Edi Rama: Duhet të bëjmë të pamundurën të rikonfirmohemi pas katër vitesh! Jam i trazuar pas kësaj fitoreje

213
Sigal

Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Rama e nisi fjalën e tij, duke thënë se PS ka arritur një rezultat historik, me fitoren e mandatit të tretë, por se ky do të jetë edhe mandati më i vështirë.

Kryeministri tha se PS duhet të bëjë të pamundurën, për t’u rikonfirmuar në një mandat të katërt dhe duhet të jetë pranë njerëzve.

Kjo është fitorja më e vështirë që kemi arritur. Fakti që jemi ne të parët që e arrijmë, flet për veçorinë dhe vështirësinë e posatçme të kësaj fitoreje. Kjo është fitorja jonë më e vështirë për t’u merituar. Ndryshe nga sporti, kur fitoret meritohen kur arrihen, në politikë meritohen vetëm pasi arrihen. 

E vetëkuptueshme, të katërtën do ta kemi më të vështirë se të tretën. Por, nuk e luan topi se detyra jonë ndaj atyre që na besuan dhe ndaj Shqipërisë, është të bëjmë të pamundurën të rikonfirmohemi pas katër vitesh. 

Sot do t’ju flas shumë hapur dhe do t’ju them se nuk kam qenë asnjëherë kaq i trazuar pas një fitore, sepse sa më shumë gara fiton, aq më shumë rrezikon të humbasësh sensin e vetë-korigjimit. Kjo sfidë e re, më të madhen e vështirësive ka vështirësinë e të kuptuarit të gjithë, e adresimit të nevojës për t’u përmirësuar më tutje. 

Dehja nga fitoret, fryrja nga vetëpëlqimi, nënvlerësimi i rivalëve, shpërfillja ndaj dobësive, qorrimi ndaj boshllëqe, shurdhimi ndaj kritikave, janë tipare të fituesve që kthehen në humbës. T’i shtrijmë sytë sa më para në horizont. Të gjejmë fuqi të reja për të parë veten dhe për ta parë fitoren e arritur me sy kritik“, tha ndër të tjera Rama.

Partia nuk mund të zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet, apo të mbahet si moçal i rretheve të privilegjuara“, deklaroi Rama ndër të tjera.