Përparim Hysi: Onkologjiku, privat dhe rraskapitja e pacientëve shqiptarë. Vetëm rekomandimi për t’u shtruar tek ky spital të streson

30
Sigal

-Sekseri më tha: Profesori e ka pak dorën të rëndë: për çdo mëngjes,pesëmijë lekë të rinj.

– Po thonë,”parja e bardhë për ditë të zezë” dhe zura të”hidhja vallen”, sipas”muzikës së sekserit”.

– Vetëm kunati të dilte mirë po as që vinim vesh për financat.

-Në krye të pesëditëve, profesori më thirri dhe më tha:”Kunati ka sëmundje të pashërueshme, mund ta shtyj ca me një ilaç që në Shqipëri nuk gjindet dhe është i kushtueshëm (gati 7500 Euro.)

Nga  Përparim Hysi

“Shkova me kunatin (nuk tregonte fare si i sëmurë), qe gati dy metrosh dhe shpatullat si lis. Sido që nuk tregonte së jashtmi, ai kish punuar kovaç dhe e keqja i kish hyrë në gjak. E shtruan dhe sekseri (kudo është modë që këta sekserët janë si ata “suflerat” që në prapaskenë, u lexojnë aktorëve fjalët që do thonë në skenë), më tha:
-Profesori e ka pak dorën të rëndë: për çdo mëngjes, pesëmijë lekë të rinj. Dy të tjerët, nga 10 -mijë të vjetra. Po kur thonë,”parja e bardhë për ditë të zezë” dhe zura të”hidhja vallen”, sipas”muzikës së sekserit”.”

Jam një  qytetar që kam patur kunatin (vëllan e sime shoqe tek Onkologjiku). Vetëm rekomandmi  për t’u shtruar tek ky spital,të streson. Të streson, nuk të streson është si një e keqe e domosdoshme apo, si të thuash, shpresa e fundit.
Shkova me kunatin ( nuk tregonte fare si i sëmurë), qe gati dy metrosh dhe shpatullat si lis. Sido që nuk tregonte së jashtmi, ai kish punuar kovaç dhe e keqa i kish hyrë në gjak. E shtruan dhe sekseri (kudo është modë që këta sekserët janë si ata “suflerat” që në prapaskenë, u lexojnë aktorëve fjalët që do thonë në skenë), më tha:
-Profesori e ka pak dorën të rëndë: për çdo mëngjes, pesëmijë lekë të rinj. Dy të tjerët, nga 10 -mijë të vjetra. Po kur thonë,”parja e bardhë për ditë të zezë” dhe zura të”hidhja vallen”, sipas”muzikës së sekserit”. Vetëm kunati të dilte mirë po as që vinim vesh për financat. Kjo mardhënie doktor-pacient, po shkonte si sahat për pesë ditë, Në krye të pesëditëve,profesori më thirri dhe më tha:”Kunati ka sëmundje të pashërueshme.Mund ta shtyj ca me një ilaç që në Shqipëri nuk gjindet dhe është i kushtueshëm (gati 7500 Euro.) Mora rekomandmin,emrin e ilaçit dhe veç tyre,pas dy muajësh të bënim analiza dhe të riktheheshim tek profesori. E gjetëm ilaçin dhe,pas dy muajsh, e shpura kunatin për analiza. Analizat,për të qenë më i sigurt i bëra tek një laborator privat.

“Në një nga strofat thuhet:” Të kisha një djalë si Qamili, paç me i hy Vezirit brenda…”.Unë po i improvizoj këto vargje dhe po them:”Të kishte ca doktorë si QAMIL ryshfetin në shëndetësi”, e përzë me shqelma.” 
Kunati im nuk e pati të gjatë, por unë po e bie shkrimin për të treguar, se ka mjekë si QAMILI që vë zemrën për pacientin. Mjekë të tiilë ia zbardhin faqen shëndetësisë.”

Këto analiza tek privati, ngaqë u hap  sipari i ONKOLOGJIKUT, më shtyn sot që të bëj këtë shkrim. Kunati im jetonte në FIER dhe nga FIERI erdhi me autobuz. E çova tek laboratori privat i DOKTOR Q. M, që gjendet pas klinikës 9 tek rruga e Kavajës. I morën kampionët që duheshin sipas rekomandimit. Kunatin e lashë në shtëpi me të motrën dhe vet, ashtu pragdreke shkova të merrja përgjigjen e analiazave.
Më priti DR.Q. dhe më tha:
-Çfarë e ke të sëmurin?
-Është kunati im dhe e dua njësoj me vëllezërit e mi.
-Është shumë keq dhe nuk e ka të gjatë.
U dëshpërova dhe, i thyer shpirtërisht, i them:
-Epo rrisku i keq, DOKTOR,por më thuaj,sa ju detyrohem?
-Doktor Qamili.:- Unë të marrë lekë për gjithë atë burrë si lis? As mos e zërë në gojë. Më zgjati zarfin e analizave dhe, tek e rroka në qafë për shpirtmadhësinë e tij, i thashë:- DOKTOR QAMILI ti je nga PEZA dhe në SHQIPËRI të mesme, ka një këngë popullore:”Çohuni djem, shaloni atin”. Në një nga strofat thuhet:” Të kisha një djalë si Qamili, paç me i hy Vezirit brenda…”.Unë po i improvizoj këto vargje dhe po them:”Të kishte ca doktorë si QAMIL ryshfetin në shëndetësi”, e përzë me shqelma.”
Kunati im nuk e pati të gjatë, por unë po e bie shkrimin për të treguar, se ka mjekë si QAMILI që vë zemrën për pacientin. Mjekë të tiilë ia zbardhin faqen shëndetësisë.