ISIS ngrenë fortesa në zemër të Europës, blejnë tokë në Bosnje Hercegovinë

461
Shteti Islamik ka vendosur një fortesë në zemër të Europës, zbulon një investigim i “Sunday Mirror” .
Terroristët në mënyrë secrete kanë blerë një tokë në një fshat të izoluar të rrethuar me pyje të thellë.
Shërbimet sekrete mendojnë se kjo zonë në Bosnje përdoret si kamp për trajnimin e ISIS” si dhe mund të jetë një bazë për sulme terroriste në Perëndim
Lokacioni i këtij vendi është për ISIS strategji kyçe për shkak të pozitës afër Mesdheut që u shërben ekstremistëve nga Siria, Iraku dhe Afrika Veriore.
Së paku 12 luftëtarë të ISIS-it që janë trajnuar në fshatin Osve, kanë shkuar në Siri muajt e fundit, ndërsa pesë prej tyre sipas raporteve janë vrarë atje.
Eksperti për terrorizëm Xhevad Galijasheviq ka thënë për “Mirror” se nga ai fshat numër i madh i njerëzve kanë shkuar në Siri dhe edhe më tej shkojnë.
Shoqëruesit e ekipit të gazetarëve nga Britania që vizituan këtë vend kanë thënë se mbështetësi i njohur i ISIS-it Harun Mehiçeviç ka blerë dy hektarë tokë në atë vend.
Mehiçeviç ka ikur nga Bosnja gjatë luftës në vitet e nëntëdhjeta dhe u vendos në Melburn të Australisë, ku konsiderohet njëri nga njerëzit më të rrezikshëm në atë vend, shkruan më tej gazetar britanike.
Në një fjalim para rekrutëve potencialë , thuhet se ka thënë : “Allahu do të ndihmojë muxhahidët për të krijuar një shtet islamik , ku myslimanët mund të jetojnë me nder dhe dinjitet”.
Dy terroristë të njohur që besohet se kanë blerë tokë në këtë fshat janë Jasin Rizviç dhe Osmah Kekiç të cilët tani janë në Siri duke luftuar në anën e ISIS-it.
Sigal