Fjale e Presidentit te Republikës në Kuvendin e Shqiperisë, është ndryshimi pozitive qe u be rregullores se Kuvendit shumë vite më parë.
Për shumë kohë, shumë President nuk e kanë përdorur këtë mundesi komunikimi te drejtë për drejte me shqiptaret, nepërmjet fjales se tyre përballe deputetëve.
Presidenti Begaj meriton mirënjohje që është ndoshta Presidenti i pare që përdor këtë instrument te demokracisë funksionale.
Rendesia e fjales së Presidentit konfirmohet edhe nga interesi i trupes diplomatike.
Askush nuk mund ta akuzoj presidentin kur angazhohet per plotesimin e misionin te tij kushtetues per unitetin e popullit shqiptare.
Aq me pak ata qe i vene zjarrin Kuvendit dhe bllokojne funksionimin normal te tij.
Fushatat perbaltonjese ulin kredibilitetin publik edhe te opozites.
Opozita duhet te kthehet ne institucionet e vendit dhe me nje programi qeverises alternativ dhe duke qartesuar edhe figurat kryesore te saj te krijoje fuqine e sinergjise pozitive ne jeten politike te vendit.
Rruga qe ka zgjedhur duke djegur kuvendin eshte rruga ky digjet edhe vete opozita.
Opozita mund te krijoj shpresat per nje perballje programesh dhe ekipesh shprese-sjelles.
Mazhoranca duhet ti permbahet vizonit te socialiste ku qartesohej sjella e saj politike : “Do te ndajme pushtet per te bere shtet”.
Maxhoranca duhet te bej kujdes nga risqet qe sjell perqendrimi i te gjitha pushteteve.
Zgjedhjet e tjera parlamentare nuk jane larg.


















