Dyfishimi (i) i njëanshëm; (ii) i paargumentuar; (iii) jotransparent; (iv) pa i qartësuar për tatimpaguesit për përllogaritjet e detajuara të rritjes deri në dyfishim të këstit parapagues për tatim-fitimin e vitit 2025, krahasuar me këstin e vitit 2004 dhe të paargumentuar, është:
(1) abuzim me detyrën;
(2) qëndrim arrogant; dhe
(3) me efekte negative në:
(i) rritjen e ekonomisë;
(ii) rritjen e papunësisë;
(iii) rritjen e informalitetit;
(iv) rritjen e korrupsionit; dhe
(v) braktisjen e vendit.
Ministri i Financave dhe Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve (DPT) , së pari me urdhër administrativ, kanë detyrimin ligjor të ndalin këtë abuzim me detyrën të çdo tatimori.
Mosveprimi i tyre ndaj kësaj situate kompromenton rëndë integritetin e tyre ligjor, profesional dhe individual.
Po ju kërkoj publikisht të dyve atë që i kërkoja publikisht dhe ligjërisht administratës tatimore të vendit tim kur tentuan rritjen abuzive të kësteve të parapagimit në vitin 2005, në mënyrë joligjore, arbitrare dhe arrogante – njësoj si kjo që po ndodh në 2025.
Por aktualisht, të paktën deri tani, Ministri i Financave dhe DPT po e miratojnë apo inkurajojnë në heshtje këtë arrogancë joligjore.
Nëse është e kundërta, të komunikojnë drejtpërdrejt, publikisht dhe me transparencë maksimale me taksapaguesit shqiptarë.
Në foto është reagimi im publik kundër kësaj praktike si Ministër i Financave në fillim të vitit 2005, kundër të njëjtës praktikë.