Tirana u duhet kthyer shqiptarëve

326
Sigal

Nga Alba Kepi

101 vite më pas, Tirana sot ka frikë nga jeta!

Tirana i duhet kthyer shqiptarëve!

Sot pas një shekull e një vit nga momenti historik që imponoj e bashkoj atdhetarë, luftëtarë, klerikë, të krijojnë qeverinë e lirë shqiptare, Tirana i duhet kthyer shqiptarëve.

U mbushën plot një shekull e një vit nga 11 shkurti  1920, kur kjo qeveri e lirë hyri në Tiranë duke e shpallur atë  Kryeqytet.

“Mbledhja kombtare jep fjalën e nderit e besën e shqiptarit duke u betuar në emën të perëndis se deri sa Këshilla e Naltë vepron mbas ligjet të Shtetit tue ruejtun indipendencën e plotë të Shqipnis me mish e me shpirt, do të jetë mbrojtës e përkrahës i gjithhershëm i kësaj Këshille” qe betimi i përfaqësuesve në Kongresin e Lushnjës, betim që u thye në besë nga hordhia komuniste.

E askush nuk e kishte menduar se 101 vite më pas, Tirana që nuk pati frikë nga vdekja e robëria e komunizmit, sot ka frikë nga jeta!

Dhimbja loton, zemërimi ulëret, por frika, eh frika për jetën ka mbërthyer zemrën e banorëve të saj.

Si një hamshor material që përdor qytetin vetëm për nevojat e tij fizike,  Er armiku i jetës,  shkon në ekstazi nga ideja e shuarjes së qytetit, zhdukjes së tij.

Nxjerr kurrizin e pështyn fjalët; “në fund të fundit unë vec ta kërkova dhe ti ma lejove!”

I fshehur nën pushtetin që i ka dhënë qyteti-kryeqytet, Er armiku i jetës, është i paprekshëm.

Er armiku i jetës, është komod për oportunistët.

Er armiku i jetës, është si ajo xhaketa blu e cdo mashkulli i dobishëm apo si fustani tub i zi në garderobën e grave, që mbaron punë në halle e gëzime.

Er armiku i jetës është gjithkund.

Në fabrikën e tij prodhon lajme, i konfeksionon me shtupa leckash e kuti autoricikimesh, e i shpërndan në media si peshq të ngrirë që vijnë nga deti e që akush nuk pyet nëse vjen nga frigoriferi i ftohtë (0 gradë) apo i akulltë (-18 gradë). C’rëndësi ka po si ushqim deti do të shtrohen mbi tavolinë!

Er armiku i jetës qep si grepi i njalës. Rrëshet e nuk prononcohet kurrë mbi politikën, mbi parlamentin, mbi përgjimet, mbi dyshimet , mbi bandat, mbi vjedhjet, plehrat e ekonominë, mbi vrasjet e sigurinë.

Er armiku i jetës është i paprekshëm. E trajton Tiranën si place lufte e rrobat e pista i zhulos brenda trarëve të bashkisë.

Er armiku i jetës është memec. Nuk flet me banorë, nuk ulet në asnjë konferencë për shtyp. I mjaftojnë banorët e borderos së catisë së tij, ustallarë të zotë në qëndisjen e kronikave-flamuj mediatikë.

Er armiku i jetës mbjell pemë, e gjelbërimi i tij pjell vec smog e ndotje!

Er armiku i jetës me prepotencë zgërdhihet e nuk do t’ja di pse është rritur kaq shumë numri i të sëmurëve me tumor në Tiranë? I hingërin pyetjeve; Sa përqind rritet cdo vit numri i të sëmurëve me diabet? Pse ka kaq shumë fëmij të sëmurë? Sa persona vuajnë nga tensioni i lartë e sëmundjet e lëkurës?  Sa është numri i të sëmurëve mendorë e i vetëvrasjeve?

Er armiku i jetës filmon takimet me fermerët po nuk do t’ja di sa prej tyre kanë falimentuar?

Ku i shesin prodhimet? Sa i kanë  taksat? Sa banorë të qytetit jetojnë sot në varfëri ekstreme?

Er armiku i jetës xhiron ushqimet falas për banorët e qytetit e nuk ka një raport se sa prej tyre jetojnë sot në varfëri ekstreme!

Er armiku i jetës gatuan nëpër mensa por nuk ka interes të di se me cfarë mielli gatuhet buka që furnizon furrat!

Er armiku i jetës premton por s’pranon të përgjigjet se ku është tramvaji i premtuar? Metroja revolucionare? Tirana qyteti ekologjik?

Er armiku i jetës lëshon leje kullash 20% por nuk jep të dhëna se sa banorëe u ka vjedhur pronat e shtëpitë.

Er armiku i jetës autofotografohet  me fëmijët në krah ndërsa në rrugët e Tianës shtohen fëmijët që lypin e që shfrytëzohen në punë!

Er armiku i jetës viziton biznese por nuk kontrolllon kurrë sa punonjës kanë një kontratë të rregullt pune e sa punëtorë punojnë të siguruar.

Er armiku i jetës trajtohet “like a very popular people”. E quan veten lali, shtiret të flas në tironce, vishet alla Renzi o Blair, e si majdanoz e gjen në cdo festë kulturore, event artistik, manifestim sportiv e në … hetime.

“Tirana që ti do ” o Er është vazhdimi i telenovelës horror “Tirana që ti doje”, e që sot  e arrite.

Tirana që ti doje sot është qyteti ku njerëzit vdesin nga ndotja e ajrit, e ku sipas raportit të UNEP (agjensia globale për ambientin) në cdo ditë të vitit smogu kapërcen shumë herë limitet e OMS (Organizata Botërore e Shëndetit) e disa herë limitet zemërgjera të vendosura nga BE.

Në Tiranën që ti doje, ajri është mbytur me qymyr e centralet termoelektrike ushqehen me linjit i cli po helmon tokën. Varfëria i ka cuar njerëzit të përdorin dru e qymyr për t’u ngrohur.

Tirana që ti doje o Er   armiku i jetës, është qyteti pa identitet, sepse ti e zhduke duke u nis nga sheshi më i madh i tij. E ke kthyer në një pyll me drunj shterpë e gura pa forcën naturale të rëndesës. E ke mbyllur sheshin tonë si një qark minjsh e rrethuar si një tel kullë gjëmbash të një sipërfaqë që i  tundet dheu nën këmbë e dhimbja e tokës i ka krijuar barkun majucë. Tirana jote o Er armiku i jetës,  nuk ka një vend ku ruhet historia. I vetmi muze është ai i orëve në Kullën e Sahatit por që është ngritur mbi 20 vite më parë e ti nuk ke shtuar asgjë vec një dyqani soveniresh buzë tij. Tirana jote është pa histori o Er armik i jetës, se ti qëllimisht e le kështu pasi narcizismi inatcor i inferioritetit tënd nuk pranon dot që ne nuk do të quajmë kurrë lali.

Nuk kemi një stendë ku të nderojmë patriotët që luftuan për lirinë e demokracinë në qytetin tonë, një sallë ku të lexojmë emrat e themeluesve të qytetarisë sonë, një muze ku të mos harrojmë se gjithcka në këtë qytet nisi nga dashuria për tokën, banorët, kulturën e fenë.

Tirana jote o Er armik i jetës është plot me qofte e birra nëpër kioska panairesh pa shpirt e moral.

Tirana jote o Er armik i jetës, bën monument kulture shtëpinë e Kadaresë, në një pallat të shëmtuar të epokës komuniste që  rri në këmbë si trekëndëshi i Bermundës nën tundimet paranormale, ndërsa vilat e shtëpitë tona karakteristike pasuria e vërtetë arkitektonike e qytetit po zhduken nga harresa e fatit e grabitja e fallsifikimi i pronave.

Tirana jote o Er ka ujin me orar, e drita që pa orar ikin e vijnë, ka pallatet me depozita ne hava e banjot me bidona me ujë.

Tirana jote o Er ka makina që kalojnë nga lagja më lagja e shesin ujin për të pirë se ai i rubinetit sjell vec sëmundje.

Tirana jote o Er ka parkingje poshtë pallatit që nuk të lejnë me hy në shtëpi pasi i forti i ardhur, punonjës i yti i ka fut një hu hekuri në tokë që e hap e mbyll me celës sa herë që ai do.

Tirana jote o Er armiku i jetës, ka artistë të huaj që ti i promovon në shkëmbim të kush dreqi e di se cfarë, e të vetmen godinë arti e shembe me të nëjtën metodë e pabesi si paraardhësit e tu komunistë!

Tirana jote o Er armiku i jetës, ka tregun e Pazarit të ri me frutat, perimet e gjëja e gjallë qe nuk vijne nga fshatrat përreth e me cmime lirë, por tezga mallrash të magazinuar me muaj nëpër depozita portesh që i bëjnë sfond vec istagramit.

Er armiku i jetës sa të pëlqen të quhesh lali?!.. por për ne je vec halli!

Lali për tironsit është njeriu i shtëpisë, vëllai, miku, baba, nipi, njeriu që nuk ta ka me hile, njeriu që kur hyn e del nga shtëpia të thotë mirë të gjetca o mirë se të gjeta.

Lali ynë ka fe e atdhe e nuk ka nevoj të paguaj ustallarë për make up të fytyrës së tij.

Lali ynë o Er armik i jetës, ka një dashuri hyjnore për Tiranën kurse ti vec e ke shit për thasë me letra thesaresh e landfille plehrash.

Tirana jote o Er armik i jetës nuk është e imja e as ti nuk do jesh kurrë lali im.

101 vite më pas Tirana ime duhet t’i kthehet shqiptarëve e Tiranës tonë dashuria për jetën.