“E shikon ndikimin e Kinës, Rusisë dhe Turqisë si rrezik në Ballkan”, Rama i përgjigjet gazetarit italian

219
Sigal

Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës për “Ansa” u pyet nga gazetari italian nëse e shikon si mundësi apo rrezik ndikimin e Kinës, Rusisë dhe Turqisë në Ballkan. Kreu i qeverisë tha se ky është më shumë një mit se sa realitet për shqiptarët. Gjithashtu Rama foli edhe për afganët në Shqipëri.

“Nuk ka asnjë ndikim të mundshëm që mund të ndryshojë përkatësinë tonë evropiane. Evropa është një fe për ne dhe përtej të gjitha kufizimeve dhe zhgënjimeve ne duam të jemi plotësisht pjesë e saj si një zgjedhje e profesionit tone.