Shyqyri Dekavelli: A do ta hartojë Shqipëria Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale?

183
Sigal

BE e konsideron Inteligjencën Artificiale një nga teknologjitë më strategjike të shekullit të 21-të.

Ndikimet ekonomike të Inteligjencës Artificiale Inteligjenca artificiale luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në jetën dhe ekonominë e shoqerise njerëzore. Ajo ka një ndikim në botën tonë në mënyra të ndryshme. Gara mbarëbotërore për të siguruar përfitimet e saj është e ashpër.

Inteligjenca artificiale shihet si një makineri e produktivitetit dhe rritjes ekonomike. Mund të rrisë efikasitetin dhe të përmirësojë shumë procesin e vendimmarrjes duke analizuar sasi të mëdha të dhënash. Ajo gjithashtu bën të mundur krijimin e produkteve dhe shërbimeve, tregjeve dhe industrive të reja, duke rritur kështu kërkesën e konsumatorëve dhe duke gjeneruar rrjedha të reja të ardhurash.

Megjithatë, Inteligjenca Artificiale mund të ketë gjithashtu një efekt negativ në ekonomi dhe shoqëri sepse mund të zgjerojë hendekun midis vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim.  Nje politike e hartuar me kujdes do të ishte në gjendje ta nxiste zhvillimin dhe aplikimin e Inteligjencës Artificiale duke mbajtur nën kontroll efektet negative.

BE-ja ka mundesi për të drejtuar Inteligjencën Artificiale në një rrugë që përfiton ekonomia dhe qytetarët e saj.

Komisioni Evropian ka miratuar Planin e Koordinuar për Inteligjencën Artificiale që u hartua së bashku me Shtetet Anëtare për të maksimizuar ndikimin e investimeve në nivelet e Bashkimit Evropian dhe kombëtar dhe për të inkurajuar sinergjitë dhe bashkëpunimin në të gjitha vendet. Një nga veprimet kryesore drejt këtyre qëllimeve ishte një inkurajim për shtetet anëtare për të zhvilluar strategjitë e tyre kombëtare të Inteligjences Artificiale. Rishikimi i strategjive kombëtare është një nga detyrat e Komisionit Evropian për të mbështetur zbatimin e Planit të Koordinuar për Inteligjëncen Artificiale.

Pothuajse të gjitha vendet e BE e më gjërë, përveç Shqipërisë, kanë miratuar dhe rishikuar Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale duke krijuar kështu një strategji të përbashkët.

Kjo strategji do të përdori pikat e saj të forta dhe do të mundësoje bashkimin e burimeve ekonomike në mënyrën më efektive.

Inteligjenca Artificiale duket gjithnjë e më shumë e fuqishme për të transformuar thellësisht mënyrën në të cilën shoqëritë moderne jetojnë dhe punojnë.

Lind pyetja se sa do të ndikojë në bizneset, konsumatorët dhe ne ekonomi në terma më të përgjithshëm.

Punonjësit janë gjithnjë e më të interesuar të dinë se çfarë do të thotë Inteligjenca Artificiale për punën dhe të ardhurat e tyre, ndërsa bizneset janë gjithashtu të prirur të gjejnë mënyra në të cilat mund të përfitojnë nga mundësitë e paraqitura nga ky fenomen i fuqishëm. Inteligjenca Artificiale ka potencialin për të revolucionarizuar prodhimin dhe për të kontribuar në adresimin e sfidave të mëdha globale.

Rritja e shpejtë e fuqisë kompjuterike ka bërë të mundur përpunimin dhe analizen e vëllimeve të mëdha të të dhënave të vlefshme, të cilat tani janë më të aksesueshme se kurrë më parë.

Vendet që kryesojne ne aplikimin Inteligjences Artificiale jane SHBA, Kina, Japonia, Koreja e Jugut, etj.,

Një raport i vitit 2019 mbi Inteligjencën Artificiale nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale tregon se ka pasur një bum të numrit të punimeve shkencore në këtë fushë që nga fillimi i shekullit e shoqeruar me rritjen e aplikimeve te saj në vitet 2013, 2016 e në vazhdim.

Kjo tregon një kalim nga kërkime teorike në aplikimin praktik të teknologjive të Inteligjences Artificiale në produktet dhe shërbimet komerciale.

Raporti nënvizon aplikime të shumta të Inteligjencës Artificiale  në fusha të tilla si siguria, mbrojtja,telekomunikacioni, transporti, industria, shkencat mjekësore dhe pajisjet personale që llogaritin ndërveprimin njeri-kompjuter.

Sherbimet inteligjente, bujqësia, qeverisja elektronike, bankat dhe financat janë fushat e aplikimit në rritje më dinamike.

Disa argumentojnë se në garën e inteligjencës artificiale, BE-ja ka një   numër më të ulët investimesh dhe aplikimesh të patentave të lidhura me inteligjencën artificiale. Theksohet se po mbetet prapa SHBA-së dhe Azisë. Megjithatë, BE-ja ka potencialin të shfrytëzojë bazën e saj të prodhimit dhe industrisë me vlerë të lartë të shtuar dhe të përdorë fuqinë e saj punëtore të kualifikuar mirë për të të përmirësuar pozicionin e saj global.

Duke marrë parasysh konkurrencën e ashpër globale në Inteligjencën Artificiale, Komisioni Evropian ka pohuar se një kornizë solide e koordinuar është e nevojshme për të çuar përpara përpjekjet evropiane në këtë fushe, padyshim, premtuese.

BE gjithashtu e konsideron Inteligjencë Artificiale një nga teknologjitë më strategjike të shekullit të 21-të.

Shumica e studimeve theksojnë se Inteligjenca Artificiale do të ketë një ndikim të rëndësishëm ekonomik.

Nga studimet e bëra parashikohet që deri në vitin 2035, Inteligjenca Artificiale mund të dyfishoje normat vjetore të rritjes ekonomike botërore.

Inteligjenca Artificiale do çojë në një rritje të madhe të produktivitetit të punës për shkak të teknologjive inovative që mundësojnë menaxhim më efikas të kohës në lidhje me fuqinë punëtore.

Do të krijojë një fuqi punëtore të re virtuale, e përshkruar si “automatizim inteligjent”.

Ekonomia do të përfitojë edhe nga përhapja e inovacionit, i cili do të ndikojë sektorë të ndryshëm dhe të krijojnë flukse të reja të ardhurash.

Inteligjenca Artificiale çon në përfitime produktiviteti në një afat të shkurtër, bazuar në automatizimin e detyrave rutinë në sektorët e prodhimit dhe transportit. Kjo do të përfshijë përdorimin e zgjeruar të teknologjive si robotët dhe automjetet autonome. Produktiviteti do të përmirësohet gjithashtu për arësye se bizneset do plotësojnë dhe ndihmojnë fuqinë e tyre ekzistuese të punës me teknologjitë e Inteligjencës Artificiale.

Inteligjenca Artificiale do t’i mundësonte fuqisë punëtore që të kryente detyrat e saj më mirë dhe në mënyrë më efikase, por gjithashtu do të lironte kohë duke e lejuar atë të përqëndrohet në aktivitete më stimuluese dhe me vlerë më të lartë.

Shqiperia po kërkon prej vitesh anëtarësimin në BE. Mendoj se Shqipëria krahas përpjekjeve për të plotësuar kërkesat e standartet e BE duhet të punojë edhe në drejtim të aplikimit të teknologjise së Inteligjencës Artificiale në fusha të tilla si siguria, mbrojtja, telekomunikacioni, transporti, industria, shkencat mjekësore, sherbimet inteligjente, bujqësia, qeverisja elektronike, bankat dhe financat. Realizimi i kësaj detyre sigurisht është një nga kërkesat e BE për të gjitha vendet përfshirë dhe vendin tonë.