Goditi me sende të forta makinën e plehrave, arrestohet 40 vjeçari në Sarandë/ Në pranga edhe 2 të tjerë

16
Sigal

Në prangat e policisë kanë rënë 3 persona për vepra të ndryshme penale në Sarandë.

40 vjeçari i arrestuar qe ka goditur me sende te forta mjetin dhe shoferin e pastrimit është Ilir Lame, shtetasi me iniciale L.S, nga Tirana  i arrestuar që ka vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli në Sarandë është Lilo Skëndi.

Ndërsa 38 vjeçari A.D nga Ksamili i arrestuar që ka ushtruar dhunë ndaj babait të vet dhe që gjatë shoqërimit në komisariat ka kundërshtuar punonjësit e policisë është Alban Dalanaj.

Njoftimi i policisë/ Sarandë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin I. L., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta automjetin që grumbullon mbeturinat e qytetit dhe drejtuesin e këtij automjeti.  

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi L. S., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në dhomën e një hoteli, në lagjen nr. 1, Sarandë.

Nga këta specialistë u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A. D., 38 vjeç, banues në Ksamil, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, si dhe gjatë shoqërimit në komisariat, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.