Flet për gazetën “TELEGRAF” një nga kandidatët për kryetar i partisë minoritare MEGA, zoti Stefanos Maridhis
Bisedoi Agron MEMA
Një nga partitë e minoritetit etnik grek, MEGA, e krijuar në vitin 2011 si alternativë e djathtë dhe nacionale, por kjo mbeti vetëm në letër se prej 12 vitesh të ekzistencës së saj, ajo është pjesë e koalicionit politikë me PS-së. Nga kjo marrveshje politike ka mundur të fitojë me shumicën e votave socialiste tri mandate të kryetarit të bashkisë Foinike si dhe prej disa muajsh kryetari i saj Kristaq Kiço është emëruar Prefekt i qarkut të Vlorës. Kjo parti, pas 13 vitesh ekzistence, është përfshirë për herë të parë në zgjedhjet e saj të brendshme politike,- thonë kandidatët kandidues. Gjatë këtyre 13 viteve të ekzistencës së sajë në skenën politike shqiptare, është drejtuar nga Kristaq Kiço, i cli në këto zgjedhje të brendshme politike nuk garon për të mbajtur postin e kryetarit për t’u rizgjedhur. Kështu ka lënë shtegun të lirë për tri kandidatura konkuruese. Ato janë: 1- Ziso Lluci, aktualisht drejtor i drejtorisë arsimore Finiq-Dropull si dhe një nga themeluesit dhe drejtuesit kryesor të partisë MEGA. 2- Lefter Nika, mjek i njohur në Sarandë dhe Greqi për operacione kockore. 3- Stefanos Maridhis, biznesmen dhe ish drejtor i drejtorisë së pyje –kullotave në bashkinë Finiq, një nga bashkitë më të mëdha përsa i përket administrimit të hapësirës gjeografike
PYETJE- Zoti Stefanos! Fillimisht përshëndetje. Para se të nisim bisedën tonë lidhur me ambicjen tuaj politike,le t’i bëjmë të ditur lexuesit tonë se kush është personaliteti i z. Stefanos Maridhis?
Përgjigje:-Përshëndetje stafit të gazetës suaj dhe faleminderit për mundësinë që më jepni të shpalos dhe të bëj të qartë programin dhe vizjonin tim, të alternativës sime që do të eplementoj nëse mundësohet nga vota e antarësisë së partisë MEGA zgjedhja e kandidaturës sime si kryetar i saj. Sot jam biznesmen. Me profesion jam agronom dhe kam kryer studimet e larta në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës. Kam punuar nga vitet 1976-1978 si intelektual në ish NB-Vrinë. Kam qenë anëtarë i këshillit bashkiak të bashkisë Finiq dhe për një periudhë të gjatë edhe si drejtor i drejtorisë pyje-kullota të kësaj bashkie. Për një farë kohe emigrant.
PYETJE-Pse vendosët kandidaturën për kreun e partisë MEGA? Cila është shtysa juaj drejt kësaj ambicjeje politike? Çfarë do të mundni të ndryshoni?
PËRGJIGJE:-Po! E qartë pyetja juaj. Unë vendosa të kandidoj për shumë arsye, por do të nënvizoj tre prej tyre si më kryesoret. E para për vet faktin se partitë politike krijohen dhe rriten edhe si ndicje të boshllëqeve që krijohen gjatë funksionimit dhe aktivitetit të tyre politikë në skenën aktive të politikave që ekzistojnë dhe funksionojnë në momente të ndryshme të këtij aktiviteti. MEGA u krijua si forcë politike me orientim të spektrit të djathtë, të paktën kështu u deklarua fillimisht në prezantimin e programit të saj. Por gjatë udhëtimit të saj politikë, papritmas preu timonin dhe mori kursin majtas. Realisht, falë kësaj marrveshjeje politike me PS-në ka fituar kreun e bashkisë për tri mandate rresht si dhe sot , prej disa muajsh, kreu aktual i MEGA Kristaq Kiço është emëruar në detyrën e postit të Prefektit të Vlorës, ndërkohë që më parë të pesë njësitë e sotme administrative të kësajë bashkie, ish komunat ishin bastion i PBDNJ-it. Fakti është që të dyja këto forca politike minoritare janë shoqëruar me debate dhe polemika të forta deri në një divorc politikë. Mos është kjo një sfidë politike nga ana e MEGA ndaj PBDNJ-it? Si e konsideroni këtë fakt? Cili është mendimi dhe qëndrimi juaj konkret? A do të vijojë kjo aleancë politike me PS-në nëse kandidatura juaj do të fitojë drejtimin e partisë?
PËRGJIGJE:-Siç nënvizova edhe në fillim të bisedës, partitë krijohen për të qeverisur nëse alternativa e tyre merr shumicën elektorale, ose të bëhen pjesë e qeverisjes për mbrojtjen e interesave të votuesve që i kanë zgjedhur dhe mbarë komunitetit që përfaqësojë. Vendimet politike të çdo partie për të bashkëpunuar me një parti tjetër, kjo ose qeverisëse , ose opozitare, rëndësi ka të mbështesin interesin publik. Kjo mirret me vendim kolegjial, të përbashkët të organeve dhe strukturave të partisë, kjo e përcaktuar qartazi në statutin politik. Deri më sot kjo nuk ka ndodhur dhe këto vendime janë marr nga individë të caktuar ose grupime individësh, të cilat nuk i përmbahen statutit, por e kanë shkelur rëndë atë. Shpreh një respekt shumë të madh për PS-në për mbështetjen që n’a ka dhënë, por shtoj se nga ana tjetër ky lloj bashkëpunimi me PS-në ka qenë si dy pronarë që mbjellin në një arë të përbashkët dhe në korrjen e prodhimit të produktit bujqësor, për shembull grurin, ndarja e tij bëhet në një mënyrë që deri më sot nuk ka dhënë rezultatin e pritshmërisë. Dhe më konkretisht po e lustroj thjeshtë. Po ta shndrojmë prodhimin në kg. PS-ja nga 100 kg. të prodhimit merr 90%, ndërsa neve na jep 10% të saj, kjo e pavlefshme as për t’a mbajtur për farë në mbjelljet e vitit të ardhshëm. Ja, kështu ka funksionuar dhe funksionon kjo marrveshje. Ndaj e cilësova si marrveshje individësh dhe grupime të caktuara. Gjeni juve një matematikan, ose një votues të thjeshtë që të komentojë këtë bashkëpunim.
PYETJE:-Pra , thamë që forcat politike që përfaqësojnë minoritetin në Shqipëri janë të përçara në konflikt të ashpër politikë, mendoni se minoriteti duhet të jetë bashkë për të arritur aspiratat e tij në bashkëjetesë vëllazërore dhe të drejta të barabarta me popullin shqiptar?
PËRGJIGJE:-Krijimi i dy partive në minoritetin etnik grek, gjatë gjithë kohës ka treguar se minoritetit i ka bërë vetëm dëm, sepse nuk u organizuam në një grupim të përbashkët që të bashkëbisedojmë në mënyrë unike me çdo parti qeveritare shqiptare dhe akoma më shumë me ato në Greqi. Ndaj të gjitha bisedimet e derisotshme me të dy palët, Greqi dhe Shqipëri, kanë qenë më shumë për interesa individuale sesa për interesat e përbashkëta dhe të përgjithshme të minoritetit dhe fajin më të madh këtu nuk na i kanë as PS-ja dhe as PD-ja si dy partitë kryesore shqiptare që qeverisin dhe as ato që qeverisin Greqinë, por nivelit tonë të ulët politikë me të cilin u vendos interesi personal mbi ato të përgjithshme të jetesës së minoritetit në Shqipëri.
PYETJE:-Me sa kemi parë Athina zyrtare gjithmonë, edhe me përfaqësues qeveritarë, edhe parlamentarë, edhe ato diplomatike të akredituara në Shqipëri, kanë mbështetur PBDNJ dhe organizatën OMONIA. Pse? Keni ndonjë koment?
PËRGJIGJE:-Keni shumë të drejtë për pyetjen që më bëni. Në pjesë të përgjigjes mendoj se e mbulova tek përgjigjet e më lartshme. Do shtoj se çdo qeveri që ka zgjedhur populli në Greqi pas vitit 1990 dhe që nga viti 1991 e deri më sot, më thoni juve se cila parti ose qeveri ka menduar, ka thënë dhe ka organizuar me minoritetin një grup MIX politikë të përfaqësuesve të minoritetit si i vetmi organ bashkëbisedues produktiv. Dhe ky rezultat na solli në këtë gjendje dhe me politikën shqiptare dhe me atë greke. Do të shtoja se sa rezultative do të ishte ky grup MIX politikë i cili do të kërkonte takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe duke i parashtruar kërkesat tona nuk do të kishte rezultate shumë të mira. Sot , në bashkinë tonë ka fshatra me rrugë të hapura që nga koha e mbretit Zog dhe deri më sot i mirëmbajnë me nga një lopatë dhe, dhe lëvizja e njerëzve nëpër këto fshatra mund të bëhet vetëm me traktor. Kjo ngarkon me përgjegjësi 70% veten tonë dhe 30% të tjerët. Të gjitha këto kërkojnë ndryshime dhe e bëjnë kandidaturën time të domosdoshme.
Faleminderit dhe suksese!