Intervista/ Silvana Bushati: Për mua politika ska qenë dhe sdo të jetë kurrë synim ,më vjen keq për njerëzit që vazhdojnë e votojnë një tufë matrapazësh…

1891
Sigal

Silvana Bushati : Për mua politika ska qenë dhe sdo të jetë kurrë synim ,më vjen keq për njerëzit që vazhdojnë e votojnë një tufë matrapazësh…

Është një ndër vajzat më të bukura të ekranin , por krah kësaj nuk i mungon intelegjenca, ka tipare krenarie prej malësorje shquhet si shpirt luftarak dhe është mësuar gjithmonë të triumfojë me kupa fitoresh ashtu si ka fituar miss Shqipëria dhe “Kafazin e Artë” e kam fjalën për bukuroshen seksi Silvana Bushati, e cila kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat .

Në një intervistë për gazetën “Telegraf”, Silvana flet se me çfarë është marrë nga koha e “Kafazit” dhe deri tani. Silvana gjithashtu na tregon se së shpejti do të vij me një show televiziv që do të jetë një shoë me lojra sportive me sfida të ndryshme me humbës e fitues. Por ne nuk mund të rrinim pa e ngacmuar pak Silvën dhe në lidhje me politikën ,e cila thotë se kurrë nuk e ka pasur synim dhe as ka për ta pasur, madje Silvana thotë se kurrë nuk do ta shikojmë ndonjëherë në parlament duke e quajtur parlamentin e sotëm si një tufë matrapazësh. Ajo thotë se momentalisht ka vetëm një dhe një synim televizionin.

Të mbajmë mend si Silvanën e “Kafazit të Artë” si një vajzë të brishtë,luftarake dhe shumë eprerë kështu vazhdon të jesh ende?

Të gjithë më mbajnë si Silvana e prerë në mendime në atë kohë isha shumë e re dhe sigurisht tani me kalimin e viteve mendimet jan më të pjekura, por sfiduese do jem gjithmonë deri në pikën e fundit . Unë gjithmonë luftoj kundra vetes të bëj atë që kurrë se kam menduar, por mendoj për të tjerët!!

Me çfarë po merresh aktualisht dhe çfarë presim nga ti ?

Momentalisht po merrem me përgatitjet e një shoë televiziv që shumë shpejt do të jemi në ekran. Unë besojë që do të jetë diçka ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shikojmë, duke qenë se unë jam natyrë e gjithëanshme ashtu do të jetë dhe shoë im një luftë e vërtet sfidash.

Pra po thoni që së shpejti do të vini me një emison televiziv. Çfarë përmban formati ?

Po shumë shpejt sartoj në televizion.Formati gjithmonë në kuadër të sportit por në mënyra të ndryshme me lojëra.

Në pamje të parë duket si një sfidë përballë moderatores së njohur Luana Vjollca, kështu e kosideroni dhe ju?

Sigurisht që jo nuk ka as ngjashmëri sepse me sa di un Luana ska lidhje me sportin në shoë e saj .Por ndoshta njerzëit mendojnë ashtu pasi dhe emisoni i Luanës është me lojëra dhe emisioni im do të jetë me lojra por gjithmonë në kuadër të sportit .Për mua Luana është bish e then në stilin tim.

Kur do të startojë emisioni ?

Në jemi në mbarim e sipër të projektit dhe së shpejti do të jetë gati gjithç ka për trasmetim.

Ndërkohë mesa dimë ne ti je dhe pjesë e politikës të partisë Konservatore, a është synimi jot politika dhe deri ku kërkon të arrish ?

Për mua politika ska qenë dhe sdo të jetë kurrë synim por dëshirë për ta prekur nga afër atë botë që më është dukur gjithmonë një mashtrim i madh për ne popullin e thjeshtë. Që të jesh pjese e politikës duhet të bësh kompromisa me krimin mashtrimin dhe ti hash bukën të varfërit e unë këtë gjë se kam bërë dot kurrë dhe nuk e shikoj as veten në parlament më vjen keq për njerëzit që akoma vazhdojnë e votojnë një tufë matrapazësh.

Tani pjesë ekranit, e polikës dhe e pandashme nga sporti dhe nënë e dy fëmijëve si ja bën Silvana për të menaxhuar kohën për të gjitha këto ?

Dëshira për të ecur përpara dhe për të qenë e pavarur më bën të sakrifikoj veten për ti plotësuar të gjitha këto, pra koha për tu marrë me veten ka ikur me kohë, por un jam pro familjes dhe kjo më bën të jem e fortë dhe tek fëmijët e mi të lë një figurë luftarake.

Ç’mendim ke për operacionet plasike ?

Çdo femër e gjen difektin tek vetja dhe asgjë e keqe nuk është që e realizon diçka të tillë gjithmonë duke mbajtur një etik mosdeformimi të figurës siç  ndodh rëndomtë nga vajzat.

Ndërkohë ti prej shumë vitesh ke jetuar në Danimark ke plane për tu rikthyer në të ardhmen sërish atje?

Unë skam asnjë plan për momentin por nuk hiqet mundësia për të jetuar dhe jashtë,në momentin që fëmijët e mi kanë një moshë më madhore për një të ardhme më të mirë që vendi jonë se jep..

Si i ke raportin me parat?

Aman me lekun kam problem shumë nuk rri asnjë moment tek unë,gjithmonë jemi në luftë me njëri-tjetrin ,por vende vende.(Qesh)

Cilat janë hobet e Silvanës ?

Tani për hobe kemi të ndryshme ,por në këtë moment besoj dalëngadalë janë plotësuar.

Dhe së fundmi na thuaj një sekret tëndin ?

Po ku e njoh sekretin unë jam transparente gjithmonë me të gjithë.

Intervistoi Era Çela