Prof.Dr. Elmaz Sherifi: “Rama në Gjermani në 2020, si Noli në Zvicër në 1924” !

727
Sigal
Rama shkoi ne Mynih per te mohuar te gjitha kritikat qe perendimi ben ndaj keqqeverisjes se Shqiperise.
Jo pa qellim ai deklaron publikisht, se nuk ka kushte per hapjen e negociatave. Kete e deklaroi edhe ne Mynih. Sipas tij ne Shqiperi nuk ka krime e kriminel, por Europa nuk do qe ti hap negociatat. Ato fenomene jane ne Gjermanine e Merkel, e cila ka marre kater mandate qeverisje. Ate model do te ndjek edhe Rama, prandaj, pas endrres per mandatin e trete, fantazon per mandatin e katert.
Edhe idhulli i tij, Noli, me 10 shtator 1924 mbajti nje fjalim me Mbledhjen e Asamblese se Lidhjes se Kombeve ne Zvicer dhe kritikoi ashper sekretarin e Pergjithshem te Lidhjes se Kombeve qe nuk i jepte 300 miljon fr.ari per zhvillimin e ekinomise.
Noli i befasoi te gjithe kur deklaroi, se nuk ia jepnin ndihmen, se e quanin kryeminister qe erdhi ne pushtet me kryengritje dhe Shqiperia ishte pa parlament.
Ne tha Noli- do te qeverisim edhe tre vjet pa parlament,sepse parlamenti sipas tij, ishte vendi i fjaleve dhe gazrave, ashtu si e quajti Lidhjen e Kombeve “vendi i fluskave” !
Historianet e dine si rrodhen ngjarjet. Noli iku nga pushteti brenda dy muajve.
Edhe Rama po jep prova para institucioneve nderkombetare, se ai eshte kunder integrimit ne BE.
Ka dhene prova e fakte se ai eshte kunder integrimit, pasi eshte i dashuruar me pushtetin.
Aq i dashuruar eshte me pushtetin, sa e mbron hapur krimin ekonomik.
Po ua kujtoj ngjarjen me inceneratoret.
Ku jane pronaret e tyre, qe nuk dalin te mbrojne bizneset e tyre, por i mbron me fanatizem kryeministri Rama ?
Pse shkoi ne Fier ministri Klosi dhe nuk shfaqen pronaret e tyre, ashtu si ndodhi me Rrugen e Kombit kur ju vu flaka investimeve ne Kukes. Edhe aty asnjehere nuk doli pronari te negocionte me banoret e zones, por shfaqeshin dy ministrat, i finances dhe infrastrukturen ?
Me sa kuptohet, keta jane pronaret e tyre.
SPAK, kemi te drejte te dyshojme, apo ASPAK ?