“Nuk e bën modern arsimin një ndërtesë e bukur, por e bën të tillë ata që janë brënda tyre dhe metodat, që përdorin. Detyra e shkollës sot është jo të mbush mëndjen e nxënësve sikur të ishte një kosh bosh, por t’i bëjë ata të fantazojnë, të krijojnë, të hapin mëndjen e të kuptojnë se çfarë ndodh përrreth tyr e si të orjentohen në këtë botë. Një mësues apo pedagog i mirë është ai që u mëson studentëve apo nxënësve se ku duhet të shikojnë dhe jo çfarë shikon ai!”

Që degradimi i shkollës ka marrë një shpejtësi të frikshme këtë besoj e kanë vënë re të gjithë. E megjthatë presioni mbi institucionin “shkollë” është i madh nga prindërit, që i duan fëmijët të dalin nga shkolla “ekselentë” pa lexuar as edhe një libër, nga Ministria, që kërkon “rritje” të nivelit të nxënësve nga viti në vit për statistika politike, nga tregu që kërkon “specialist”, shkurt të gjithë sytë i kanë nga shkolla, por askush nuk shikon ku qëndrojnë problemet e vërteta të sajat.
Problemi më i madh i shkollës sot ( në të gjitha nivelet) është prapambetja e theksuar përmbajtësore, por edhe sipërfaqësore e shkollës si institucion. Nuk mundet më shkolla e kohës së inteligjencës artificiale të zhvillojë jetën e saj si në mesjetë; pra t’i mësojë nxënësit të përsërisin atë ç’ka kanë bërë gjeneratat e shkuara! Nuk e bën modern arsimin një ndërtesë e bukur, por e bën të tillë ata që janë brënda tyre dhe metodat që përdorin.
Detyra e shkollës sot është jo të mbush mëndjen e nxënësve sikur të ishte një kosh bosh, por t’i bëjë ata të fantazojnë, të krijojnë, të hapin mëndjen e të kuptojnë se çfarë ndodh përrreth tyre e si të orjentohen në këtë botë. Por si mund të ndodh kjo?
“Ministria që kërkon “rritje” të nivelit të nxënësve nga viti në vit për statistika politike, nga tregu, që kërkon “specialist”: shkurt të gjithë sytë i kanë nga shkolla, por askush nuk shikon ku qëndrojnë problemet e vërteta.”
01
Mësuesi nuk duhet të jëtë thjesht profesion, por mision. Jo çdo kush që mbaron një shkollë mund të bëhet mësues. Nga vëzhgimet personale, por edhe nga studime, që kanë bërë kolegë të ndryshëm, vërehet se ka një pjesë të konsiderueshme arsimtarësh, që nuk mund dhe nuk duhet të jenë Mësues! Këtë kategori arsimtarësh, mund ta quaje edhe arsimtarë analfabeto funksional në lëndët që japin! Ka mësues letërsie që nuk kanë lexuar as edhe një libër në 5 vitet e fundit, ka mësues kimie që tabelës së Mendelejevit i thonë tabela e Mendlesonit, ka të tjerë që nuk njohin asnjë rilindas shqiptar… Dhe këto shembuj janë realë dhe jo të stisur. Ka mësues që kur fëmija e pyet sa Flamuj ka Bashkimi Europian, i ulërin dhe e nxjerr jashtë… Unë nuk e di nëse zhvillohen kontrolle nga Ministria e Arsimit për cilësinë. Nëse po atëherë më vjen të them që edhe ata që bëjnë këto kontrolle nuk ia kanë idenë cilësisë, në mos po janë vetë analfabetë funskionalë.
Çfarë mund të presësh nga një shkollë e tillë ku mësuesi vetëm përsërit ato ç’ka shkruan në libër, që mund të jetë botuar disa vite më parë? Çfarë informacioni të ri u jep një mësues i tillë nxënësve të tij? Dhe mos shikoni vetëm Tiranën. Shkolla ka në të katër anët e vendit.
Po vihet re dhe një “dëshirë” e rritur për të hyrë në portalin Mësues për Shqipërinë. Pra është ringjallur dëshira për mësues Por… nga cilët individë? Ka shumë prej tyre që pasi e kanë shtyrë me “mjetet alla shqiptare” universitetin, kërkojnë të bëhen mësues, sepse i pëlqen rehatia dhe paga që u është premtuar. Dhe e mendoni vetë se çfarë rezultatesh presim të kemi!
Dhe ‘Testimet’ që u bëhen mësuesve janë si qëmoti: gjëra që u duhet t’i mësojnë përmëndësh dhe jo që tregojnë vërtetë sa dije kanë!
“Po vihet re dhe një “dëshirë” e rritur për të hyrë në portalin Mësues për Shqipërinë. Pra është ringjallur dëshira për mësues. Por… nga cilët individë? Ka shumë prej tyre që pasi e kanë shtyrë me “mjetet alla shqiptare” universitetin, kërkojnë të bëhen mësues, sepse i pëlqen rehatia dhe paga, që u është premtuar.”

02
Programet shkollore janë akoma tradicionalet e vjetra, pa asnjë kënvështrim të ri, shpesh kopjohen në mënyrë allogjike programe të vendeve të ndryshme, që e bëjnë lëndën të mërzitshme si për mësuesin që ka vite që e jep, ashtu dhe për nxënësin, që ka ndoshta informacion disa herë më të freskët se ato që kërkon programi. Pse duhet që të këtë provime mature në salla të mëdha me “siguri” të lartë ( dhe pse tezat dalin sipas qejfit të disave) kur fare mirë mund t’i ulje të gjithë para kompjuterave me teste online në çdo shkollë. E di që do thoni se nuk ka bazë materiale për çdo nxënës. Ama dikur u tha se çdo nxënës do kishte tabletin e vet apo… si gjithnjë bëjmë sikur. Madje unë do thosha se nëse rregullojmë cilësinë e mësuesit dhe mësidhënies e mësimnxënies, nuk do ketë nevojë as për provime dalëse. Le t’i mbeten Universiteteve provimet hyrëse.
Librat, pra tekstet shkollore, janë vjetëruar. Detyrimisht duhen ndryshuar. Librat kanë vlerën e tyre, por duhen rishkruar në baza të reja; nxënësi të kuriozohet nga shembujt, nga debate, nga informacioni për të kuptuar një teori, për të mbajtur mënd llogjikën e lidhjes së fakteve. Ndryshe libri shndërrohet në barrën e rëndë për ta mësuar përmendësh e për ta harruar, sapo të dalë jashtë mureve të shkollës.
Një mësues apo pedagog i mirë është ai që u mëson studentëve apo nxënësve se ku duhet të shikojnë dhe jo çfarë shikon ai!
“Por realiteti ma përplas në fytyrë përgjigjen që tani. Drejtues të rinj institucionesh të rëndësishme, që kanë bërë “master” në fushat përkatëse por që nuk ia kanë haberin Administratës Publike. Dinë të “drejtojnë” me variantin shqiptar “ Unë jam drejtori /drejtoresha e ju jeni ushtarët e mi”!

03
Nxënës të pakuriozuar dhe krejtësisht të çveshur nga dëshira për të mësuar. Ky është një konkluzion që vjen çdo ditë nga ne që punojmë në auditore. Gjithnjë e më pak gjejmë studentë që kanë pasione, që kanë fantazi, që duan dije. Shumica kërkon “një diplomë”, sepse i duhet për të hyrë diku në punë, aty ku gjen mikun. Dëshira për dije jo se ka qenë ndonjëherë përparësi për shqiptarët, por tani është thjesht “detyrim” për të gjetur një vend pune në… shtet.
Nuk di si do i kemi ekonomistët e së nësërmes, juristët, por mbi të gjitha infermierët, stomatologët, mjekët e inxhinierët… Por realiteti ma përplas në fytyrë përgjigjen që tani: drejtues të rinj institucionesh të rëndësishme që kanë bërë “master” në fushat përkatëse, por që nuk ia kanë haberin Administratës Publike. Dinë të “drejtojnë” me variantin shqiptar. “Unë jam drejtori /drejtoresha e ju jeni ushtarët e mi”! Një shkresë nuk dinë ta bëjnë pale të japin mendime për ta çuar përpara institucionin! Nuk kanë asnjë vizion! 0! Sepse të tillë dalin nga bankat tona të Universiteteve, por dhe sepse “dija nuk u hyn fare në punë” aty ku ka hyrë miku apo partia!
“Debatet akademike në universitete kanë rënë e gati po humbasin. Dhe kur gjërat bëhen me “hajt ta bëjmë se na i kërkojnë” rezultati dihet. Kur situata vjen duke u përkeqësuar atëhere shteti detyrohet të vendosë rregulla. Por cili shtet? Shteti nuk është abstrakt. Ai ka administratën e vet. Po cilën Administratë? Këtë që kemi krijuar me shumicë analfabetësh funskional?”
04
Universitetet kanë nevojë për reforma të mirëstudiuara. Nuk kanë nevojë për Ligje si ai i Arsimit të Lartë. Kanë nevojë për t’ju rikthyer nevojave reale të vendit, dhe kohës. Programet e reja janë shpesh një riemërtim i atyre të vjetra duke mos sjellë asgjë të re në përmbajtje e në formë. Ama ministria mjaftohet me kërkesën “Cilat janë nevojat e tregut”për x program!
Nga ana tjetër kanë nevojë që politikat shtetërore të mos e “detyrojnë” pedagogun të vendosi një notë të pamerituar vetëm që të mos i rrezikohet vendi i punës pasi “duhen student” dhe del nami i keq se këtu studentët mbesin e nuk afrohen më !!!
Sigurisht dhe pedagogët kanë gjynahet e tyre. Madje disa herë e kam thënë që universitetet janë bërë strehëza e sekretareve të ministrive të larguara nga puna, apo të ish politikanëve, apo moderatorëve televizivë…Ka prej tyre që përdorin paranë si mjet presioni. Ama ka dhe pedagogë që përpiqen me mish e shpirt t’u mësojnë diçka studentëve e t’u ngjallin kuriozitetin megjithëse gjithnjë e më shumë po duket si mision i pamundur.
Ju rikujtoj se nga dyert e këtij Universiteti dalin edhe mësuesit e së ardhmes! Ndaj përfitoj të ringrej edhe një herë nevojën e krijimit të një Universiteti Mësuesie!
05
Të mësuarit gjatë gjithë jetës është moto tashmë e shoqërisë globaliste! Po çfarë ndodh në jetën tonë reale? Trajnimet e mësuesve bëhen me “sikur” dhe kur bëhen asgjë të re interesante. Debatet akademike në universitete kanë rënë e gati po humbasin. Dhe kur gjërat bëhen me “hajt ta bëjmë se na i kërkojnë”, rezultati dihet.
Dhe së fundmi, por nga vlera qëndron në krye, sikundër thotë Umberto Eco: “Problemi madhor i shkollës së ditëve tona është si t’u mësojë studentëve të saj të filtrojnë informacionet në internet, gjë e për të cilën nuk janë të aftë as mësuesit…
Përvoja e jetës na ka mësuar se kur gjërat nuk shkojnë si duhet dhe kur situata vjen duke u përkeqësuar atëhere shteti detyrohet të vendosë rregulla. Por cili shtet? Shteti nuk është abstrakt. Ai ka administratën e vet. Po cilën Administratë? Këtë që kemi krijuar me shumicë analfabetësh funskional? Atëherë jemi të pashpresë? JO! Ka shpresë, sepse ka ende njerëz të përgjegjshëm, që e kanë arsimin dhe edukimin me pasion. Vetëm se ata kanë vevojë për t’u rizgjuar e riaktivizuar për të krijuar tryeza debate e për të dhënë mendime cilësore.