Dekriminalizimi i Kryebashkiakëve/ SPAK të marrë në dorë dosien e kryebashkiakut të Gramshit, pasi prokuroria e Elbasanit ka konflikt interesi

487
Sigal

Pse heshtin prokuroria dhe SPAK për skandalet e kryebashkiakut të Gramshit, Klodian Taçe

Është koha që SPAK të marrë në dorë dosien e zezë të bashkisë së Gramshit, pasi prokuroria e rrethit të Elbasanit ,pas zgjedhjeve të 25 prillit, ka konflikt të pastër interesi. Vëllai i kryeprokurorit të Elbasanit kandidoi dhe nga data 10 shtator do të jetë deputeti që përfaqson qytetin e Gramshit. Rreth 1 vit më parë këshilltarët socialist të Këshillit Bashkiak të Gramshit ju drejtuan me një letër të hapur Krueministrit Rama për mungesën e llogaridhënies publike të kryebashkiakut Taçe: Gramshi meriton më shumë dhe kryebashkiaku  është përfaqësues i klaneve dhe jo socialistëve të  ndershëm. Në letrën e tij njëri  prej  këshilltarve  socialistë të qytetit të Gramshit, Fatbardh Çekrezit  ngrinte shqetësimin se ky qytet ku neve sot po banojmë, nuk është ai që u premtuam votuesve tanë, pasi Gramshi i vërtetë nuk është ai që kryebashkiaku po menaxhon, drejton dhe reklamon në rrjetet sociale, nëpërmjet marketingut që bën. Gramshi i vërtetë është ky ku jemi, mes varfërisë, dyerve që përplasen në fytyrë, moszgjidhje të halleve, papunësisë dhe emigrimit masiv të djemve dhe vajzave të qytetit tonë. Blihen mjete me shuma (200 milionë), dhe nuk ka transparencë fare mbi procedurat e ndjekura dhe për gjendjen reale të tyre! Tenderat janë kthyer në objekt pasurimi për një klan të caktuar, dhe paratë e taksave të banorëve të Gramshit, por edhe ato të dhëna për qytetin nga qeveria dhe kryeministri Rama po shpërdorohen dhe kërkojnë hetim të menjihershëm  nga institucionet shtetërore, prokuroria dhe organet e hetimit. Duke shkelur ligjin si me kompetencat e këshillit, por edhe me organizimin e tij duke ndërhyrë edhe në institucione të tjera! Nuk na vihen në dispozicion Raportet ku konstatohen shkelje të rënda nga administrata mbi emërimet e Personelit të gjetura nga DAP apo raportet e tjera nga Komisionerët apo KLSH! Pikërisht për këto dhe shumë skandale të tjera, prokuroria e Elbasanit fillimisht nisi hetimet, por fushata elektorale dhe kandidimi I vëllait të kryeprokurorit të Elbasanit si deputet në zonën e Gramshit, duket se I vuri kapak skandaleve dhe vjedhjeve të kryera në bashkinë e Gramshit. Madje ata u mjaftuan duke thërrritur në prokurorinë e Elbasanit tre anëtarë të prokurimeve, duke harruar se kryetar i Entit Prokurues është Kryebashkiaku Taçe.

Kryebashkiaku i Gramshit 3 orë në Prokurori, çfarë dyshohet

Kryetari i Bashkisë Gramsh Klodian Tace, thirret në Prokurori. Mësohet se Taçe është marrë në pyetje nga Prokuroria e Elbasanit, përreth 3 orë si person që ka dijeni për një dosje hetimore. Kreu i Bashkisë Gramsh është marrë në pyetje në lidhje me një ngjarje të vjetër, kohë kur Taçe ka qenë punonjës i një kompanie private. Bashkë me të janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë. Klodian Taçe, sipas “abc-neës” ka patur edhe më herët probleme me drejtësinë, pasi është akuzuar se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, hetimin për vjedhje nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2009. Nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritete apo nga vetë Taçe, teksa pritet që në vazhdim të dalin detaje të reja në lidhje me këtë çështje.