Prof. Asc. Dr. Arben Luzati: Zhurma mjedisore dhe ndikimi i saj në shëndet

Arben Luzati

Adresimi i nënpërfaqësimit të zhurmës në trajnimin e Shëndetit Publik, ka qënë një hap kritik drejt integrimit të zhurmës si një përcaktuese e shëndetit. Përfshirja e kompetencave thelbësore mbi ndotjen akustike në kurrikulat e MPH (Mastër Public Health) do të rriste nivelet profesionale, do të promovonte barazinë si dhe do të përshtastë më mirë kapacitetin e Shëndetit Publik në raport me shkallën e problemit.

Sipas OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) ndotja akustike përkufizohet si tingull i padëshiruar dhe i dëmshëm, i emetuar nga burime të ndryshme që mund të ndërhyjnë në aktivitetet normale të njeriut si: gjumi, biseda, puna etj dhe kontribon në efekte negative shëndetësore. Zhurma mjedisore është një fenomen i pashmangshëm në mjediset urbane dhe pse vazhdimisht bëhen përpjekje për ta zvogeluar ekspozimin e saj.Ajo ende mbetet një problem madhor, kryesisht për shkak te zhvillimit të shpejtë të urbanizimit dhe transportit.

Zhurma mjedisore tipikisht karakterizohet nga intesiteti,kohëzgjatja,frekuenca e mund të ketë burime të ndryshme.Rober Choch, laureat i çmimit Nobel dhe mjek baketriolog i madh kishte parashikur gati mbi 100 vjet më parë: “Do të vijë një ditë kur njeriu të luftojë me zhurmën e pamëshirshme si armikun më të keq të shëndetit”. Sa profetik ishte ai! Dhe kjo ditë mund të mos jetë shumë larg. Nga të gjithë llojet e ndotësve mjedisorë, zhurma është lloji më i përhapur dhe më i fshehtë, me efekte të dëmshme fiziolgjike, psikologjike dhe sociale. Në vitet e fundit zhurma mjedisore është bërë çështje kryesore e ditës dhe temë e nxehtë e diskutimit midis studiuesve në gjithë botën.

Sigal

Në mjedisin e sotëm modern të jetës, njëriu rrethohet në mënyrë konstante nga zhurma e si rrjedhim gjendet gjithmonë në gjendje alarmi dhe stresi të përhershëm. Zhurma i prodhon këto efekte dëmtuese, edhe kur mendojmë se ne nuk jemi të shqetësuar, duke qenë aq të mësuar me zhurmën saqë jemi të vetëdijshëm për të. Kjo natyre delikate dhe e fshehtë e zhurmës kontribon në keqësimin e shëndetit. Çdo ditë, ne përjetojmë nivele të ndryshme të saj në mjedisin tonë.

Ekzistojnë shumë burime të zhurmave mjedisore ndaj të cilave njerëzit ekspozohen: si p.sh. transporti (trafiku rrugor, trafiku arjor, trafiku hekurudhor), ndërtimi, industria dhe burimet e komunitetit ( fqinjët, radiot, televizorët,baret dhe restorantet) si dhe burimet sociale dhe të kohës së lirë ( ato që bëjnë muzikë të levizshme,fishekzjarret ,mitingjet,skuter mbi 250cc etj).

Shume interesante është të theksohet dhe kontributi që japin pajisjet shtëpiake në ndotjen akutstike dhe që përben 8% të peshës së përgjithshme. Rritja shurëdhuese e zhurmes është një aspekt i krizës së tmerrshme mjedisore që kërcënon njerëzimin. Problemi i lulëzimit të ndotjes akustike po ve në lëvizje të gjitha vendet në zhvillim. Në vitet e fundit zhurma mjedisore është bërë çështje kryesore e ditës dhe temë për diskutim midis studiuesve në gjithë botën. Ato (studiuesit) pas sqyrtimit të të dhënave shkencore të disponueshme kanë konkluduar për këto grupe sëmundjesh që vijnë nga zhurmat:
Kardiovaskulare

Dëmtime njohëse (cognitive impairment)

Çrregullime të gjumit

Tinnitus (zhurmë në vesh)

Bezdisje

Çrregullime emocionale dhe të sjelljes që dëmtojnë ndjeshëm funksionin akademik e social të një nxënësi për një përiudhe kohe të gjatë, që shpesh klasifikohen në sjellje të brendshme (ankth,depresion,tërheqje) ose sjellje të jashtme (agresion,mosbindje etj).

Po kështu ka studime shumë të rëndësishme për zhurmat si: DR. Mathias Basnër (2014) Universiteti i Pensilvanise,ku ai ka konkluduar që zhurmat e larta japin goditje në trurin e njeriut. Ndërsa Stansfeld dhe Matheson (2003) konkludojnë se ekspozimi ndaj zhurmës gjithëashtu shoqërohet me rritje të ankthit, stresit e depresionit, humbje dëgjimi, rritje e presionit arterial si dhe për ekspozimin kronik nga zhurma e avionëve që është i lidhur me uljen e të konceptuarit, vështirësitë të degjimit dhe dëmtimin e kujtesës afatgjatë tek fëmijët.

BE ka miratuar metrika të harmonizuara të zhurmës në të gjitha shtetet anëtare të saj, duke sugjeruar nivelin ekuivalent (ditë-mbrëmje-natë) si një metrike për të vleresuar shqetësimin e gjumit. Ndersa kufijtë e zhurmës përcaktohen individualisht nga secili shtet anëtar i BE-së. Këto metrika të sugjeruara duhet të përdoren për hartëzimin strategjik të ekspozimin në të gjitha vendet. Ato janë të zakonshme në të gjitha burimet e transportit dhe burimet e tjera të zhurmave mjedisore (Direktiva 2002/49/KE). Hartat strategjike të zhurmës duhet të përdoren në gjithë Europën për të vlerësuar numrin e njerëzve të ekspozuar ndaj niveleve të ndryshme të zhurmës.

Megjithatë, pavarësisht barrës së saj të qartë shëndetësore, ndotja akustike mbetet e margjinalizuar në axhendat globale të shëndetit dhe është e integruar në mënyre jo-konsistente në arsim dhe trajnim. Reformat e fundit në kurrikulat e Shëndetit Publik, veçanërisht në SH.B.A., kanë kontribuar në një thellim të gjerë të përmbajtjes së shëndetit mjedisor në raport me zhurmën, që kryesisht ka munguar ose ka qenë e reduktuar në një nën- çështje brenda boshllëkut arsimor të profesionit të Shëndetit në Punë. Ky boshllëk arsimor ka implikime të rëndësishme: si p.sh. tek të diplomuarit që shpesh u mungojnë kompetencat në vlerësimin e ekspozimit të zhurmave ndaj komunitetit, po ashtu mungojnë kompetencat në intërpretimin epidemiolgjik, si dhe në vlerësimin e politikave e ndërhyrjeve ndërsektoriale.

Adresimi i nënpërfaqësimit të zhurmës në trajnimin e Shëndetit Publik, ka qënë një hap kritik drejt integrimit të zhurmës si një përcaktuese e shëndetit. Përfshirja e kompetencave thelbësore mbi ndotjen akustike në kurrikulat e MPH (Mastër Public Health) do të rriste nivelet profesionale, do të promovonte barazinë si dhe do të përshtastë më mirë kapacitetin e Shëndetit Publik në raport me shkallën e problemit.

Sot në Shqipëri kemi ligjin nr. 50/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9774, dt. 12.07.2007 “Për vlerësimin e administrimin e zhurmës në mjedis, të ndryshuar”. Ky ligj bashkëkohor vlen të theksohet që është shoqëruar me udhëzime : si Udhëzim I përbashkët nr.2, dt. 15/11/2003 “Niveli kufi i zhurmës për një mjedis të dhënë dhe për fushën e veprimtarive ekonomike-shoqërore,si dhe Udhëzimin nr.8 “Për nivele kufi të zhurmave në mjedise të caktuara”, dhe Udhëzimin për Kërkesat Minimale të Hartëzimit Strategjik të Zhurmës. Dhe gjithashtu është shoqëruar me një VKM “Për Monitorimin dhe Kontrollimin e nivelit të zhurmave në qëndrat Urbane dhe Turistike”.

Në ligjin 50/2023, matjet e zhurmave kaluan tek strukturat mjedisore, si: Agjencia Kombëtare e Mjedisit, strukturat e Mjedisit të Turizmit dhe Mjedisit dhe nga njësi të pushtetit vendor dhe laborator të akredituar. Ndërsa roli I ISHP (Instituti I Shëndetit Publik) që më parë monitoronte zhurmat kaloji për të vlerësuar ndikimin e zhurmave në shëndetin e popullsisë dhe për të rekomanduar masa mbrojtëse. Pra ISHP-ja, me rezultatet e matjeve nga strukturat që thamë më sipër si AKM etj do të vlerësojë ndikimin në shëndetin e popullsisë. Për mendimin tim,si ekspert i  vjetër i Shëndetit Publik, nuk e di sa e realizueshme do të jetë kjo nga ISHP-ja me të dhënat e strukturave të tjera?

Ndërsa neni 25, pika 2 e ligjit 50/2023 përcakton detyrimin për Policinë e Shtëtit të kryejë matjen e zhurmave në rastin e ankesave nga banorët, ku unë përsonalisht e kam njoftuar brenda një kohe të shkurtër gjatë orëve të natës dhe më është përgjigjur pozitivisht në të treja rastet.

Si përfundim, duke qënë se nivelet urbane të zhurmës në shumë qytete të botës si dhe në disa qytete të Shqipërisë qëndrojnë mbi normat e parashikuara, lufta e përditëshme për atë grusht decibelësh që ndeshet mbi normat është bërë moto e shkencës dhe e teknikës në të gjithë botën, sepse është ky grusht fajtor i padukshëm që i shpëton hetuesive mjekësore për të sëmuret dhe hetuesive juridike për krimet.

Në kohët e sotme, i gjithë publiku shkencor dhe ai i masës së gjerë, që përbën dekorin human, është ndërgjegjësuar për këtë fajtor, zhurmën, prandaj nuk hezitohet të shpenzohen miliona dollar për të insonorizuar (heqja e zhurmës) kilometra autostrade. Shihet pra që rëndësia e problemit imponon shpenzime marramendëse.

Megjithatë,i parë me sy të vëmendshëm, problemi është shpesh “çështje kulture”. Fatkeqësisht jeta e përditshme dëshmon me kryenëçësi që “kultura e zhurmës shpesh e asifkson kulturën e qëtësisë”. Dritaret e hapura të apartamenteve ku gjëmojnë majtofon me tinguj të lartë,radio me volumin maksimal dhe funksionimi jo i mirë i makinave që prodhojnë shumë zhurmë u shtohen edhe diskutimet ku njërezit për të imponuar idetë e tyre çirren me zë të lartë, “duke ndihmuar” në “betonimin” e kësaj “kulture të zhurmës”.

Që kjo “kulturë e qëtësisë” të mbretëroje siç e meriton nuk ka pse të na mengojnë predispozicioni për të shkatërruar “kulturen e zhurmës”, e cila sic shihet ka plot pika ku heshtat e dëshirës sonë për ta luftuar atë mund ta qëllojnë e ta shembin duke rrëmbyer atë grusht të tëpërt decibelëqsh që na vret përditë.