Inteligjenca Artificiale tani ndihmon në frenimin e korrupsionit përmes teknologjisë antikorrupsion.
Korrupsioni vazhdon të jetë një nga sfidat më të mëdha shoqërore të kohës sonë. Shpresa e re vendoset në Inteligjencën Artificiale për të shërbyer si një agjent i paanshëm kundër korrupsionit. Të dhëna gjithnjë e më të disponueshme (të hapura) të qeverisë e bizneseve të ndryshme, të shoqëruara me performancë të lartë të algoritmeve e bëjnë Inteligjencën Artificiale një mjet unik mjaft të rëndësisheëm në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet. Inteligjenca Artificiale do të jetë një armë e dobishme në luftën kundër korrupsionit. Algoritmi dhe teknologjia që përdor Intelgjenca Artificiale mund të trajtojë dhe përpunojë të dhëna të mëdha të pakrahasueshme për të dalluar anomalitë ose tendencat anormale në të dhënat e transaksioneve financiare. Disa nga shoqëritë e biznesit janë skeptikë për përdorimin e Inteligjencës Artificiale, sepse i frikësohen shumë monitorimit dhe mendojnë se vënë në rrezik privatësinë dhe lirinë individuale.
Inteligjenca Artificiale si një mjet kundër korrupsionit.
Inteligjenca Artificiale i referohet teknologjive që lejojnë pajisjet të simulojnë inteligjencën njerëzore në mënyrë që të merren me çështje të ndërlikuara. Teknika dhe algoritmi, trajton dhe përpunon një grup të caktuar të inputeve, drejton procesin kompjuterik që vendos ose rekomandon një zgjidhje. Pajisja speciale është një nënfushë e Inteligjencës Artificiale, në të cilën shumë qasje të shkallëve të ndryshme të kompleksitetit përdoren për të trajtuar çështje të ndryshme të vështira. Kjo pajisje, pa asnjë mbikëqyrje, kërkon një grup të dhënash në mënyrë që të ‘trajnojë’ algoritmin se si të merret me këto të dhëna. Grupet e të dhënave të përdorura për të drejtuar algoritmin janë shpesh burimi i njëanshmërisë algoritmike. Disa sisteme “mësojnë” se si të prodhojnë rezultatin më të mirë të mundshëm. Rrjetet nervore artificiale janë ndërtuar në të njëjtën mënyrë si truri ynë. Miliona llogaritje bëhen dhe komunikohen midis nyjeve të rrjetit, duke rezultuar në një nivel kompleksiteti që është i vështirë të kuptohet. “Kutija e zezë” përshkruan llogaritjet në algoritme të sofistikuara që nuk janë transparente. Kjo do të thotë që truri i njeriut nuk ka mundësi të kuptojë se çfarë po bën ekzaktësisht algoritmi apo çfarë metode po përdor. Inteligjenca e Përgjithshme Artificiale ose Super Inteligjenca, të cilat janë imitime më të sofistikuara të inteligjencës njerëzore, mbetet që të perdoren në të ardhmen.
Shpresa të mëdha për të ardhmen.
Organizatat e sistemet e zhvillimit shprehin optimizëm për përfitimet e teknologjive të reja dhe njëkohësisht kanë një lloj skepticizmi për të metat që mund të shfaqin. Disa modele përfshijnë procedura të reja, të digjitalizuara që eliminojnë punët e korruptueshme më parë. Këto algoritme e procedura përdorin një qasje më “të drejtpërdrejtë” për të zbuluar transaksionet e fshehura më parë ose autorët e mashtrimit. Në shumë situata, baza mbi të cilën ndërtohen aplikimet e Inteligjencës Artificiale janë ndërveprimet e digjitalizuara midis qeverisë dhe bizneseve. Konfigurimi i proceseve të biznesit apo qeverisjes për të lejuar automatizimin dhe ndihmën e Inteligjencës Artificiale mund të minimizojë rrezikun e veprimtarisë mashtruese e korruptuese.
Përdorimi i Inteligjencës Artificiale për të zbuluar korrupsionin dhe mashtrimin.
Inteligjenca Artificiale është nje hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit për shkak të aftësisë së saj për të zbuluar shkelje e mashtrime në grupet e të dhënave, që janë shumë të mëdha për t’u trajtuar e përpunuar nga njerëzit. Njerëzit mund të përqëndrohen në specifika dhe të ndjekin abuzimet, mashtrimet ose korrupsionin e dyshuar duke përdorur Inteligjencën Artificiale për të zbuluar komponentët e interesit. Industria e telekomunikacionit është një nga disa segmente të ekonomisë në vende të ndryshme që ka përjetuar përmirësime. Telekomi dikur dominohej nga një kompani e vetme, por tani është e hapur për konkurrencë. Si rezultat, kostoja e lidhjes se komunikimit nga kompanite private është ulur ndjeshëm dhe qeveritë në vazhdim kaëe si objektiv që të kenë një lidhje interneti 4G në dispozicion për më shumë se 90% të popullsisë. Faza tjetër është që vendi të krijojë një strategji të Inteligjencës Artificiale. Strategjia e ardhshme kombëtare e Inteligjencës Artificiale do të përfshijë nisma të tilla si përpjekja drejt zgjidhjeve të bazuara për të ofruar shërbime qeveritare me më pak para ose prezantimi i prokurimeve të zgjuara të drejtuara nga Inteligjenca Artificiale. Meksika, psh, aspiron të jetë një nga 10 vendet e para në botë që miratoi një politikë kombëtare të Inteligjencës Artificiale.
Korrupsioni dhe mashtrimi i donatorëve.
Korrupsioni dhe mashtrimi me pasuritë e donatorëve apo kompanive të ndryshme të biznesit janë një problem ku teknologjia e re mund të ndihmojë në përshpejtimin e hetimeve ose në lehtësimin e identifikimit të rasteve të dyshimta. Ideja e Iniciativës Ndërkombëtare të Transparencës së Ndihmës ka qenë prej kohësh e zbatuar nga një numër vendesh. Transaksionet dhe raportimi duhet të sinkronizohen që teknologjitë e Inteligjencës Artificiale të jenë efektive. Projektet, mënyrat e metodat e ndryshme të raportimit që përfshijnë disa vende, mund të kërkojnë një ‘pastrim’ para se një program i Inteligjencës Artificiale të mund të monitorojë në mënyrë efektive për të zbuluar anomalitë e mundshme me një shkallë të lartë saktësie.
Dixhitalizimi i të dhënave.
Që revolucioni i Inteligjencës Artificiale të materializohet, kërkohet dixhitalizimi. Përmirësimi i vëllimit dhe cilësisë së të dhënave në fusha të ndryshme të shoqërisë është një qëllim ndërkombëtar. Një problem i madh është mungesa e të dhënave të besueshme dhe të qëndrueshme, siç janë ekonomitë jashtë rrjetit të kontrolluar e monitoruar, Inteligjenca Artificiale duke përdorur burimet e dixhitalizuara nga operacionet e bizneseve të ndryshme sigurisht që do ta ketë të lehtë të zbulojë shkeljet dhe anomalitë e ndryshme.
Përfundim
Ka arsye për t’u shqetësuar për rezultatet e njëanshme kur Inteligjenca Artificiale përdoret në qeverisje dhe vendimmarrje për të ndihmuar ose zëvendësuar shërbimet ekzistuese. Skepticizëm dhe shqetësime, në përdorimin e këtyre sistemeve të vendimmarrjes, ka nga paragjykimet në të dhënat për trajnimin e Inteligjencës Artificiale ose në arkitekturën e algoritmit. Është mjaft e rendësishme zhvillimi i algoritmeve ose teknikave transparente të afta për të testuar ose kundërshtuar gjykimet. Disa organizata, përfshirë Bashkimin Evropian, kanë krijuar standarde etike për hartimin, zbatimin dhe promovimin e besimit të Inteligjencës Artificiale, duke theksuar se një Inteligjencë Artificiale e besueshme duhet të jetë ligjore, etike dhe elastike. Teknologjia po përparon me hapa shumë të shpejta, por e rëndësishme është që edhe mendimi e mentaliteti i drejtuesve të shtetit dhe institucioneve të të gjitha fushave të ndryshojë e të ndjekë zhvillimin e teknologjisë. Kjo gjë do t’i bëjë ata të vetëdijshëm për zbatimin e përdorimin e teknologjisë e sidomos Inteligjencës Artificiale si shkenca që po zhvillon ekonomitë e shumë vëndeve në botë në të gjitha fushat si në industri, mjekësi, bujqësi, ushtri, polici, struktura të tjera të sigurisë etj. Për të bërë të mundur këtë, qeveria duhet të ndërtojë Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale, duhet të ngrejë një Qendër të Inteligjencës Artificiale me specialistët më të mirë në fushën e informatikës, inxhinierisë elektronike, matematikës dhe të specializohen në Qendrat e Sistemet e Inteligjencës Artificiale qq tashme janë ngritur e funksionojnë në shumë vende të botës. Një gjë e tillë është urgjente dhe e domosdoshme për zhvillimin e vendit në të gjitha fushat. Inteligjenca Artificiale si shkenca e të ardhmes do të bëjë të mundur përshpejtimin në maksimum të zhvillimit të vendit në mënyrë që edhe Shqipëria të eci përkrah vendeve të tjera në botë.
Shyqyri Dekavelli
Ish Drejtor i Autoritetit të Sigurisë Kombetare në marrëdhënie me NATO-n.



















