Nonda Buxhuku: Nga indeksimi i pensioneve, përfitojnë vetëm ish-ministrat, deputetët dhe zyrtarët e shtetit

273
Sigal

Analizë nga Nonda Buxhuku: Gjatë 9 viteve të qeverisjes së ‘Rilindjes’, pensionet nuk janë rritur realisht asnjë vit. Ato vetëm janë indeksuar, që do të thotë se janë në nivelin e 9 viteve më parë. Nga indeksimi i pensioneve me 6%, përfitojnë vetëm ata që kanë pensione të larta si ish-funksionarët e shtetit, deputetët, ministrat etj, pasi 6% i pensionit 450 mijë lekëve është sa 3-fishi i pensionit 150 mijë lekë. Pra ata që kanë pensione të mesme dhe të ulta do marrin 300% më pak. Por qeveria në fuqi nuk ka asnjë rrezik nga 674 mijë pensionistët, të cilët ruajnë akoma parullën e PPSH: “Edhe bar do hamë, por socializmin nuk e tradhëtojmë”, ndërsa tani parullën e quajnë “Edhe bar të hamë, PS do votojmë”. Ja përllogaritja e plotë.

Kështu qeveria në fuqi nuk ka asnjë rrezik nga 674 mijë pensionistët, të cilët ruajnë akoma parullën e Partisë së Punës: “Edhe bar do hamë, por socializmin nuk e tradhëtojmë”, ndërsa tani parullën e quajnë “Edhe bar të hamë, Partinë Socialiste do votojmë”.

Gjatë nëntë viteve të qeverisjes socialiste, pensionet nuk janë rritur realisht asnjë vit. Ato vetëm janë indeksuar: që do të thotë se janë në nivelin e nëntë viteve më parë. Pra, nëntë vitet e fundit pensionistët nuk kanë ndjerë asnjë përmirësim në jetesën e tyre. Por, këtë vit gjendja ekonomike e pensionistëve është përkeqësuar akoma më shumë. Kjo nga kriza që ka shpërthyer kudo si rezultat i agresionit rus ndaj Ukrainës, ku ndër të tjera ka një rritje të madhe të çmimeve të produkteve bazë ushqimore, krahas rritjes së çmimit të energjisë elektrike, karburanteve etj. Për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë gjatë kësaj krize, përfshirë këtu edhe pensionistët, në ballafaqimin e rritjes së çmimit të ushqimeve bazë, qeveria miratoi një paketë anti krizë që muajt prill, maj dhe qershor familjeve të pensionistëve ju dha një shtesë prej 3 mijë lek në muaj. Kjo shtesë ndonëse nuk mbulonte plotësisht rritjen e çmimeve gjithmonë në rritje, përsëri u mirëprit nga pensionistët. Ndërsa për muajt e verës nuk u dha asnjë shtesë duke u rënduar gjendja e tyre akoma më shumë. Ditët e fundit u komunikua paketa e dytë antikrizë, ku për pensionistët, është parashikuar indeksimi i pensioneve në masën 6%. Këtu dua të ndalem pak për të sqaruar; Ç’është indeksimi, çfarë merret parasysh në llogaritë e indeksimit dhe a përfaqëson në çdo rast llogaritja e indeksit të çmimeve të vërtetën? Dhe në fund: në rast krize si kjo që jemi a është më mirë indeksimi i pensioneve apo të jepet shtesë me shuma fikse sipas ecurisë të ulje-ngritjes së çmimeve nga një periudhë në tjetrën. Llogaritja e indeksit të përgjithshëm të çmimeve bëhet për të parë ndryshimin e çmimeve midis dy periudhave llogaritëse. Llogaritja e indeksit të çmimeve mund të jetë vjetore, tremujore, ose mujore. Njëra periudhë(e mëparshmja) quhet periudha bazë, ndërsa periudha tjetër (pasardhëse) quhet periudha raportuese. Instituti i Statistikave llogarit indeksin mesatar vjetor të çmimeve për të gjitha produktet në shkallë vendi. Indeksi që del nga kjo llogaritje shërben për korrektimin e pagave vjetore, për llogaritjen e pensioneve. Një llogaritje tjetër është ajo e pensionit që përfshin artikujt e shportës dhe rezultati që del në formë koeficenti ose përqindjeje shërben për të llogaritur indeksimin e pensioneve çdo vit. Mund të bëhen edhe indeksime për grupe të veçanta produktesh sipas nevojave, që mund të paraqiten. Kështu këtë vit janë llogaritur pensione çdo muaj gjatë periudhës së krizës për të llogaritur ndikimin e rritjes së çmimeve të prudukteve të shportës të cilat janë publikuar për muajin maj 6% rritje, 7% për muajin qershor, 7.5% për korrikun dhe 8% për muajin gusht. Këtu lind një pyetje.

“Le ta marrim si të mirëqënë 3 mijë lekëshin, që u dha në tremujorin e dytë për çdo muaj. Të marrim tani edhe një pensionist, që jeton i vetëm me një pension prej 15 mijë lekë në muaj. Me indeksimin prej 6%, ai do të marrë për muajin tetor 900 lekë (15 mijë x 6%=900 lekë). Pra ai do të marrë 2100 lekë më pak. Le të marrim tani edhe një familje me dy pensionistë që marrin bashkarisht 30 mijë lekë në muaj. Me 6% shtesë ata do të marrin të dy 1800 lekë( 30000 x 6%= 1800 lekë), prapë 1200 lekë më pak.”

A përfaqësojnë këto indekse në kushte krize të vërteten dhe të merret si bazë për të indeksuar pensionet. Jo, ato nuk përfaqësojnë të vërtetën dhe ja pse: Llogaritja e indeksit të përgjithshëm të çmimeve për shportën e mallrave bëhet mbi bazën e 93 artikujve. Këtu përfshihen përveç artikujve të ushqimit për nevoja të përditshme si buka, qumështi dhe nënproduktet e tij (djath, gjizë gjalpë etj), vaj luledielli, vezë, mish, miell, oriz, makarona etj, perime e fruta. Këtu përfshihen edhe artikuj të tjerë të konsumit periodik dhe me afat të gjatë. Në fakt ngritje çmimesh janë vërejtur në artikujt kryesor të konsumit të përditshëm dhe jo për të gjithë artikujt e shportës. Tani duke futur në llogaritjen e indeksit të çmimeve edhe artikujt, që nuk kanë pësuar rritje, kuptohet, që indeksi mesatar i çmimeve rezulton me ulje dhe nuk përfaqëson të vërtetën e rritjes së çmimeve, që prek direkt xhepat e qytetarëve dhe në veçanti të shtresave në nevojë. Prandaj, krahas llogaritjes së indeksit të përgjithshëm për të gjithë artikujt e shportës në situata krize siç jemi, është mirë të bëhet edhe një llogaritje tjetër dhe vetëm për artikujt që kanë pësuar rritje. Në fakt çmimet e mallrave ushqimor të përditshëm janë rritur mbi 10%. Ka edhe artikuj, që janë rritur me 20,30,40,50 % etj, pra rritje këto me dy shifra dhe që dalin më të larta se ato që janë raportuar dhe që janë nën 10%. Duke bërë disa llogaritje mund të gjykojmë nëse për mbulimin e rritjes së çmimeve, është e mjaftueshme llogaritja e indeksit të pensioneve me 6% siç është miratuar. Për ta saktësuar tani se duhet marrë ose jo ky lloj indeksi apo duhet të vazhdohet me dhënien e ndihmës në shuma fikse për çdo muaj le të bëjmë disa llogaritje. Le ta marrim si të mirëqënë 3 mijë lekëshin, që u dha në tremujorin e dytë për çdo muaj. Të marrim tani edhe një pensionist, që jeton i vetëm me një pension prej 15 mijë lekë në muaj. Me indeksimin prej 6%, ai do të marrë për muajin tetor 900 lekë (15 mijë x 6%=900 lekë). Pra ai do të marrë 2100 lekë më pak. Le të marrim tani edhe një familje me dy pensionistë që marrin bashkarisht 30 mijë lekë në muaj. Me 6% shtesë ata do të marrin të dy 1800 lekë( 30000 x 6%= 1800 lekë), prapë 1200 lekë më pak.  Që të marrin dy pensionistë të një familjeje 3 mijë lekëshin, që kanë marrë për muajt prill- maj- qershor duhet të kenë të ardhura 50 mijë lekë gjithsej nga pensionet (50000 x 6%= 3000), por janë të rrallë ata pensionistë që kanë të ardhura 50 mijë lekë pension. Që këtej kuptohet se nga indeksimi i pensioneve me 6%, përfitojnë vetëm ata që kanë pensione të larta, ndërsa ata që kanë pensione të mesme dhe të ulta do marrin më pak nga çfarë kanë marrë dhe kjo do të ndikojë në përkeqësimin e gjendjes së tyre të jetesës.

“Që të marrin dy pensionistë të një familjeje 3 mijë lekëshin, që kanë marrë për muajt prill- maj- qershor duhet të kenë të ardhura 50 mijë lekë gjithsej nga pensionet (50000 x 6%= 3000), por janë të rrallë ata pensionistë që kanë të ardhura 50 mijë lekë pension. Që këtej kuptohet se nga indeksimi i pensioneve me 6%, përfitojnë vetëm ata që kanë pensione të larta, ndërsa ata që kanë pensione të mesme dhe të ulta do marrin më pak nga çfarë kanë marrë dhe kjo do të ndikojë në përkeqësimin e gjendjes së tyre të jetesës. . Marrin më shumë ata që kanë pensione të larta si  funksionarë shteti, deputetë, ministra, profesora etj, ndërsa marrin më pak ata që kanë pensionet më të ulta”

Në rastin e pagave kush merr më shumë paguan taksa më shumë, ndërsa kush merr më pak ose përjashtohet nga taksa ose paguhet shumë pak. Ndërsa në rastin e pensioneve me indeksimin që është parashikuar prej 6% ndodh e kundërta. Marrin më shumë ata që kanë pensione të larta ( funksionarë shteti si deputetë, ministra, profesora etj), ndërsa marrin më pak ata që kanë pensionet më të ulta. Dhe më në fund. Pensionistët votojnë gati të gjithë dhe votën e tyre në pjesën dërrmuese e japin për Partinë Socialiste. Kështu qeveria në fuqi nuk ka asnjë rrezik nga 674 mijë pensionistët, të cilët ruajnë akoma parullën e Partisë së Punës: “Edhe bar do hamë, por socializmin nuk e tradhëtojmë”, ndërsa tani parullën e quajnë “Edhe bar të hamë, Partinë Socialiste do votojmë”.