Zelensky falenderon Stoltenbergun për ‘përpjekjet personale’ në ndihmë të Ukrainës

37
Sigal

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky  uroi sot shefin e NATO-s , Jens Stoltenberg , mandati i të cilit është zgjatur për një vit, duke përshëndetur “përpjekjet e tij personale” në emër të Ukrainës, disa ditë përpara samitit të Aleancës në Vilnius, Lituani.

“Falënderova Jens Stoltenberg për përpjekjet e tij personale në mbështetjen e aspiratave euroatlantike të Ukrainës”, tha Zelensky pas bisedës së tij telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s.

“Shpresoj se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të japë fryte”, përfundoi ai.

Në muajt e fundit, vendet anëtare të NATO-s kanë vazhduar të marrin angazhime të reja për të mbështetur Ukrainën me pajisje të rënda dhe stërvitje ushtarake në takimin e ministrave të mbrojtjes të aleancës.