Rama: Reforma në drejtësi duhet të përfundojë në mars. Xhafaj: Rekomandimet, pas 20 shkurtit

442
Një ditë pas mesazheve të qarta të Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry, deputetet e PS janë mbledhur për të diskutuar për ato çështje që kryeministri Rama diskutoi me sekretarin Kerry, kryesisht për reformën në drejtësi.
Kjo reformë ka marrë edhe pjesën më të madhe të diskutimeve në mbledhjen e grupit parlamentar, ku Fatmir Xhafaj ka bërë një përmbledhje se deri në çfarë faze ndodhet reforma.
Burimet brenda PS-së bëjnë të ditur se kryetari i komisionit të poasçëm të reformës në drejtësi ka thënë se priten që rekomandimet paraprake të komisionit të Venecias të vijnë pas 20 shkurtit.
Zoti Xhafaj e ka quajtur emergjente reformën: “Eshtë emergjente nevoja për të reformuar sistemin e drejtësisë . Drejtësia po përballet me korrupsion në nivele të larta. Presim rekomandimet paraprake të Venecia pas 20 shkurtit”
Ndërkohë kryetari i PS-së Rama mësohet të jetë shprehur: Duhet të nxitojmë me reformën në drejtësi. Është bërë punë voluminoze. Reforma duhet të përfundojë në mars. Kemi mbështetjen e partnerëve për reformën 
Çështja e reformës në drejtësi mbahet në vëmendje edhe për shkak të garancisë që kryeministri Rama dha përpara Sekretarit Kerry që do të miratohet në 19 mars.
Zgjedhja e delegateve te kongresit
Po ashtu një çështje tjetër që pritet të diskutohet në mbledhjen e grupit parlamentar të PS është edhe zgjedhja e delegatëve për kongresin.
Këtë fundjavë u zhvilluan zgjedhjet e delegatëve për Kongesin e 19 marsit në 4 qarqe, Korçë, Elbasan, Fier dhe Berat.
Zgjedhja e delegatëve për kongres në qarkun e Elbasanit u kritikuan ashpër nga deputeti Ben Blushi, i cili tha se delegatët po emërohen dhe nuk po zgjidhene. Gjatë procesit të votimit në Elbasan, deputeti Ben Blushi pati edhe një debat me deputetin socialist, Taulant Balla.
Sigal