Jugerta Jahja, LSI Korçë:Kamenica e Korçës e lënë në harresë nga Rilindja. Bashkia fokus klientelizmin dhe jo shërbimin ndaj qytetarëve në Kamenicë !

431
Sigal

Kamenica, si një ndër zonat më të hershme të komunës Mollaj ,një zonë që mbart vlera historike dhe kulturore,është lënë në hije nga investimet e Bashkise Korçë.
Falë neglizhencës së kësaj Bashkie që punon vetëm për klientelizmin ky fshat sot po përballet me probleme të shumta,si mungesë investimi në infrastrukturë, ndricimit publik në rrugët kryesore gjë e cila rrezikon banorët dhe automjetet.
Mos marrja e masave për pastrimin e kanaleve kulluese ka bërë që lumi i këtij fshati,shtrati i të cilit është dëmtuar dhe në rast rreshjesh të dendura rrezikon përmbytjen e banesave përreth.
Gjithashtu mospërfillja nga ana e Bashkisë për kanalizimin e ujërave të zeza të cilat në një pjesë të fshatit Kamenice janë lënë në sipërfaqe, bëhen shkak i përhapjes të infeksioneve tek banorët.
E perpos këtyre problemeve,vlen të theksohet se niveli i ulët i ekonomisë, ka nxitur emigracionin dhe largimin e të rinjve nga ky fshat.
Por në 25 Prill rikthejmë vëmendjen tek Kamenica dhe banorët e saj.
Ne 25 Prill vota e banorëve do rrezojë nga pushteti qeverinë e klientelistëve.