“Ç‘luftë more?! Këta kanë nja 7 vite që janë me maska”, Lefter Maliqi nuk lë gjë pa thënë nga foltorja e Kuvendit: Hiqini, mos kini frikë!

416
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi ka hedhur një sërë akuzash të rënda ndaj qeverisë në kuadër të luftës kundër koronavirusit. Maliqi e ka akuzuar qeverinë se po bën vetëm show mediatik dhe nuk po e menaxhon siç duhet situatën.

Maliqi iu bëri thirrje deputetëve të heqin maskat jo ato kirurgjikale, por ato të fytyrave dhe mos jenë si aktorë të pështirë.

”Edhe në këtë situatë të dytë fatkeqësie edhe pse është pandemi globale, po shihni në parlament që po bëjnë shoë ndërsa të gjithë sot më shumë se kurrë e kemi treguar se jemi të barabartë dhe nuk është asgjë pasuria apo

Këta kanë nja 7 vite që janë me maska por dua t’ju them që në të dyja fatkeqësitë edhe në tërmet edhe në pandemi kemi parë aktrim dhe madje këta janë aktorë të pështirë. Ministra me garuzhde dhe përparëse, madje dhe me lotë krokodili, madje dhe me qeset. Thonë 200 mijë familje, shifra mashtruese ndërkohë që kanë gjithë pushtetet.

Mos kini frikë hiqini maskat. Keni marrë 2 autoambulanca, ky mbrapa e di veten prefekt, ka nxjerrë ushtritë, luftë me mullijtë e errët. Ç’luftë more, kjo është sfidë që do e kalojmë me këshillat e ekspertëve. ”- tha Lefter Maliqi.