Ëngjëll Musai: Unë e mbajta fjalën, Pishtari ynë Dritëro Agolli!

548
Lajmi se poeti i madh dhe Nderi i Kombit Dritëro Agolli është shtruar në gjendje të rëndë në një nga spitalet e kryeqytetit na trishtoi pa masë. Para dy ditësh, rastësisht takoj në qendër të “Bllokut”, Elonën vajzën e të madhit Dritëro Agolli, e cila ishte shumë e lodhur. I kishte ngrirë buzëqeshja dhe tepër e pezmatuar për vuajtjet e Babait, njëkohësisht edhe ikonës së letërsisë shqiptare më folimesytë e mekur më shumë se same fjalë. I gjithë trishtimi i shprehej në pamjen e saj. “Është rëndë, më thotë, dhe nuk e di, se si do bëj, pasi unë e kam konsideruar babin të pavdekshëm!”, përfundoi fjalët e pakta Elona dhe u largua ngadalë si të kish mbi supe peshën e rëndë të malit të Dajtit. Personalisht, të madhin Dritëro e kisha idhull të qetësisë, mençurisë dhe një këshilltar të vyer që, sa herë diskutohej diçka e rëndësishme në mjedisin intelektualshqiptar, i telefonoja. Po Sadija ?! Ajo mbetet një grua fisnike dhe shembulli më i mirë i një bashkëshorteje, nëneje, por edhe mësueseje që me durim dhe përkushtim merrte telefonatat dhe shkëmbente bashkëbisedimet me Dritëroin dhe për Dritëroin. Ajo pandërprerë mbante kështu, atë rol që miku i vjetër dhe besnik di e do të mbajë. Ajo ka pritur dhe përcjellë medurim proverbial qindra mijëra shqiptarë nga Shqipëria, trevat shqiptare, miq dhe dashamirës nga çdo cep i Botës. 
Dhe ja sot në këtë moment të rëndë nuk do të shkruaj kujtimet nga dhjetëra takime, vizitat në familje dhe bashkëbisedimet. Jo. Ato do t’i kem pjesë të punës sime të përditshme në të ardhmen, natyrshëm, por sot do të tregoj vetëm: pjesë të një momenti të veçantë, që na dhuroi Dritëroi ynë, kur ishim për vizitë së bashku me disa miq për t’i dorëzuar Çmimin e lexuesve të Penës Shqiptare në “Telegraf” ku Dritëro Agolli ishte shpallur “Poeti dhe Shkrimtari i Vitit”. Pasi bashkëbiseduam dhe në guzhinën e tij, një pjesë e mirë e njerëzve që aty gjetëm u larguan, Dritëroi më tregon, se kishte dy epitafe që mund t’i merrja dhe t’i botoja kur të doja. I them, se këto janë për një kohë tjetër dhe, që normalisht i bie kur Ju, i madhi Dritëro do t’i keni mbushur 110 vjeç. Buzëqeshëm dhe u kuptuam, madje u mirëkuptuam. Vazhduam të këndonim edhe sepse unë kisha marrë disa shishe me “Raki Skrapari “ të cilën e përdorte me gramaturë, falë kujdesit të Sadijes syçelët, në mbrojtje të shëndetit të tij. “Do të tregoj diçka të bukur,- më tha dhe duke buzëqeshur mori librin që mbante pas kurrizit dhe prej andej nxori një fletë, ku kishte qëndisur disa radhë malli, – për të madhërishmen Sadije. “Po pse, o Dritëro, ia dhe Ëngjëllit, se do i botojë tek “Telegrafi” nesër!”, i thotë Sadija. Jo, i them unë, do t’i botoj vetëm kur “Gjigandi ynë” të ketë mbushur 110 vjeç. Qeshëm dhe Dritëroi që e shikonte, se Sadijen nuk e mbante vendi, i thotë: “Ëngjëlli është miku ynë i shtëpisë, por është edhe nga Skrapari. Ne krushqitë i bëjmë me Skraparin dhe ata janë njerëz që dinë ta mbajnë fjalën. Të them unë, se Engjëlli do ta botojë kur unë të mos jem më.” Kjo ngjarje ka ndodhur diku nga Maji i 2014-ës kur Tirana ishte e qeshur, si çdo pranverë, ndërsa unë po e rrëfej sot në ditën e trishtë të këtij shkurti të hirtë,në ditën e ndarjes nga jeta fizike, por jo ajo poetike. Dhe më pezm, por edhe me amanetin e mbajtur, i them të madhit dhe të paharruarit Dritëro Agolli: “E mbajta fjalën Mik i shtrenjtë! Amanetin s’e tret dheu! I them, se e mbajta fjalën dhe nuk e botova përpara, se Ju të ndaheshit fizikisht nga kjo botë. E botova sot, kur morëm lajmin e trishtë dhe të padëshiruar për ndarjen tuaj nga jeta. Botimi i kësaj letre intime nuk është “scoop”-i që do të kish qenë, është amaneti i mikut, është fjala e mbajtur, është pulsimi i ndjerë i fjalë sate të bukur, mjeshtër për miken e jetës, Sadijen dhe për ne të gjithë që do të na mungosh aq shumë. Me shumë mirënjohje për Dritëro Agollin, njeriun, poetin, mikun, këngëtarin, të dashuruarin me jetën dhe fjalën që gdhend zemrat, artin! Faleminderit për çfarë na dhe! U prefsh në paqë !
Sigal

ja letra e plote :

E dashur Sadije, të dua si jetën time, madje më shumë; unë dëshiroj sinqerisht të vdes dhe ti të jetosh. Unë edhe i vdekur, do të të ndjek për të parë buzëqeshjen tënde, megjithëse kjo buzëqeshje brenda errësirës së varrit nuk duket, por unë do të bëj të pamundurën, qoftë edhe me anë të një future që do të dalë nga kockat e mia.