Nga Prof.Dr.Tritan Shehu: Njerëz, rreziku nga cënimi i demokracisë është më i madh se ai nga Virusi!!!

363
Sigal

Te gjitha rregjimet autokratike ne bote, duke shfrytezuar kete ballafaqim me pandemine po perpiqen te kufizojne me thelle demokracine, duke konsoliduar pushtetet e tyre, nen formula te “sheqerosura”, kjo po ndodh edhe me ndryshimet ne Kodin Penal.
Keshtu perfituan Lenini, Hitleri e Musolini nga krizat e atehereshme ekonomike, rregjimet komuniste nga krizat e mbas luftes, kjo po tentohet edhe sot ne vendet me demokraci te cenuar.
Ndryshimet e sotme ne Kodin Penal, demostrimi i armeve e autoblindave neper rruge, menyra hermetike si merren vendimet, koncentrimi e centralizimi alla Kim Jong-un i cdo gjeja, jane sinjale te qarta te rrezikut te madh qe po i kercenohet demokracise sone tashme te deformuar.
Dhe kjo po ndodh edhe ne Shqiperi, nje vend pa Parlament, pa Gjykate Kushtetuese, pa Gjykate te Larte, pa Qeverisje Vendore, pa demokraci funksionale me nje fjale…!
Rreziku shumefishohet e evidentohet edhe per faktin se vendet nga merren keto modele nuk jane e nuk nund te jete Perendimi e BE, por prej diku, aty ku demokracia eshte e handikapuar.