Që gratë të mos i vrasim përditë

686
Xhoi JAKAJ 
Dr. Burgut grave

Në kronikat e lajmeve ka pothuajse një herë në ditë një grua të dhunuar apo të vrarë, me dt 31 gusht për koincidencë dhe rastësi kur po jepej kronika e vrasjes së një gjyqtareje në Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale IEVP ‘Ali Demi’ Tiranë në bashkëpunim me qendrën ‘Sole’ në prani të Drejtorit përgjithshëm të burgjeve z. Arben Çuko realizuan inaugurimin e një projekti mjaft të rëndësishëm për punësimin e grave dhe vajzave të privuara nga liria dhe të gjithë ndjemë dhimbje për një gjyqtare të vrare, një nëne, një bijë, një njeri por fatkeqësisht grua, ndaj nuk duhet të kujtohemi vetëm kur ndodh vrasja që të gjithë të sillemi si të pafajshëm, në inkoshiecën tonë të gjithë themi, pse ndodhi, por a punojmë vallë që t’i shpëtojmë këto gra nga tmerri, rrahjet, dhuna, sa i ndihmojmë ato kur janë pas hekurave të një burgu ,sepse në fakt ato vranë dhunuesin e tyre pas një kalvari të tëre vuajtjesh e rrahjesh mizore. Në IEVP ‘Ali Demi’ Tirane ose burgu i grave Drejtor i Përgjithshëm pasi inauguroi ambientet e përgatitjes së ëmbëlsirave, premtoi edhe për hapjen e shkollave e kurseve shtetërore brenda në burgje që riedukimi të vijë nëpërmjet shkollimit. Dinamika e institucioneve të këtij lloji pak a shumë njihet por, ky institucion për nga vetë target grupin që trajton dhe diferencat sociale që shoqërojnë gjininë femërore është disi më ndryshe. Nuk dua të mbroj asnjëherë veprën penale, por qenien njërëzore të përfshirë në konflikt me ligjin. Unë kam 18 muaj në krye të burgut të grave. Për herë të parë kam shkelur në këtë institucion rreth një vit para se të merrja detyrën e drejtueses së tij. Në vrazhdën e nismave që kisha ndërmarrë nga shitjet e librave të mi, kryesisht për shtresat në nevojë, zhvillova një aktivitet bamirësie edhe në IEVP. “Ali Demi” dhe kur m’u ofrua ta drejtoja atë, nuk thashë menjëherë “po”, sepse në kujtesën time kishte shumë lot e trishtim të grave e vajzave që takova herën e parë. Por… sigurisht që pranova për të vënë veten time në një tjetër sfidë. Duke pasur gjithmonë si qëllim kryesor rehabilitimin, trajtimin e shmangien e riciklimit të këtyre grave e vajzave në rrugën e kriminalitetit, u mbështeta fort në tre parime kryesore: 

1. Shndërrimin e pamjes së Institucionit nga gri në jeshilen e shpresës. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi virtytet e ndjenjat pozitive janë ato që sjellin të parat ndryshimin tek njeriu. Për arsye nga më të ndryshmet këto gra e vajza janë në konflikt me ligjin, por ndoshta është edhe pak faji i shoqërisë që i shtyu në këtë rrugë. Ne të gjithë dje dëgjuam si u vra një gjyqtare në mes të ditës e, kur vritet një gjyqtare, sa kushton jeta e një gruaje të thjeshtë pa shkollë, që jeton në fshat që nuk punon, që nuk ka dalë kurrë shëtitje, që asnjëherë nuk e ka zënë përdore bashkëshorti për të shkelur një trotuar apo lulishte të bukur apo për të festuar një festë, ndaj unë jam e angazhuar gjithnjë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe veprimtarisë ditore në të dy regjimet duke: 
a. Duke vënë në eficiencë të plotë fondet e pakta të Institucionit për të përmirësuar qoftë infrastrukturën por edhe shërbimin. Por pavarësisht kësaj burgu grave është tërësisht i amortizuar dhe ringritja e tij nga e para është domosdoshmëri. Për këtë shpresojmë të kemi edhe ndihmën e medies të ngremë këtë problem dhe t’i japim zgjidhje një ore e më parë. 

b. Sa herë unë, për të kuptuar si jetojnë gratë në burg afroj shoqërinë civile, shkollat e universitetet (botë nga e cila unë vij) për të ndihmuar në shumëçka gratë e vajzat e privuara nga liria, pasi pamundësitë dhe kushtet ekonomike të familjeve të tyre janë një tjetër privim në rrugën e rehabilitimit të tyre. 

c. Duke bashkëpunuar sa më ngushtë me shoqata të ndryshme, të cilat jo vetëm ofrojnë ndihmën e tyre në trajtim por, disa prej tyre janë një hallkë e rëndësishme e bashkëpunimit për të lehtësuar procesin e riintegrimit në shoqëri pas lirimit. 

2. Një tjetër parim që kam ndjekur është ai i krijimit të një klime bashkëpunuese ndërmjet punonjësve, gjithmonë në funksion të qëllimit të këtij Institucioni, në zbatim të ligjit dhe zhvillimit të tolerancës ku kushdo merr meritat dhe benefitet e punës së tij. Përveç trajtimit human të të burgosurave është e rëndësishme të mbahet parasysh edhe dinjiteti i punonjësve, sepse një punonjës i qetë është i dobishëm ne punë. Doja të sillja një model të ri në drejtim. Pa dashur t’i atribuoj vlera vetes në drejtimin e një institucioni që ka drame dhe vuajtje, dëshiroj të imponoj më tej këtë model drejtimi e sjellje me gratë e vajzat që mos t’i vrasim për ditë e nga pak, dua të theksoj edhe njëherë rëndësinë e një shoqërie pa paragjykime ndaj grave e vajzave, aq më tepër kur në këtë vend ka vetëm një burg grash e 22 burgje burrash. Unë po përpiqem me mbështetjen e Drejtorit të përgjithshëm të burgjeve të hap shkollë të mirëfilltë në sistem, sigurisht, nëse do të rezultojë produktive, ajo mund të shtrihet në te gjitha burgjet dhe nga klasa e parë deri ne klase 9, fillimisht, pasi ka shumë analfabete në burgjet shqiptare. Element tjetër me rëndësi është krijimi i mundësive për punësim në kushtet e burgimit, i cili hap një tjetër shteg në rrugën e gjatë të riintegrimit në shoqëri dhe vlerat e punës janë gjithmonë ato që e lartësojnë njeriun. Unë jam e bindur që parimet e ndjekura të gërshetuara mirë me zbatimin e ligjit dhe riedukimi ne të tëra hallkat në drejtimin e një burgu do sjellë ndryshim. Një shoqëri me shumë burgje e të burgosur sjell gjithnjë edhe probleme sociale, pasi në rastin kur një familje ka një person në burg, e tërë familja kalon një kalvar me vuajtje. Burgu i grave ka gjithmonë nevojë të ketë njerëz të aftë në drejtim, por mbi të gjitha, njerëz të mirë e humanë e që ato gra mos t’i vrasim përditë e nga pak.
Sigal