Rrëfimi im për shqiptarët dhe roli i Soros në Maqedoni

655
Intervistë me kreun e VMRO-DPMNE Nikola Gruevskin: Rrëfimi im për shqiptarët dhe roli i Soros-it në Maqedoni
Soros është aktiv në një numër vendesh, veçanërisht në Evropën Lindore, përfshirë dhe në Amerikë duke tentuar që ta fusë dhe zbatojë ideologjinë e vet në këto vende. Zakonisht këto ideologji janë të lidhura me partitë majtiste
Soros aktivizon ndikimin politik dhe pushtetin në vendet më të fuqishme, hap 70 OJQ, u jep ryshfet numrit më të madh të mediave dhe ua bën me dije se nëse nuk pranoni atë që ua kërkon, ai do të bëjë, do të krijojë perceptimin për juve, se ti je shovinist, kriminel, i korruptuar dhe njeri i keq e i paaftë dhe çdo gjë më të keqe
Multimiliarderi George Soros, nuk mundet të mbajë peng Maqedoninë
Partia më e madhe në vend, VMRO-DPMNE, i ka fituar këto zgjedhje. Kryetari i Partisë, Nikola Gruevski, është mandatuar nga Presidenti i vendit, më nëntë janar, që të fillojë negociatat me partitë tjera në vend për formimin e Qeverisë. Për të mësuar më shumë rreth këtij ngërçi, natyrës së tij, Gazetarët e Express Berat Buzhala & Leonard Kerquki kanë realizuar një intervistë me shkrim me Nikola Gruevskin, politikanin numër një në Maqedoni. Ai, në kampin maqedonas, është i pakonkurrencë. Është dukshëm më i madh se sa rivali i tij, LSDM. Sigurisht që rreth Gruevskit ka shumë pluhur, për të cilën ai e fajëson multimiliarderin George Soros. 
Gazeta Express: Te shqiptarët ekziston bindja, që ju jeni kundër anëtarësimit në NATO dhe në Bashkim Evropian. A mund të marrim një përgjigje të qartë për këto dy çështje? 
Ky është perceptim i gabuar. Unë dhe partia ime e kemi thënë qartë se punojmë shumë në këtë drejtim. Në të vërtetë është partia ime që për dy vjet, nga 2006 deri më 2008, arriti të përmbushë të gjitha kërkesat e shtetit dhe të marrë ftesën për t’u anëtarësuar në NATO më 2008, së bashku me Kroacinë dhe Shqipërinë dhe një vit më vonë Komisioni Evropian vendosi se shteti është gati të fillojë negociatat për anëtarësim me BE-në, por në të dyja rastet, rezultati final nuk ishte arritur për shkak të bllokadës së Greqisë lidhur me kërkesën e tyre për ndryshimin e emrit të shtetit tonë, emri i gjuhës, gjuhës maqedonase dhe emri i kombit, në komb maqedonas. Pyetje skajshmërisht e vështirë. A mund ta imagjinoni si do të reagonin qytetarët dhe politikanët e vendit tuaj sikur politikanët tuaj do të duhej të nënshkruanin, se ju nuk jeni shqiptarë dhe t’ua japin një emër nga një listë e ngushtë e miratuar nga fqinji juaj dhe gjuha që flisni nuk është më gjuha shqipe, por një tjetër, plus të ndryshoni emrin e shtetit. E në krejt këtë çështje, gjithçka ndodh në një atmosferë në të cilën fqinji juaj ju thotë se nuk jeni shqiptarë dhe ju përfaqësoheni rrejshëm dhe të ju shantazhojë publikisht, se pa ndryshuar identitetin dhe emrin, nuk do të ju lejohet progresi për ambiciet tuaja për t’iu bashkuar NATO-s dhe BE-së. Për më shumë nëse shumica e shtetit është kundër kësaj ideje dhe nëse kërkojnë kjo çështje të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve, të ju fajësojnë se shumica e qytetarëve dhe politikanëve në pushtet janë nacionalistë dhe shovinistë, e tërë kjo vetëm sa për të bërë presion te politikanët për të dëshmuar se ata nuk janë aq të fortë dhe të nënshkruajnë çfarë u kërkohet të bëjnë nga jashtë. Është një situatë shumë e vështirë, nuk dua t’i ndodhë askujt. Situatë e çmendur. Në njërën anë, të ju fyejnë dhe në anën tjetër të ju shpallin përgjegjës për mospranim të shantazhit që dy të tretat e qytetarëve të cilëve ti u referohesh, në këtë rast maqedonasve, janë kundër. Pastaj, këtu vjen Soros-i, ai aktivizon ndikimin politik dhe pushtetin në vendet më të fuqishme, hap 70 OJQ, u jep ryshfet numrit më të madh të mediave dhe ua bën me dije se nëse nuk pranoni atë që ua kërkon, ai do të bëjë, do të krijojë perceptimin për juve, se ti je shovinist, kriminel, i korruptuar dhe njeri i keq e i paaftë dhe çdo gjë më të keqe. Nëse ia del me këtë politikë në Maqedoni, ai do ta bëjë të njëjtën gjë në vendet dhe qytetarët tjerë, sidomos në shtete me ekonomi të varfra si ajo e jona, ku me një shumë të vogël parash nga ai, që është shumë e madhe për ne, ai mund të arrijë shumë. Ai indoktrinon një pjesë të madhe të njerëzve të rinj nëpërmjet ligjëratave të financuara nga forma të ndryshme, krijon një armatë të protestuesve me pagesë dhe provon të rrëzojë qeveri dhe të shkatërrojë shtete. Më lejoni të kthehem në pyetjen që bëtë, qëllimi ynë është që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së. Ne do të bëjmë ç’është e mundur për t’i tejkaluar sfidat për të cilat fola më lart dhe për realizimin e prioriteteve tona strategjike. 
Gazeta Express: Pse është Soros kaq i rëndësishëm në Maqedoni, cili është rreziku që paraqet ai? 
Soros është një njeri biznesmen, i cili po ashtu ka ideologjinë e vet të lidhur me institutin shoqëria e hapur. Siç e kam parë në media ka spekulime, se ai është duke shkaktuar ndryshimet në aksionet shtetërore dhe monedhën. Jashtë biznesit, për sa i përket aktiviteteve që lidhen me biznesin e te cilat janë shumë të njohura, ai ka aktivitete që lidhen me politikat. Ai është aktiv në një numër vendesh, veçanërisht në Evropën Lindore, përfshirë dhe në Amerikë duke tentuar që ta fusë dhe zbatojë ideologjinë e vet në këto vende. Zakonisht këto ideologji janë të lidhura me partitë majtiste. E ne jemi parti e qendrës së djathtë, parti konservatore, dhe ideologjia jonë nuk është aq e përafërt me atë të zotëri Soros. Dhjetë për qind të parave në Evropë ai është duke i shpenzuar në vendin tonë, Maqedoni, nëse e shikojmë për kokë banori, mbase ne jemi vendi numër një në Evropë ku ai po i shpenzon paratë e tij. Ai ka 25 vite këtu [në Maqedoni], por këto vitet e fundit ai është më aktiv në financimin e institutit për shoqëri të hapur, i cili është ombrella e më shumë se 70 organizata joqeveritare në Maqedonia, të cilat janë 90 apo 100 për qind të financuara nga Soros. Kur VMRO është në qeveri, ushtria e Soros, mediat, organizatat joqeveritare dhe shoqëria civile janë kundër nesh, për gjithçka, prandaj nuk aktivitet apo hap të partisë tonë se nuk e… [2.41]..dhe kur VMRO është në opozitë Soros është kundër nesh, pra pavarësisht a në qeveri apo opozitë, aktivistët e Soros, pavarësisht se në çfarë mënyre, qoftë në organizata joqeveritare, media apo institutit për shoqëri të hapur, ata gjithmonë janë kundër nesh në përkrahje të social demokratëve. Nganjëherë e pyes veten se a është e mundur në kaq shumë vite që VMRO nuk e ka bërë një hap të mirë dhe social demokratët nuk e kanë bërë asnjë hap gabim. Mbase nuk është e mundur, por e kemi një situatë ku ky biznesmen miliarder ka një ide të qartë se çfarë të bëjë në vendin tonë. Siç thashë, ai ka shpenzuar shumë para, por vitet e fundit i ka rritur aktivitet e veta këtu. 
“EXPRES”
Sigal