Dështojnë 4900 biznese, kalojnë me status pasiv në gjashtë muajt e fundit

297
Sigal

Nga 1 maji deri më 31 tetor 2020, mbi 4900 biznese të vogla u mbyllën në vendin tonë.

Krahasuar me vitin e mëparshëm kjo shifër është afro 34% më shumë. Bizneset më të goditura nga kriza e shkaktuar nga pandemia janë në Vlorë dhe Shkodër.

Sa i përket Tiranës, gati 1600 subjekte kaluan në status pasiv për periudhën maj-tetor, me një rritje prej 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Durrësi, i cili përveç pandemisë u godit edhe nga tërmeti, kapi shifrën e 680 bizneseve të mbyllura. Në Vlorë, 520 biznese dështuan ndërsa në Shkodër 414 subjekte kaluan në status pasiv.

Rritje e lartë e bizneseve të mbyllura është konstatuar dhe në Korçë (+58%), Sarandë (+54%), Kukës (+49%), Elbasan (+41%), shkruan Monitor.

Siç raporton Monitor, mbyllja e aktivitetit u argumentua nga bizneset me rënie të xhiros nga Covid-19, detyrimeve fiskale, gjobat, anulim kontratash etj.