi i standarteve nga secili prej nesh, pra nuk ka pse te fshihemi mbas njeri tjetrit.
Dhe per kete qellim ne na duhen projekte bashkepunimi Rajonal te drejtuara e garantuara nga Brukseli e vendet antare, si CEFTA a Procesi i Berlini, dhe jo te tilla okulte me promotor e garant Vucic, qe ne fakt ka firmosur per ate Unionin rus.
Dhe si mbyllje, dikush duhet t’i shpjegoje Rames se Ballkani Perendimor nuk eshte vetem kjo “trio”, eshte shume me gjere, eshte dhe Kosova si shtet i lire e i pavarur ne ate, ka dhe shtete antare te BE si Greqia, kemi dhe fqinje shume te afert si Italia, porten tone te madhe per ne Europe….
Sigal