Prof. Ing. Av. Sazan Guri: Uji drejt Pulias i Shqipërisë, pushtim modern i Italisë

118

Të shesësh ujin është njëlloj, sikur t’i heqesh bukën fëmijëve tuaj. Po Spanja me Portugalinë që kanë të njëjtët lumenjë, por nuk ndodh që Spanja mund të bëjë ç’të dojë me sasinë ujore të lumenjve që më parë kalojnë në territorin e saj, sepse është po aq pronare e ujit edhe shteti Portugez.

Sigal

Ditët e  fundit te gazeta Corriere del Serra del një artikull, ku si gjithmonë merr vesh nga jashtë se Qeveria shqiptare po kryen aktin kriminal të rradhës ndaj popullit apo vendit të vet, duke i dhënë burime me ujë  rajonit të Pulias në mënyrë antiligjore, kundra të gjitha Konventave ndërkombëtare, pa pyetur dhe informuar më parë popullin e vet, pikërisht atë që do ta vuajë këtë mungesë burimi natyror. Më e dhimbshme bëhet kjo situatë sa tragjike dhe dramatike, kur të përçmojnë, s’të llogarisin, s’të marrin parasysh dijen dhe as nevojën për ujë të kombit të vet! Pa le kur të thonë se fundja e bëjmë, sepse uji shkon kot në det, me nën pretekstin se Shqipërisë mbasi i dëbon popullsinë me projekt të ‘kalkuluar’ thua se ajo s’ka aq banorë që ta përdori këtë ujë. Kanadaja është vendi më i pasur me ujë i planetit, meqë përmban 20% të rezervave botërore të ujit të pishëm dhe 7% të rezervave me ujë të ‘ëmbël’. Ujë i pishëm quhet ai ujë që duke u trajtuar pihet, kurse ujëra të ‘ëmbëla’ pihen pa trajtim. Edhe pse ky shtet është i pasur me ujë të pishëm ajo refuzon ta shesë ujin në SHBA, edhe pse këto të fundit nuk ndalojnë me të gjitha format duke e kërkuar ujin te ajo. Pra, uji i pishëm parashikohet të jetë shkaku i konflikteve të mëdha mes shteteve në të ardhmen. Të shesësh ujin është njëlloj, sikur t’i heqesh bukën fëmijëve tuaj. Po Spanja me Portugalinë që kanë të njëjtët lumenjë, por nuk ndodh që Spanja mund të bëjë ç’të dojë me sasinë ujore të lumenjve që më parë kalojnë në territorin e saj, sepse është po aq pronare e ujit edhe shteti Portugez. Më shkoqur a mundet Spanja të marrë sasi ujore nga lumenjt e saj dhe t’i eksportojë drejt një shteti tjetër si Franca psh? Jo, kurrë!  Në fakt, ky projekt fatkeq e famëkeq për shqiptarët të llogaritur si miza nuk merr ujin e Shqipërisë, por energjinë dhe fatin e saj, sepse ata, sikundër të dyja palët që llogarisin projekte të tilla nuk duan t’ja dinë se çfarë pasurie është uji për shqiptarët dhe për këdo që e ka kismet nga Zoti atë dhe çfarë vlere përfaqëson në ditët e sotme. Ata nuk mendojnë për shqiptarët sesi të rrojnë në pasurinë e tyre, sepse ndryshe do të mendonin sesi ky popull të merrte këtë ujë e ta kthente në biznez dhe në burim pune, me të ardhura brenda vendit, ashtu si ishujt FIJI nga fundi i botës që eksportojnë ujë deri në Amerikën e Veriut dhe marrin jetë edhe vetë ata, edhe ata që ja u blejnë ujin e tyre si amerikanët apo italianët në rastet përkatës! Çfarë i kushton këtyre matrapazëve e hajdutëve të pasurive tona natyrore, pyet një dashamirëse e këtij mendimi unik, që të merren me trajtimin e ujit shqiptar dhe shitjes së tij si produkt duke instaluar impiante të përpunimit e të amballazhimit të tij, dhe pastaj ta eksportojnë atë si ujë shqiptar, ku të shërbejë si urim midis shteteve, si barazi e bashkim midis popujve dhe jo si nënshtrim dhe pushtim i tij. Pa qenë kështu subjekt gllabërimi me tubacione monstra dhe me kontrata poshtëruese, kur vetë shqiptarët nuk pijnë ujë nga çezmat e tyre se nuk dikërkan se elbete popull primitiv, sikundër një familje greke në Shqipëri i thoshte zonjës time inxhiniere që gatuante për familjen greke nga e keqja e madhe e ’97 – pse dini të gatuani? Sikundër mund të mendoj Kryeministri ynë me palën tjetër, pse dini të pini ujë ju apo dashkeni dhe ujë juve që ju bleva votën. Akoma mund të vazhdojë ky popull me vargjet e dikurshme – anës detit i palarë, anës lumit i papirë! A e dinë këta kuçedra që populli nuk ka ujë për të pirë në shtëpira, dhe shtrohet pyetja se çfarë kanë bërë më tepër se kaq kuçedrat që na kanë treguar gjyshet tona?! Por, përse e eksportojmë bruto në një kohë që mund ta përpunonim, ambalazhonim dhe kështu i rritej shumë vlera ujit shqiptar dhe punësoheshin disa njerëz, ku do të ishin ata të varur nga ne, ku kjo qeveri dhe kushdo do të krijonte marrëdhënie me dinjitet, me etikë më tepër, me më respekt, marrëdhënie kontraktuale ekonomike, ndryshe nga ajo që po duan të krijojnë kur një ditë të caktuar inati popullor nga mospasja mund të kthehet në konflikt të armatosur. Kjo fundja do të ishte e keqja më e vogël, sepse për turp e faqezezë ngelëm duke eksportuar vetëm bruto, kështu naftën, kështu mineralet, kështu lëndën drusore dhe çdo gjë tjetër! Ore qytetare, t’ju pyes pakëz me zemëratë se për çfarë j’u ndjen juve tashmë? Votën ja u vodhën, s’ja u ndjeu, quhet; Votën ja u blenë, s’ja u ndjeu, prape quhet; Pjatën e katërt, të tretë e të dytë ja u hoqën, quhet edhe kjo; Por, t’ju heqin edhe ujin e të mos ja u ndjejë fare, po fare, po kjo nuk quhet or vllezër, merruni me Luisin tani dhe me mua bilez, se mos harroni!?

Pas tre krimeve të mëdha që po bën i forti ynë si 1. Kufijt e detit, 2. Butrinti, 3. 1260 Hecet, ky është krimi më i madh i kryer qysh nga pushtimi romak më 167 p.e.s në vendin tonë, jo mjedisor, por kombëtar, natyror, shqiptar.

Po a e dini ju z. Kryeministër se kur Ibrahimi sipas Kuranit kthehej nga lufta me ushtarët e vet të etur në Sahara dhe tej në horizont iu shfaq oazi i shumëpritur me ujë, por duke shkuar drejt këtij burimi befas i doli ushtria e milingonave dhe çfarë bëri do thoni Ju? – Ai lejoi popullin e milingonave të pinin të parët dhe pastaj piu me ushtrinë e vet, ndërsa ky projekt nuk i llogarit as miza dhe as milingona këtë popull, pa le njerëz?! Ndoshta kështu do të ndodhte mbasi ai ka marrë aq shumë vota sa edhe Zoti vetë të ishte nuk do e arrinte dot, ndaj dhe quhet me të drejtë pronar i Shqipërisë. Kur populli shet votën, normal i ndodh edhe kjo. Ata bëjnë atë që duan, sepse ua ka blerë votën dhe elbete s’ke të drejt ankese

Në kushtet kur jemi që ujin ka kohë që e kanë me orar shqiptarët e s’janë ndjerë, çfarë i hoqën? Që po e shesin ujin që hidhet në det tek Italia? Kësisoj, jemi në ditët më të zeza si popull, na kanë mpirë, sikur të na ketë pickuar nepërka. Mund të na bësh çfarë ju shkon në mendje dhe do të duartrokitesh dhe do të thonë biles se aman vetëm ju mos u zini pa ne nuk duam as ujë, as drita, as ilaçe, as bukë, as pushime e asgjë prej gjëje. 800 vjet romaku (167 p.e.s – 585 mb e.s.), 800 vjet sllavi (1190-1999) dhe 500 vjet turku që dihen nuk na kthyen dot në këtë gjendje, sepse rregullisht stërgjyshërit tanë ja u vrisnin nja dy a tre mijë ushtarë legjionarë e më pas asqerë dhe ata zbuteshin duke iu dhënë të drejta shtesë. Po çfarë të bëjmë ne tani të ngrihemi e të vrasim ushtarë e qeveritarë shqiptarë? Kurrë mos e dhëntë Zoti! Se jemi të vetmit që kur bëhet fjalë për të mbrojtur veten ose të drejtat tona bëjmë të kundërtën që nuk biem dakort për të mirën tonë. Mendoj se kur nuk mbron të drejtat e tuaja, s’ka Zot të të bëj zgjidhje apo derman. Këtu bëhet fjalë për kauza të mëdha! Por a e kuptojnë shqiptarët? Ata votuan kundër vehtes se tyre, sepse ministrit dhe deputetëve iu bë rroga dyfish, ndërsa pleqtë pensionistë lëpijnë gishtat dhe me këtë ritëm kur të rinjtë largohen me projekt të llogaritur ato pensione do të hiqen. Ore ti filan që justifikon veprimin e Qeverisë për çuarjen e ujit drejt Italisë, kur thua se qenka më mirë të shitet sesa në det, tamam si tokat dhe lëndinat në Bashkinë e Finiqit ‘oqi labis dhe shqiptari, por ujku, kali grek dhe gomari’. Po ka injorancë më të madhe se kjo!? Mirë ti se mbase aq mund të dish në këtë mesele, po i falet një Kryeministri që të thojë më mirë të shitet sesa në det, sepse uji është energji, është materje apo lëndë e një kombi, sikur të japësh tokë, sepse toka pa ujë nuk rron e nuk ka kuptim shkëmbi pa ujë të lidhur me të ose rrënjët e bimëve gjithashtu: Sepse uji ka bërë 1000 detyra para se të shkojë në det; sepse uji ka furnizuar pa dashje e me dashje me miliona rrënjë pemësh para se të përfundojë në det; sepse ky ujë që Ju z. Kryeministër mendoni se shkon kot në det ka bërë ujin e shiut në tokë, ka bërë vranësirën në male, ka bërë retë mbi kokat tona, pastaj ka avulluar dhe mban gjenë e shtrenjtë për të gjithë ne që është pema që na jep O2 dhe O3 (gjejeni vetë se ç’janë këto gërma)? Sepse ky ujë, sidomos te ne ka tretur mender….. ato që qeveriu me politikat e tij na bën t’i hedhim në lumë, se përndryshe ky shtet, që nuk ndërton impiante për ujëra të zeza do të bëjë që populli i tij do të shohë fekale në shtretërit e lumenjve; sepse ky ujë ka bërë të ushqehen bletët, kafshët e blegtorisë apo ato të shtëpisë; sepse këtë ujë, Zoti dhe natyra e ka llogaritur në miliona vjet për këtë njerëzi që të kenë sasinë e duhur për frymë qeniesh të gjalla dhe për çdo stinë ka dhënë sasinë e duhur, edhe kur duket minimale apo si i shteruar në disa lumenjë (Himarë, Borsh, Kalasë, etj). Ai në fakt aty është prapë në nëntokë i fshehur. Pra, shpërngulja qoftë edhe e një sasie të caktuar nga lumenjtë tanë në mënyrë të përhershme duke i ndërruar përjetë ‘destinacionin’ është e patolerueshme, ndaj edhe gjashtë Konventa të botës, si ajo e Helsinkit 1992, New York-u 1998, Direktiva 60 e BE, Kanuni ynë, etj., e ndalojnë rreptësisht heqjen e përjetshme si ky rast të sasive ujore nga lumenjtë tanë, marrjen dhe çuarjen në një burim tjetër apo lumë tjetër! Pa le ta çosh në një shtet tjetër, me përjashtim të rastit kur ai kalon natyralisht nga shteti në shtet si lumi Danubi psh. Por Kryeministri jonë e provoi mencurinë dhe guximin e shqiptarëve kur ai brenda principatës së vet mori ujët e lumenjëve Fan dhe i çoi në lumin Mat, atë të lumit Flim në Mat dhe e çoi në lumin Urakë në Mirëditë, mori ujin për gjithë vitin si askush vend tjetër në botë në sasira prej 98% nga lumenjt për energji që çohet në Beograd dhe rrjet evropian, pra, ata që e prodhojnë ose e kanë me orar ose e kanë me tension 150V dhe për këtë e për këto o popull fajin e kishte Gavroshi i vitit ‘93 te Hygoi ose Sazani i v. 2013-2023. Paçka se këto Konventa nuk të lejojnë të shpërngulësh ujin nga një lumë në një tjetër’ për gjithë vitin; dhe për sasira që prekin minimumin ekologjik të jetesës së frymorëve të gjallë deri në mungesë të plotë të tij, ku vëllai në fshat humb çdo lidhje me bujqësinë e blegtorinë, dhe më pas vjen vëllai apo vëllezërit në qytet që humbasin biznese e lidhjet me fshatin e pastaj vijnë nipërit që humbasin lidhjet me kullat e gjyshit, sepse kur s’ka ujë, pse do të kthehen?! Ndaj dhe uji nuk hiqet as përjetë dhe as totalisht apo kryesisht nga lumi, sikundër bëri qeveria aktuale 2013-sot me 1100 Hec-e, e nisur me ligj dhe me praktikë qysh nga qeveria Berisha 2009-2013 me 200 hec, ku vetëm 100 të kohës së rregjimit para ’90 ishin për t’u rinovuar!? Dhe ç’thoshte Kanuni ose e Drejta e Vjetër D(t)okësore shqiptare për këto që i zoti i pusit ku mbushte lagjeja apo fshati ujë kishte të drejtën që në pikun e gushtit të mos i lejonte gjitonët të mbushnin ujë në pusin e vet! Po ashtu dhe familja e parë pranë një burimi ujor nga merrte fshati ujë zotëronte të drejtën që ta bllokonte një apo disa ditë në vit ujin për banorët më poshtë që këta të dinin dhe të vlerësonin domosdoshmërinë e ujit dhe të kuptonin se ai nuk ishte i tyre. Është kjo e drejtë që ka pasuruar të drejtat e tjera ndërkombëtare dhe ato Konventa që njëzëri kanë thënë e shkruajtur se uji nuk merret për t’u çuar në një lumë tjetër, pa le të merret e të transportohet në një shtet tjetër. Pas tre krimeve të mëdha që po bën i forti ynë si 1. Kufijt e detit, 2. Butrinti, 3. 1260 Hecet, ky është krimi më i madh i kryer qysh nga pushtimi romak më 167 p.e.s në vendin tonë, jo mjedisor, por kombëtar, natyror, shqiptar. Ata kokshprasët e shesin faktorin ekologjik, ujin, si më të rëndësishmin e jetës dhe ka me i dënue Zoti i madh shprehet një koleg i Akademisë ‘Rrënjët Tona’ nga Presheva, por edhe njeriu do të bjerë koha ku do të dalë kokëulur para kombit.

Por, përse e eksportojmë bruto në një kohë që mund ta përpunonim, ambalazhonim dhe kështu i rritej shumë vlera ujit shqiptar dhe punësoheshin disa njerëz, ku do të ishin ata të varur nga ne, ku kjo qeveri dhe kushdo do të krijonte marrëdhënie me dinjitet dhe marrëdhënie kontraktuale ekonomike

Thirrje për një tryezë Shkencore-Juridike !

Sesi të ndihmojmë Kryeministrin e Shqipërisë – njëherësh dhe popullin shqiptar për sipërmarrjen hidrike ndaj rajonit të Pulias! Besoj se jemi njohur me anë të përditshmes gazetë të rëndësishme italiane ‘Corriere dela Serra’ me projektin sesi Qeveria shqiptare në fshehje të plotë dërgon me anë të një tubacioni sasira kolosale për në rajonin e Pulias, që nuk është e tipit operacion ndihme për një kohë të caktuar, por një operacion i përhershëm dhe me pasoja në të ardhmen, si dhe në kundërshtim me ligjet dhe Konventat ndërkombëtare, të cilat ndalojnë ndryshimin e destinacioneve të ujrave të lumenjve nga lumi në lumë brenda një Shteti, jo më të dërgimit të ujrave të lumenjve në shtete të tjerë?! Përpos shkeljes së mësipërme, shkeljet vazhdojnë me mospërfshirjen e komuniteteve Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Sarandë në këtë vendimmarje, si dhe me mosinformimin e këtyre komuniteteve, për të cilat Konventat ndërkombëtare si ajo Aarhuz e ratifikuar në Paralmentin shqiptar të detyrojnë që ta kryesh. Shkelja e katër është se duhet të pyeteshin grupet e interesit dhe ekspertët përkatës, sepse mund të këshillohej vendimmarrja se uji mund të shkonte drejt Italisë në kushte ambalazhimi dhe jo kësisoj që mund të jetë burim konfliktesh dhe luftrash në rast se mund të ngjasë ajo e treta botërore për ujin.
Pyetja dhe shqetësimi është i thjeshtë?

  1. Pse Kanadaja që merr qindra kërkesa nga SHBA dhe nuk i jep asnjë pikë uji në këtë model?
  2. Pse ishujt Fixhi i japin ujë SHBA në formë amballazhimi?
  3. Pse Italia e Veriut që ka po aq ujë sa edhe ne, në mos më tepër, dhe nuk ndërmerr vepra të tilla hidrike për drejt këtij rajoni në nevojë?
  4. Pse Spanja nuk ndërmerr dot veprime të ujrave të lumenjve të saj që më pas kalojnë në Portugali, si p.sh ndryshim të destinacioneve të ujrave të lumenjve të përbashkët, ndalim e moskthim të tyre në shtratin e mëparshëm, etj, etj.

Kësisoj, në këto rrethana ne njerëzve të përgjegjshëm të këtij vendi na duhet të mblidhemi për t’iu gjendur me ekspertizën tonë Qeverisë shqiptare, Kryeministrit shqiptar, sepse normal edhe është këshilluar gabim nga të vetët, por ne ndihmojmë Kryeministrin tonë – njëherësh popullin tonë, sepse ndryshe pse të quhemi intelektualë, profesorë, pedagogë, qytetarë të përgjegjshëm!? Ndaj, të premten ora 13 e 30 te Grand Hoteli në Bllok do të mblidhemi për të organizuar mendimin sesi mund ta menaxhojmë nga pikëpmja juridike këtë situatë.