Spaho: Rama-Meta marrin në mbrojtje Kokëdhimën, internojnë deputetët armiq

486
rej më shumë se 3 javësh, ka një kërkesë zyrtare në Kuvend për heqjen e mandatit të deputetit Kokëdhima, i cili është kapur duke shkelur Kushtetutën në 150 raste, pasi ka përfituar fonde publike përmes biznesit të tij privat. Edhe pas insistimit të PD që rasti i Kokëdhimës të trajtohej në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, sërish Edi Rama dhe Ilir Meta e kanë marrë në mbrojtje deputetin e tyre mik, dhe kanë vepruar me urgjencë ndaj deputetëve të padëshiruar tashmë prej tyre.
Edi Rama dhe Ilir Meta manifestuan sërish standard të dyfishtë për të njëjtën çështje, duke marrë në mbrojtje Koço Kokëdhimën, dhe duke internuar deputetët armiq të partisë.
Prej më shumë se 3 javësh, ka një kërkesë zyrtare në Kuvend për heqjen e mandatit të deputetit Kokëdhima, i cili është kapur duke shkelur Kushtetutën në 150 raste, pasi ka përfituar fonde publike përmes biznesit të tij privat.
Edhe pas insistimit të Partisë Demokratike, që rasti i Kokëdhimës të trajtohej në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, sërish Edi Rama dhe Ilir Meta e kanë marrë në mbrojtje deputetin e tyre mik, dhe kanë vepruar me urgjencë ndaj deputetëve të padëshiruar tashmë prej tyre.
Duke e trajtuar rregulloren, ligjin dhe Kushtetutën sipas humorit dhe interesave personale, Edi Rama dhe Ilir Meta po thellojnë padrejtësinë në vend.
Shkelja e Kushtetutës nga Kokëdhima është një akt i rëndë, dhe po aq e rëndë është shkelja e ligjit e rregullores dhe e Kushtetutës që bëjnë Rama e Meta duke marrë në mbrojtje deputetin e tyre.
Partia Demokratike e dënon këtë politikë selektive të Edi Ramës, të ndalimit të ligjit dhe procedurës për mikun e tij.
Përfituesin e paligjshëm të fondeve publike, nuk do të mund ta shpëtojë as miku i tij kryeministër, as kryetari i parlamentit.
Kushtetuta do të zbatohet dhe do të ketë drejtësi, do apo nuk do Edi Rama dhe Ilir Meta.
Sigal