IGJEUM: Temperaturat do të arrijnë deri në -15 °C

270
Sigal

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se vendi do të përballet me ulje të ndjeshme të temperaturave.

Sipas IGJEUM pasditen e sotme dhe gjatë ditës së nesërme pritet të ketë reshje lokale të dobëta në disa zona të lokalizuara.

Ndërsa në zonat malore në juglindje të vendit, mbi 500 metra mbi nivelin e detit priten reshje në formë dëborë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet që në bregdet të arrijnë -1 / 5 °C, në vendet e ulëta -4 / 2 °C dhe në vendet malore -15 / -3 °C.