Prof. Sazan Guri: A mund të ketë minoritet Shqipëria?

Nga Prof.Ing. Av. Sazan Guri

Ndaj, s’ka minoritarë Shqipëria, por gjakprishur që po shtohen, që iu pëlqen të quhen persona që hanë bukën e kaurit dhe bëjnë davanë e turkut ose e kundërta. Thjesht janë njërez të mërzitur, janë megallomanë, duan të duken tjatër dhe harrojnë se kur tradhëton një atdhe, s’ke për të gjetur kurrë një tjetër, aq sa ndërrohet ati apo ama!

A mund të ketë minoritet Shqipëria? Jo, kurrë? Po pse? Sepse Shqipëria është i vetmi vend në botë që rrethohet nga vetvetja, pra nga populli përbërës i saj, pra, shqiptarë me shqiptarë. Mund të ketë minoritet pjesa shqiptare që sot quhet Kosovë!? Mund të kenë minoritet kufijtë e asaj pjese shqiptare që sot quhet Mal i Zi! Mund të ketë minoritet pjesa e Shqipërisë së dikurshme e quajtur Maqedoni që sot quhet Maqedoni e Veriut diku në kufijtë me sllavët bullgarë! Mund të ketë pasur minoritet ajo pjesë e Albanisë e quajtur Arvaniti, Peloponez, More  ose kufijtë e Epirit me Gjirin e Ambrakisë, por kurrë në historinë e saj, pjesa e thellë e këtij oqeani alban i thirrur arban, dhe në kohën më të vjetër ilir, të ketë pasur ndonjëherë minoritet.

Sigal

Por, në fakt, ç’janë këta që sot thirren dhe quhen minoritarë? Ata janë ose shqiptarë gjakprishur që ata e thonë dhe e quajnë veten minoritarë, se ndryshe do ta quanin veten gjakprishur shqiptarë, ose ata janë sarakaçanë apo karakaçanë të ardhur si çifçinj, apo si blegtorë e zanatçinj për nevoja të shtresës së bejlerëvë shqiptarë në shekullin e shkëlqimit të tyre si ajo XVIII e XVX. Grupi i parë imitojnë të gjithë ata shqiptarë qofshin edhe pellazgë dikur që iu pëlqente të quheshin helenë ose grekë qysh në fillimet e lindjes së klasave të reja apo klubeve të reja si ato helene e romake, ndaj dhe Herodoti përsiaste shpesh që pellazgët pakësoheshin dhe helenët shtoheshin, paçka se nëpër fshatra e nëpër ishuj ata (pellazgët) ‘pillnin’ nga dhjetë fëmijë dhe erdhën si arvanitas deri në kohët e sotme.

Kështu bën më pas kushërinjë e parë dhe vllezërit e bylinëve apo ilirëve që iu pëlqente të quheshin romakë për shkak se i huaji pushtues asokohe kinse kishte një kulturë tjetër! Sigurisht, jo më të lartë, se ndryshe ajo ilire dhe epire, po të ishte më e ulët do të kishte ikur për ‘lesh’? Dhe me ardhjen e dyndjeve sllavo – avare, këta kushërinj e vllezër me ilirët tashmë të thirrur vlla e në shumës vllehë u ngjitën përpjetë malit së bashku me ilirët e vërtetë dhe jetuan si çobanë deri sa zbritën diku në fillim të shek. – XX para dhe gjatë Pavarësisë.

Kësisoj ishte protokolli në Firence më 1914 dhe vendimet e Konferencës së Londrës që në pamundësi të zhbërjes së Kombit shqiptar ngulën një gozhdë nastradini si asoacionet serbe sot në Kosovë, dhe sajuan një popull minoritar dhe menjëherë në një ditë të vetme pas këtij vendimi u gdhinë 38,000 minoritarë në zonat, futja kot, që s’kishin pikë lidhje më popujt përkatës, sepse historikisht popujt fqinjë të tyre ishin vetë ata shqiptarët.

Por, qe edhe një faktor i brendshëm, sepse në Shqipëri asokohe për shkak të taksave të hyqymetit punonin si të parregjistruar çifçinj të kërkuar nga Ali Pashai, por edhe si blektorë dhe shërbëtorë të ardhur nga Anadolli, për t’iu shërbyer bejlerëve në Shqipëri të jugut si raja, si ‘servitutio’, si bahçepunues, si llamarino punues që thirreshin me një emër të përbashkët – sarakacanë, dhe ajo pjesë e tyre që vinin si të zinj në shpirt e në mëndje thirreshin karakaçanë.

A mund të quhen ose a mund të kemi minoritet grek në Shqipëri, kur mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka pasur kurrë në historinë e tyre kufij të përbashkët!? Lexoni dhe ç’fletoni hartat e pafund të perandorive të Evropës si atë romake, veneciane dhe osmane, dhe nuk do të vëreni kurrë tokë të përbashkët midis asaj që quhej Albani me atë që quhej Greqi. Atëhere nga dolën këta minoritarë grekë?!

Dhe me të drejtë, një pjesë jo e vogël e tyre, të thonë se kemi ardhur nga Athina pas revolucionit në vitet 1830-1850, kohë që përkon me bastisjet që grekët e sjellë në skenë tashmë si shtet dhe si komb bënin kërdinë me ata që luftuan, duke i syrgjynosur ose në burgje si komandantët arvanitas ose i dëbonin kur kundërshtonin politikat e ashpra të tyre. Sepse, po të ishin grek, pse kanë ikur? Pse janë dëbuar, sepse ishin ndryshe!

Vonë vonë, kur Shqipëria pas viteve të Bismarkut (1878) po binte, kur Shqipëria pas viteve të Londrës ra në kllapi dhe për pasojë nuk mbronte dot bijtë e saj, kjo pjesë e ardhur nga Athina, ose ajo pjesë me lidhje me Korfuzin dhe Peleponezin si Himara, si edhe ajo pjesë e ardhur nga Ali Pashai u vetquajtën grek apo helenë, fillimisht duke gënjyer veten me anë të një profecie djallëzore helene, mandej me anë të asaj që që sot e besojnë edhe vetë.

E njëjta dukuri pikë për pikë ndodhi me ata që quhen minoritet malazesë apo serb. A nuk u ndërtuan këto shtete apo kombe, le të themi, me toka shqiptare dhe me gjindje shqiptare, thjesht që u deturuan, u maskaruan dhe më në fund një pjesë e shqiptarëve u dorëzuan? A nuk janë plot e përplot studiot sot që gëlojnë nëpër Mal të Zi, Serbi, Bullgari e Maqedoni, me foto të varura në mure me gjyshër me veshje tipikisht shqiptare!? Dhe ai nipi sot të thotë se jam malazez, serb, bullgar apo maqedonas, dhe kur i qasen pragut të vdekjes, rrëfejnë sesi gjyshi e gjyshja iu thoshte se s’kam ç’e dua nipin kur nuk më flet në gjuhën time shqipe dhe vetë ky nipi i përgjigjesh se s’kam ç’të bëj moj gjyshe se po të flas shqip të të nxjerrin djalin tënd apo babin tim nga puna, plus që më tallin shokët e klasës. Çfarë i bie të jenë këta, minoritarë?!

Pikërisht, këta shërbyen si pjesë popullsie minoritare. Këta më pas u shpërndanë në Shqipërinë fushore, se andej maleve të veriut, edhe nuk donin, por edhe nuk qaseshin dhe kësisoj zaptuan lagje si ajo në Durrës e quajtur lagje e Stanit, sepse nga stanet vinin. Këtu u ngatërruan punët tashmë, sepse minoritarë quheshin si gjakprishurit shqiptarë dhe këta sarakacanë apo karakacanë, të cilët morën një karakter të përbashkët si njerëz pa fe e pa atdhe, sepse andej thirreshin shqiptarë të këqinj, këtej thireshin grek të këqinj apo shkia apo gollo apo turkoshak.

Në këto kushte, këta që të fitonin simpatinë e shtetit që donin t’i përkisnin bëheshin më katolikë se Papa, më gjakatarë, më të papërmbajtur në lidhje me shqiptarët. Ju kujtojmë gjeneralin e madh gjak prishur Ballaban Pashën!. Ju kutjojmë ideologun më katil ndaj shqiptarëve Vuk Karaxhic, po Gjeorgjivicët, po Njemanët, po Shtjefën Dushanin apo carin Stefan, që i digjte ata shqiptarë që nuk ktheheshin në sllave e serbë! A nuk ishin të gjithë këta shqiptarë gjak prishur?!

Po djemtë e komandantëve të luftës për çlirimin e arvanitisë nga turqit që më pas u pagëzua revolucion grek a nuk ishin më të ashpër se vetë grekët e ardhur nga anadolli duke mos u  ngopur me gjak çami kur donin të pushtonin Epirin në vitet e mes shekullit XIX.? Po ky Zerva para se të ishte grek ishte vlleh dhe para se të ishte vlleh – vlla ishte shqiptar apo jo?! Po këta Vezira dhe jo pak po nja 72 copë se kështu është për të thënë, sikur ishin shqiptarë dhe vranë e prenë shqiptarë më shumë sesa turku apo osmani vetë apo jo?

Nëse do quajmë një komunitet të caktuar minoritarë, ata janë pjesa më e dlirët e Shqipërisë si ata që ne i thërrasim evgjit dhe arixhinj në kuptimin më të mirë të fjalës, por as edhe këta sepse ata sot pas një mijë vjetësh në shumë raste janë më shqiptarë se vetë shqiptarët. Shkurt, Shqipëria i vetmi vend në botë që s’ka dhe s’mund të ketë komunitet minoritar.

Ndaj, s’ka minoritarë Shqipëria, por gjakprishur që po shtohen, që iu pëlqen të quhen persona që hanë bukën e kaurit dhe bëjnë davanë e turkut ose e kundërta. Thjesht janë njerëz të mërzitur, janë megallomanë, duan të duken tjatër dhe harrojnë se kur tradhëton një atdhe, s’ke për të gjetur kurrë një tjetër, aq sa ndërrohet ati apo ama! Dhe mendojnë se do të gjejnë një tjetër prind At e një tjetër prind Am?! Kurrë! Ata duhen kuruar në mendje, po jo me medicina, por me ndërhyrje me anë të sondave nëpër venat e gjakut! Kjo ndoshta arrin t’i kthejë në gjakun e mëparshëm? Por le të quhen ashtu si u pëlqen, sepse na bëjnë ne të tjerët më të vëmendshëm, më fisnik, më luftarak dhe më patriot, sepse ne kemi Zotin me vete, ata s’kanë as vetveten dhe as ata që gjoja pëlqejnë.