Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Po ringrihet piramida e Hans Kelzen!

524
Sigal

Pardje, me dekretin e Presidentit të Republikës u bë funksionuese Gjykata Kushtetutese. Tani janë ndërtuar dy të tretat e Gjykatës. Mbetet të emërohen edhe tre gjyqtarë, që të ringrihet “Piramida e Hans Kelzenit”, pasi ky është filozofi i jurisprudencës, që shkroi për herë të parë më 1920 në Kushtetutën e Austrisë kapitullin e Gjykatës Kushtetutese dhe u bë kryetar i saj. Tani te gjitha pergjegjesite kushtetutese dhe institucionale do te ngarkohen mbi anetaret e saj. Mali me dosje ankimore, ngjason si “Piramida e Keopsit”, e cila duhet rrëzuar me drejtësinë si paanëshmëri, dhe me profesionalizmin e bazuar vetëm në ndërgjegjen juridike, për t’i dhënë dermen presioneve politike anakronike. Edhe institucionet ndërkombëtare presin të shikojnë, se, sa të pavarur do të jenë anëtaret e saj nga ideologjia politike, në gjykimin e ankeses së depozituar për legjitimitetin e zgjedhjeve vendore. Tashmë, vendimet e Gjykatës Kushtetutese dhe veprimet e SPAK, janë testi vendimtar i pritshmërive nga Reforma në Drejtësi. Anëtarë të Gjykatës Kushtetutese! Në veprimtarinë tuaj të lartë, udhëhiquni vetëm nga profesionalizmi dhe dinjiteti profesional i Gjykatës Kushtetutese të Kosovës, e cila me drejtësinë si paanëshmëri ka rrëzuar vendimet e parlamentit, per zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe të qeverisë së fundit. Udhëhiquni nga drejtësia, për të rikthyer besimin e shqiptarëve në funksionimin e institucioneve politike e juridike!