Erion Braçe nuk i ndahet Frida Krifcës. Këtë herë shkak është bërë karkaleci

108
Sigal

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare të ditës së hënë, deputeti socialist, Erion Braçe, ka sulmuar sërish Frida Krifcën. Këtë herë arsyeja e sulmit të Braçes ndaj ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, ka qenë karkaleci.

Sipas deputetit, fermerët po përballen me dëme në kulturat bujqësore nga karkaleci dhe Ministria e Bujqësisë nuk ka marrë asnjë masë për luftimin e tij. Një tjetër akuzë e Braçes kishte të bënte me çmimet e larta të ushqimeve, të cilat vetëm në vendin tonë nuk janë ulur si në vendet përreth.

“Çmimet e ushqimeve rreth e qark nesh, kanë rënë me 22.1%. Çmimet e drithërave ranë me 4% në raport me muajin prill. Keni verifikuar që çmimi i vajit ka rënë po i produkteve të tjera? Jo! Atëherë unë mendoj se më e rëndësishme se sa të shahemi dhe të tregojmë me gisht gjithësecilin, është që të bëjmë ekonominë që të funksionojë. Sa kohë që çmimet të bijnë, ato duhet të reflektohen te qytetarët.

E dyta që kam si shqetësim është me një fakt të rëndësishëm që ka të bëjë me infektimin e tokave bujqësore në Myzeqe. Edhe këtë vit nuk po i lejojnë bujqit që të merren me  ciklet e tjera për shkak të karkalecit të tokës. E mbjell sot bimën, e ha karkaleci nesër. Kaq e rëndë është gjendja. Fola në Kuvend që në muajin shkurt që ministria përgjegjëse të merrte masa dhe sot e konfirmova se sa i parëndësishëm është roli i deputetit. Sa kohë që askush nuk të dëgjon. Kur ti ngre një problem, merren me ty dhe jo me hallin e njerëzve. Tani ka një shprehje nga një film se çfarë duhet t’i bëhet bahçes në këtë moment, por ka ende kohë për këtë”,- tha Braçe.