Ky titull, ka një histori të një fëmije që ende s’kishte mbushur një vjeç. Isida Nezha, ka filluar të flas shpejt dhe ajo që është më e rëndësishme i artikulonte fjalët shumë mirë. Ishte fëmijë i urtë, por bënte naze në të ngrënë, refuzonte ushqimin që i servirnin edukatoret e kopshtit. Edukatoret dhe drejtoresha e donin shumë, kujdeseshin për të, që duket e tepërt të thuash se tejkalonin dhe kujdesin e prindërve. Për koinçidencë drejtoresha e kopshtit dhe një nga edukatoret ishin labe. Meqënëse i bënte naze ushqimit, ato i thonin:” ti Isida, nuk ha ushqimin e kopshtit, se do mish, se je labe”. Asaj i qe fiksuar në psikologjinë e fëmijës, se lebërit hanë vetëm mish. Një nga ditët, në mbrëmje, kur e merrte e ëma nga kopshti, gjatë rrugës për në shtëpi, fillojë t’i bëjë disa pyetje breshëri të jëmës. Mami çfarë ha lopa?, bar iu përgjigj e ëma.Po delja?, bar. Po pula?, misër. Po ujku çfarë ha? Mish ju përgjigj e ëma. Pse ujku lab është mami?-ja priti vogëlushja. Në jetën e saj fëminore ka një kujtim të bukur, që lidhet me Kongresin e 9-të Partisë. Gjatë punimeve të kongreseve, në traditë, kishte dhe një përshëndetje nga pionierët, që kishte karakter festiv. Në Kongresin e 9-të të Partisë, që ishte Sekretar i Parë i Komitetit Qëndror të Partisë Ramiz Alia, përshëndetja e pionierëve, i qe besuar artistes së Popullit, regjzores të filmave për fëmijë, Xhanfise Kekos dhe Shefit të Sektorit të Pionierëve në Televizionin Shtetëror, Gjergji Rita. Ata, zhvilluan një konkurs në gjithë kopshtet e Tiranës dhe konkursin e fitoi Isida. Mirpo çndodhi, duke u nisur dhe nga vendorigjina e të jatit të Isidës, nga Dukati i Vlorës, duke dyshuar për biografi, e spostuan dhe ja dhanë tekstin një djali në klasë të tetë, që e kishte babain me punë në Kryeministri. Motivi për t’u justifikuar, ishte se Isida është e vogël, nuk e njeh shokun Ramiz dhe do ngatërrohet. Këto biseda i bënin në prani të Isidës. Ajo i dëgjonte dhe ndërhyri me çiltërsinë e fëmijës, duke ju thënë se unë e njoh xhaxhin Ramiz, se e kam parë në televizor.

Nga Ministria e Brendëshme kishin pyetur dhe shkrimtarin Skënder Hasko, bashkfshatarin e të jatit të Isidës për biografinë, “se mos shkaktonte ndonjë atentat ndaj udhëheqjes”. Meqënëse djali nuk e interpretonte mirë tekstin, regjizorja që mbante përgjegjësi për cilësinë e përshëndetjes, nguli këmbë dhe ju deklaroi përfaqësuesve të komitetit Qëndror të Partisë, se po nuk erdhi ai fëmija i vogël që fitoi konkursin, unë jap dorëheqje dhe ta marrë dikush tjetër. Në këto rrethana u detyruan dhe thirrën Isidën, që debutoi shumë bukur.
Sipas regjisë dhe tekstit të shkruar nga poeti Koçi Petriti, Isida do shkëputej nga rreshti i pionerëve, që harkonin mes rreshtave të sallës, gjithë sallën e kongresit, me 700 fëmijë dhe do shkonte në tribunë te Ramiz Alia, ku do t’i thoshte vargjet: “ Xhaxhi Ramiz, xhaxhi Ramiz, të të them një fjalë në vesh ( hë thuaje i tha Ai ), po të mbetet midis nesh. Unë me shoqet jam në garë, kush t’u përqafoj më parë. Drejtuesi ynë na vuri në rresht,kur ngrija dorën, ai më thosh hesht, kur ai thoshte ashtu dhe kështu, unë ika me vrap dhe erdha tek ju”. U pëlqye shumë interpretimi, nga një fëmijë katër vjeç e gjysmë dhe shkruajtën shumë gazeta dhe revista, mes të tjerash dhe gazeta letrare “Drita”, me autor poetin e njohur Bardhyl Londo. Kur Isida mbushi pesë vjeç, Ramiz Alia, dërgo dy ndimësat e tij me pako me kukulla, çokollata e lapustina, si dhuratë dhe një foto ku shkruante: “ Isida, të uroj ditëlindjen gëzuar, të puth fort e fort, Ramiz Alia”. Xhanfise Keko, regjizorja e shquar e filmave për fëmijë, duke parë talentin dhe aftësitë e saja fëminore, e kërkoi ta marrë në Korçë, për të lojtur një film, në rolin kryesor. Por e ëma, duke qënë fëmijë i vetëm hezitoi dhe nuk e lejoi.
Prirja për të folur shpejtë, për të kapur ngjarjet dhe fenomenet e jetës fëminore, shoqëruar dhe me talentin për të shkruar që në vegjëli ,bëri që të botojë poezitë e para në moshën 9 vjeçe, në revista për fëmijë si: “ Fatosi”, “ Pionieri “, “ Filizat”, “ Sirena e Vogël “ dhe në disa gazeta të përditshme, si “Rilindja”e Kosovës, që në atë kohë botohej në Tiranë për arësye të genocidit serb, që nuk i lejonin të botonin në Prishtinë. Gazeta “RIlindja “, botoi një cikël poezish, shkëputur nga vëllimi “ Dallgët e Shpirtit “, botuar 1996, kur ishte vetëm 14 vjeç. Megjithëse fëmijë, spikat figuracioni letrar, mjafton të citojmë vargun “Nata madhësohet”, ( rritet ).

Vëllimin poetik “ Dallgët e Shpirtit “ është me parathënie të shkrimtarit të madh Dritëro Agollit, ku shkruan: “Isidës, i uroj udhë të mbarë në rrugën e poezisë, që është një rrugë e gjatë pa asfalt, me gurë që të vrasin këmbët dhe me gjëmba që të shpojnë e të çjerrin,por është shumë e bukur, pasi duke udhëtuar do arrish në lëndinën e luleshqerave, manushaqeve dhe trëndafilave, atje ku fryn një erë e mirë. Udhë të mbarë! Dritëro Agolli.
Vëllimin e dytë me poezi titulluar “ Qielli i Plagosur, me redaktor shkrimtarin e madh për fëmijë Odise Grillo, recensent profesor Bardhosh Gaçe, me piktore për kompozimin e kopertinës Safo Marko dhe parathënie Dhori Qirjazi, ka marrë një vlerësim të cilësuar, në promovimin që u bë te Lidhja e Shkrimtarëve ku recitoi Margarita Xhepa, dhe ish Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, poeti i shquar Xhevair Spahiu, e ka vlerësuar si një talent të rrallë me shumë perspektivë. Poeti Dhori Qirjazi në parathënien e tij shkruan se: “ Poezia e Isidës, është një sinfoni që të befason për bukurinë e fjalës, pjekurinë e mendimit, muzikalitetin që vjen si valët e detit dhe shpesh herë fillon të dyshosh për moshën që ka”.
Në vazhdimësinë e krijimtarisë së saj ka botuar romanin “Shpresa”, në vitin 2004, me një tematik mjaft interesante, që redaktori profesor Bardhosh Gaçe, thotë se: “këtë roman mund ta botosh në çdo vënd të botës”. Duke qënë studente ajo shkruajti dhe një libër publicistik “Letra nga larg “dhe aty e ndërpreu krijimtarinë, duke ju kushtuar punës dhe familjes.
Në vitin e dytë të shkollës së mesme, ka drejtuar emisionin e rinisë në Televizionin Shqiptar gjatë viteve 1997-1998. E ndërpreu pasi në vitin e dytë të shkollës së mesme “Petronini Luarasi”, Tiranë, u largua në Padova të Italisë, ku vazhdoi Shkollën e Mesme të Gjuhëve Superiore. Pas shkollës së mesme vazhdoi studimet e larta po në Padova, në Fakultetin e Shkencave Politike, Marrdhënie Ndërkombëtare. Për mbrojtje diplome mori temë për Kosovën, për luftën e UÇKS dhe çlirimin nga genocidi serb. Njëkohësisht mbrojti dhe tre gjuhë të huaja si anglisht, spanjisht dhe italisht, ndërsa gjermanishten e njeh, por jo në nivel të mjaftueshëm për ta mbrojtur. U martua në Padova me Carlo Coppiello, që ka mbaruar art grafik dhe kanë dy fëmijë, një djalë Elian, që vazhdon klasë e tretë dhe Chiara, që është në kopsht. Elia është nxënës shembullor dhe shkëlqen në mësime. I apasionuar shumë pas leximit të librit dhe me prirje të veçanta në matematikë, saqë në një konkurs të matematikës ka fituar dhe konkuron ndër më të mirët në Padova. Isida punon si drejtoreshë në një kompani që merret me punë sociale. Duke qënë e ngarkuar me punë gjatë gjithë ditës, shtoi këtij angazhimi dhe detyrimin familjar, e ka penguar që të shpalos talentin e saj letrar. Por talenti brenda vetes fle dhe një ditë shpresojmë që të zgjohet dhe të riaktivizohet në një stad më të lartë, për vetë formimin dhe pjekurinë moshore, për të na dhënë vepra të një niveli më cilësor.


















